Author: almakos

Pesë milionë maska u shpërndanë në shkollat e kryeqytetit të Indisë, Nju Delhi, pasi ajri i ndotur i detyroi autoritetet të shpallin emergjencë shëndetësore publike.Një panel, i mandatuar nga Gjykata Supreme, vendosi disa kufizime në qytet dhe dy shtete fqinje, pasi cilësia e ajrit u përkeqësua në nivel “të rëndë”. Nivelet e grimcave të rrezikshme në ajër thuhet të jenë 20 herë më të larta se maksimumi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shkollat e Nju Delhit u mbyllën së paku deri të martën. Të gjitha ndërtimet u ndërprenë për një javë, ndërsa qitja e fishekzjarreve u ndalua. Nga e hëna…

Lexo më Shumë

Një 18-vjecar raportohet në media se ka humbur jetën në një aksident trafiku në Klinë.Aksidenti ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një veture, ku si pasojë ka mbetur i vdekur ngasësi i motoçikletës me iniciale G.Z. Viktima raportohet të ketë vdekur rrugës për në spital.

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump uli në mënyrë drastike numrin e refugjatëve të lejuar në SHBA, në 18 000 të tillë, në vitin aktual fiskal.“Ulja e numrit të pranimeve të refugjatëve është e justifikuar nga shqetësimet humanitare ose është në interesin kombëtar”, u deklarua në një memorandum të nënshkruar nga Trump dhe shpërndarë nga zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë. Kjo politikë reduktoi e numrin e refugjatëve të pranuar nga Iraku në 4 000 dhe nga Salvadori, Guatemala ose Honduras në 1 500. Pjesa e mbetur e numrit të refugjatëve të pranuar në SHBA, 12 500, është për personat që…

Lexo më Shumë

“Lufta e Tretë Botërore është afër”, tha gjenerali turk në pension Osman Pamukoglu.Në librin e tij të botuar së fundmi, Lufta e Tretë Botërore, Pamukoglu shprehu mendimin e tij për “pashmangshmërinë e një konflikti të ri botëror”, i cili, tha ai, shihet qartë në sasinë e shpenzimit të parave të superfuqive për qëllime ushtarake. Pamukoglu beson se lufta e re botërore do të jetë e ngjashme me të kaluarën, dhe do të fillojë midis Rusisë, SHBA dhe Kinës për shkak të mosgatishmërisë së autoriteteve të tyre për të humbur zonat e ndikimit dhe kontrollit mbi burimet, ose dëshirën e tyre…

Lexo më Shumë

Për Vladimir Bilçikun, eurodeputetin sllovak i cili është edhe raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Serbinë, vendi ballkanik duhet të përshpejtojë reformat dhe dialogun me Prishtinën.I cituar nga media në Beograd, Bilçik, i cili zëvendëson në këtë detyrë gjermanin, David McAllister, nënvizon rëndësinë e reformave për shtetin e së drejtës, cilësinë e demokracisë, përfshirë lirinë e vërtetë të medieve, që është thelbësore për transformimin e shoqërisë, ndërkohë që për Kosovën nënvizon se është e nevojshme një ndjenjë më e lartë  përgjegjësie dhe një demonstrim i vullnetit të mirë nga të dy palët. Sipas tij, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen…

Lexo më Shumë

Që nga data 28 tetor 2019 është zhdukur Musli Krasniqi nga fshati Begaj i Vushtrrisë është larguar nga shtëpia dhe deri sot në mbrëmje ai nuk i është lajmëruar familjes.Familjarët kanë kërkuar ndihmë nga Policia dhe nga qytetarët që të mësojnë vendodhjen e tij. Indeksonline ka kontaktuar me një familjar të Krasniqit i cili ka thënë se ende nuk dinë asgjë për fatin e tij. Ende asnjë të re nuk kemi, jo jo nuk dim gjë. Policia, ushtria e vullentarët janë duke na ndihmuar”, ka thënë ai shkurt për Indeksonline. Indeksonline mëson se Krasniqi është i martuar dhe ka tre…

