Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin, në ngarkim të 21 të pandehurve të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, të kryera në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar kriminal. SPAK, e cila ka bërë publik edhe emrat thotë se mes personave të pandehur janë edhe Suel Çela dhe vëllai i tij Mario Çela, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Belgjika. Po ashtu, pjesë e këtij grupi janë edhe vëllezërit Xhino…
Author: almakos
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debatet dhe ato që ato që ai i quan keqinformime rreth projektit të rijetëzimit të zonës historike të Durrësit, duke theksuar se realizimi i tij është strategjik për të ardhmen e qytetit të vjetër dhe për zhvillimin e tij si destinacion turistik mesdhetar. Rama shprehet se Zona Arkeologjike A, ku do të zhvillohet projekti, nuk është një hapësirë urbane e zakonshme, por pronë e thesarit të trashëgimisë kombëtare dhe pjesë e trashëgimisë botërore. Ai përmend monumente si Amfiteatri Romak, Forumi Bizantin dhe Termat Romake, të cilat sipas tij përfaqësojnë qytetërimin europian dhe jo…
Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit, Skerdilajd Isufi në Kavajë, pas sherrit për parkimin e makinës. Në pranga u vu shtetasi, Landi Puja, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me thikë Skerdilajd Isufi i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën. Autori i dyshuar, pas goditjes me thikë u largua nga banesa, por u kap pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë. Po ashtu policia sekuestroi edhe mjetin prerës, me të cilin dyshohet se u godit për vdekje, Isufi. Ngjarja Konflikti nisi…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku një 20-vjeçar dyshohet se ka dhunuar brutalisht nënën e tij gjatë darkës së ditëlindjes dhe më pas është zhdukur, pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa hidhej në det në portin e Civitanovës. Sipas mediave italiane, i riu, Rikardo Merkuri, rezulton i zhdukur që prej pasdites së djeshme. Në kërkimet janë angazhuar zjarrfikësit me njësinë e zhytësve nga Teramo, Garda Bregdetare dhe karabinierët. Autoritetet shpresojnë që ai të ketë dalë në një pikë tjetër të basenit portual dhe të jetë larguar në gjendje shoku, por nuk…
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar ndaj raportimeve që qarkulluan për largimin e flamujve shqiptarë gjatë ndeshjes ndërmjet KF Shkëndija Haraçinë dhe Prespa, raporton SHENJA. Beqiri theksoi se gjatë ndeshjes së sotme, flamuri shqiptar – Shqiponja – ishte prezent, si gjithmonë, duke nënvizuar se ky flamur nuk është thjesht një simbol, por shpreh identitetin, krenarinë dhe përkatësinë e komunitetit. “Ky flamur ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prezent sa herë që luan Shkëndija, sepse për ne nuk është thjesht një simbol, por identitet, krenari dhe përkatësi. Askush nuk mund të na ndalojë ta shprehim atë që…
Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët ndërsa shiste një dozë kokaine në qendër të Bastia Umbras, një klienti 50-vjeçar nga Perugia. Ai u arrestua në flagrancë dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit. I riu, një i pastrehë që kishte mbërritur në Itali me vizë turistike, po qëndronte në një hotel në Umbria. Oficerët e nënshtruan trafikantin e ri në një kontroll personal dhe në shtëpi pasi sekuestruan kokainën që ia kishte shitur klientit. Në dhomën e gjumit të hotelit, karabinierët gjetën edhe 46 qese të vogla me kokainë, me një peshë totale prej 32 gramë. 26-vjeçari u arrestua…
Prej orëve të mesditës së të shtunës, situata në juglindje të vendit paraqitet kaotike për shkak të devijimit të qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative pas bllokimit të segmentit rrugor Librazhd-Pogradec. Qytetarët kanë mbetur të bllokuar prej orësh për shkak të trafikut të krijuar nëpër rruget alternative. Një qytetar thotë se ka mbetur i bllokuar që prej orës 13:00, dhe se nuk ka mundur të kalojë për të ikur në shtëpi. “U kthyem nga rruga sot ka qenë një katastrofë e vërtetë. U kthyem nga Qukësi policia na tha të ndjekim rrugën për në Lozha, aty ishte e bllokuar tani…
Aksi Maliq-Gramsh është “paralizuar” nga trafiku kilometrik, i krijuar nga automjetet që po kthehen nga Korça drejt Tiranës. Automjetet devijuan në këtë aks rrugor pasi ARRSH e sugjeroi si rrugë alternative për shkak të dëmtimeve në aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës. Mësohet se, për shkak të radhës në aksin Maliq – Moglicë, policia ka bllokuar hyrjen e mjeteve që në hyrje të Maliqit. Pritet të zhbllokohet qarkullimi në Lozhan pasi atje ka ngecur një trajler dhe kalohet vetëm me një korsi. Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullim pasi drejtuesit e mjeteve kanë fikur makinat duke pritur të…
Personat që kanë punuar jashtë vendit nuk do të paguajnë taksa nëse vërtetojnë se kompania përmes së cilës janë punësuar ka paguar taksa në vendin ku janë punësuar, shpjegoi sot kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me njoftimet e DAP-it për pagesën e taksave për personat që kanë punuar jashtë vendit. “Dua të sqaroj disa gjëra. Nuk bëhet fjalë për taksë retroaktive. Ky është një ligj që u miratua nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së, ndërsa DAP-i, për shkak se afati ligjor para këtyre vendimeve skadoi në fund të vitit të kaluar,…
Me rritjen e tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, evropianët po marrin masa të menjëhershme për të mbrojtur personelin e tyre ushtarak në rajon. A është ky një paralajmërim për një konflikt të ri në Lindjen e Mesme? Spekulimet për një sulm të mundshëm amerikan ndaj Iranit kanë arritur në nivele alarmante. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje të qarta për udhëheqjen iraniane, duke i kërkuar të pranojnë kërkesat e SHBA-së brenda një afati të caktuar. Ai paralajmëroi se në rast të mospranimit, “do të ndodhin gjëra të këqija”. Si pasojë e këtyre tensioneve, shumë shtete evropiane kanë…
Probleme me qarkullimin në rrugën alternative Lozhan–Moglicë–Gramsh, ku ARRSH devijoi qarkullimin për shkak të bllokimit të aksit Librazhd–Përrenjas. Mësohet se në zonën e Moglicës kanë mbetur të bllokuar tre trajlerë. Sipas informacioneve, deri më tani është e pamundur të bëhet hapja e qarkullimit për shkak të bllokimit nga trajlerët, të cilët kanë kaluar nga Elbasani dhe janë lejuar nga policia e Librazhdit të kalojnë në këtë segment. Policia e Korçës ndodhet në vendngjarje, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për hapjen e qarkullimit të mjeteve. Qarkullimi u devijua në këtë rrugë për shkak se në mesditë ARRSH njoftoi ndalimin…
Që prej mëngjesit të sotëm, në Kanionet e Osumit në Skrapar, janë duke vijuar kërkimet për gjetjet e 42-vjeçarit Ilir Kurti, që dyshohet se u hodh në lumë mbrëmjen e 19 shkurtit. Në ndihmë të polumbarëve kanë shkuar sot edhe Forcat e Ushtrisë, të Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe banorë e familjarë, por ende nuk ka asnjë gjurmë. Kërkimet po vijojnë në të gjithë gjatësinë e Kanioneve, ku ushtria ka gjetur mesditën e sotme në ujë vetë atletet që ai kishte të veshura atë natë. Rryma e fortë e lumit ditën e sotme i ka bërë të vështira kërkimet…

