Author: almakos

Alsat 2019-12-16T08:00:09+01:00 Moti në mbarë vendin do të jetë stabil dhe më i ngrohtë. Nëpër disa lugina do të ketë mjegull dhe vranësira. Reshje të reja të shiut priten nga enjtja. Për sot sinoptikët paralajmërojnë temperatura të mëngjesit prej -4 deri në 4 gradë dhe temperatura ditore prej 8 deri në 16 gradë. Në ditët në vijim deri të enjten do të ketë rritje të temperaturës ditore e cila do të rritet deri në 17 gradë. Loading…

Lexo më Shumë

Gjykimi i krimeve të luftës në Kosovë po del të jetë problem.Të dyshuarit nuk po mund të gjykohen as në mungesë për shkak të një pike në nenin përkatës të ligjit për këtë çështje, raporton Klan Kosova. Avokati Arianit Koci, ka thënë për Klan Kosova se në momentin kur drejtësia ka qasje ndaj personit që është dënuar në mungesë, ai i ka të drejtat e veta dhe mund të kërkojë të përsëritet procedura Gjykimi në mungesë me telashe – 15.12.2019 – Klan Kosova

Lexo më Shumë

Të paktën dy fluturime drejt Aeroportit të Prishtinës dhe dy nga ky aeroport janë anuluar të dielën në mbrëmje, për shkak të mjegullës që ka mbuluar vendin.Sipas faqes zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, një fluturim nga Stambolli dhe një tjetër nga Baseli drejt Prishtinës janë anuluar. Po ashtu në këtë faqe thuhet se janë anuluar fluturimet nga Prishtina drejt Stambollit dhe një drejt Polonisë. Koha.net mëson se fluturimi i nisur nga Stambolli, i paraparë të aterronte pak para orës 22:00, është kthyer prapa drejt Turqisë. Mjegulla e dendur kishte pamundësuar aterrimin e aeroplanëve në Aeroportin e Prishtinës edhe në…

Lexo më Shumë

Bisedimet ndërkombëtare maratonë për klimën përfunduan të dielën në Madrid ndërsa negociatorët shtynë për vitin e ardhshëm një vendim kryesor mbi mënyrën e rregullimit të tregjeve globale të karbonit.Pas dy javë negociatash në Madrid mbi trajtimin e ngrohjes globale, delegatët nga pothuajse 200 vende nxorën deklarata me thirrjet për shkurtime më ambicioze të gazeve që shkaktojn efektin serë dhe që po e ngrohin planetin tonë, si dhe për të ndihmuar vendet e varfëra që po vuajnë pasojat e ndryshimeve klimatike. “Kemi investuar shumë energji në këtë drejtim dhe është shumë zhgënjyese që në fund të ditës nuk ishim në gjendje…

Lexo më Shumë

Deputeti i LDK’së, Shpend Manaj, i ka reaguar Haki Abazit për postimin e tij të mëhershëm ku thoshte se LDK’së do i takonte posti i presidentit po t’i kishte fituar zgjedhjet e 6 tetorit. Abazi kujtoi rastin e Ibrahim Rugovës në vitin 2001 kur LDK mori edhe postin e presidentit.“LDK në kohën e Ibrahim Rugovës në vitin 2001, si partia e parë ka pasur 47 deputetë, ndërsa partia e dytë (PDK) ka pasur 26 deputetë, 21 deputetë me pak se LDK”, ka thënë Manaj. “Në këtë kohë, LDK ka udhëhequr Parlamentin dhe Presidencën, ndërsa Kryeministrin e ka pasur partia e…

Lexo më Shumë

Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të partisë, kryetar i ri të dielën u zgjodh Dardan MolliqajParaditen e së dielës, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kreut të partisë dhe nga të gjitha strukturat e saj. Këtë e bëri të ditur vetë Ahmeti, përmes një postimi në FB. Ahmeti tha se, vendimi për t’u tërhequr nga pozitat në këtë subjekt politik erdhi për shkak të përgjegjësisë, pas rezultatit zgjedhor të 6 tetorit. Derisa njoftoi, se tashmë ka kërkuar nga Kuvendi i PSD’së, mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. E pa humbur…