Lexo më Shumë

Deklaratat e Prokurorit Rexhep Maqedonci lidhur me një studente që pretendonte se është ngacmuar seksualisht nga një profesor, kanë bërë që ndaj tij të merren masa nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. KPK’ja ka vendosur që për ofendimet ndaj studentes, prokurorit t’i shqiptohet masë disiplinore.Arjeta Shabani Në mars të këtij viti, Prokurori Rexhep Maqedonci e kishte ofenduar  një studente, vetëm pse ajo pretendonte se një profesor i saj e kishte ngacmuar seksualisht, duke i ofruar që ta kalonin një natë së bashku. Maqedonci e kishte quajtur “të poshtër” studenten dhe bashkëshortin e saj, derisa ofertën e profesorit thoshte se nuk e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-02T16:02:38+01:00 Kapen edhe 14 emigrantë në fshatin Vaksincë, afër brezit të gjelbër kufitar me Serbinë. Sipas burimeve të MPB-së, mbrëmë për dy orë policia ka kryer kontroll në shtëpinë dhe ambientet e tjera të një personit me dyshimin e bazuar për trafikim me njerëz. Gjashtë prej emigrantëve ishin nga India, ndërsa pjesa tjetër ishin nga Pakistani dhe Afganistani. Emigrantët janë dorëzuar në Qendrën e pranimit në Tabanocë. Me urdhër gjyqësorë paraprakë policia ka arrestuar të dyshuarin B.A. 44 vjeç. Pas kompletimit të dokumentacionit, i dyshuari do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore në Kumanovë ku edhe pritet t’i caktohen masat e…

Lexo më Shumë

Telekomi i Kosovës ka konfirmuar se më datë 1 nëntor të këtij viti kanë pranuar njoftimin nga ana e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë – International Chamber of Commerce (ICC), njoftimin për padinë që Dardafone.net (Z-mobile), lidhur me mos vazhdimin e  marrëveshjes së vitit 2009-të, shkruan gazeta Express.Sipas këtij njoftimi të marrë nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë, sqarohet që Z-mobile ka kërkuar që të lëshohet një Masë e Sigurisë në atë mënyrë që të vazhdohet marrëveshja me MVNO dhe të vazhdohet ofrimi i Shërbimeve për klientët e Z-Mobile, dhe që Telekomi i Kosovës të paguaj dëmshpërblim. E lidhur me këtë çështje…

Lexo më Shumë

European Union and Macedonia. The concept of relationship between EU and Macedonia. Alsat 2019-11-02T15:32:22+01:00 Partitë nuk e kanë shpenzuar akoma kredinë evropiane, por është e paqartë se sa do ta pranojnë qytetarët një ofertë të tillë, për zgjedhjet parlamentare, pas zhvillimeve të fundit për marrjen datës për bisedime me BE-në, thotë komunikologia Zhaanet Trajkovska. Historia e NATO-s do të marrë fund dhe për këtë arsye partitë do t’i kthehen ekonomisë, gjyqësorit, mjedisit, korrupsionit. Por tani për tani ata nuk ofrojnë asgjë thelbësore, ata shesin vetëm gënjeshtra dhe manipulime, thotë Trajkovska. Ata duhet të jenë shumë krijues dhe, le të themi,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-02T15:27:52+01:00 Kryeministri Zoran Zaev shpreson që të mos ketë nevojë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, prandaj u bën thirrje partive që të përgatiten për 12 prillin dhe sa më shpejtë të prezantojnë para qytetarëve ofertën e tyre. Megjithatë, ai len përsëri të hapur mundësinë për shtyerje në rast se janë në pyetje interesa më madhore shtetërore si miratimi në Kuvend i marrëveshjes për anëtarësim të plotë në NATO. Në përgjithësi, nuk pres që të ketë nevojë për ndryshimin e datës së zgjedhjeve por njëkohësisht dërgoj mesazhin të cilin duhet ta dimë të gjithë ne dhe kjo është përgjegjësia…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-11-02T15:22:56+01:00 Rreth 20% e ndotjes së ajrit vjen nga automjetet dizel, thuhet nga vlerësimet e Ministrisë së Ekonomisë. Përveç industrisë së rëndë, firmave të vogla, djegies së pyjeve e deponive të egra dhe ngrohjes së amvisërisë, 1/5 e ndotësve të ambientit jetësor shkaktohet nga makinat, të cilat emetojnë gazra CO2 mbi të lejuarën. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se Qeveria bëri gabim kur para 9 vitesh mundësoi importimin e automjeteve të vjetra, shumica e të cilëve me motor dizel dhe që ishin jashtë standardeve ekologjike. Është një numër i madh i veturave në Maqedoni të cilat janë me…

Lexo më Shumë