Lexo më Shumë

Kina ka anuluar disa tarifa ekonomike në mallrat e Shteteve të Bashkuara, vendim që do të hyntë në fuqi më 15 dhjetor, për shkak të fazës së parë të marrëveshjes tregtare midis dy vendeve të premten.Tarifat e vendosura nga Kina për produktet amerikane kishin për cak misrin, grurin dhe disa pjesë të veturave. Tarifat e tjera të vendosura ndaj prodhimeve të SHBA-së, do të vazhdojnë ashtu siç janë, kanë deklaruar nga Ministria e Financave të Kinës. “Kina shpreson në bazat e barazisë dhe respektit reciprok, të bashkëpunojë me SHBA-në për të zgjidhur problemet dhe të promovohen zhvillimet e qëndrueshme të…

Lexo më Shumë

Albin Kurti do ta udhëheqë edhe Lëvizjen Vetëvendosje edhe Qeverinë, pas zyrtarizimit si kryeministër i Kosovës.Një gjë e tillë, me statut të Vetëvendosjes nuk është e lejueshme, megjithatë neni që përcakton një gjë të tillë, pritet të ndryshohet shumë shpejt, raporton KTV. Në nenin 73 të statutit të Vetëvendosjes thuhet se “nëse kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje zgjidhet kryeministër, jep dorëheqje nga pozicioni i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje”. Zyrtarë të Vetëvendosjes akoma nuk e kanë komentuar se si do t’ia bëjë Kurti, me t’u zgjedhur kryeministër. Ndryshimin e këtij neni, në mënyrë që Kurti t’i mbajë të dyja pozitat, të paarsyeshëm…

Lexo më Shumë

Dhjetëra mijëra anëtarë të lëvizjes antipopulliste italiane “Sardine” u mblodhën në qendër të qytetit të Romës për tubimin e parë kombëtar dje.E themeluar në nëntor në një miting spontan në Bolonjë, lëvizja përqendrohet në ligje gjithëpërfshirëse sociale dhe masa promovuese dhe mjedisore. Themeluesit e lëvizjes thonë se nuk kanë ambicie për t’u bërë parti politike, por ndërkohë janë shfaqur si një kundërshtar i fortë i Matteo Salvini, udhëheqës i LEGA-s së krahut të djathtë, një pre partive më të mëdha politike në Itali. Protestuesit mbanin flamuj partiakë dhe kënduan këngën tradicionale antifashiste të partizanëve italianë “Bella ciao”. Tubimit në sheshin…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon një kandidat konnsusal, të denjë dhe që paraqet unitetin e popullit.Deputetja e VV’së, Arbërie Nagavci, ka thënë se posa të pajtohen me LDK’në për Qeverinë e re do të kërkojnë edhe kandidatin e denjë për Shef të Shtetit. “Mund të falsim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit”, ka thënë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-15T16:34:29+01:00 Pastrimi në gjyqësor duhet të fillojë menjëherë, bëri thirrje lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në tribunën e fundit nga tribuna e mbajtur në Shkup. Zaev tha se disa nga gjykatësit dhe prokurorët kanë mbetur kështjella e fundit e shtetit të kapur dhe nuk arritën të shpëtojnë nga prangat e tij. Ai u bëri thirrje autoriteteve kompetente të inspektojnë pasurinë e gjykatësve dhe prokurorëve, ndërsa Këshilli Gjyqësor ta kontrollojnë vjetërsimin e rasteve. Ne kemi nevojë për një gjyqësor që vendos, e jo gjyqësor që i vjetërson lëndët, tha Zaev, duke i kërkuar Komisionit Evropian që të aktivizojë instrumentin e…

Lexo më Shumë

Eman Rrahmani, dikur një përkrahës i Shpend Ahmetit, në nëntor të vitit 2017, i paralajmëronte kundërshtarët e Kryetarit të Prishtinës të harronin fitore.“#meKryetarin.  Propagandues, ju vjen reni edhe juve pas 4 viteve me kuunkuuruu, se me fitu harrone”, shkruante Emani, tash asamblist i VV’së.Eman Rrahmani dhe Shpend Ahmeti s’janë më në të njëjtën parti. Emani s’po e sheh më me të njëjtin sy e vlerësim “fituesin e përhershëm” të qytetit më të madh në Kosovë. Tash, Eman Rrahmani ka nisur fushatën edhe kundër Shpend Ahmetit siç bënte dikur pro tij. “-Kryetar, Kaqushen e paske shpëtu që paske dhënë dorëheqje. -Mos…

Lexo më Shumë