Author: almakos

Është hapur në Hamburg të Gjermanisë Konsullata e Përgjithshme e Kosovës.Kjo është konsullata e pestë që Kosova hap në Gjermani, shtet për të cilin ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, thotë se është aleati strategjik i vendit tonë në Evropë. “Këtë mbrëmje inauguruam në Hamburg Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës që do të promovojë marrëdhënie më të forta me veriun e Gjermanisë, do të forcojë tregtinë dhe shkëmbimet ekonomike, si dhe do t’i shërbejë më mirë diasporës sonë që jeton në veri të Gjermanisë. Kjo është Konsullata pestë e Përgjithshme e Kosovës në Gjermani, aleati ynë strategjik në Evropë”, shprehet…

Lexo më Shumë

Presidenti i Hungarisë, János Áder dhe kryeministri i Sllovenisë, Marjan Šarec, kanë vizituar ushtarët e KFOR’it në Kosovë. Por, ata kanë zgjedhur të mos takojnë asnjë nga zyrtarët kosovarë.Komandanti i KFOR’it në Kosovë, Maj. Gen. Michele Risi, është takuar me presidentin hungarez, János Áder. Në një postim në twitter, KFOR’i ka shprehur vlerësimin e rolit dhe kontributit të trupave Hungareze në sigurinë e ambientit dhe lirinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë. #KFOR Commander Maj. Gen. Michele Risi met with the President of #Hungary János Áder.COMKFOR expressed his full appreciation for the pivotal role played by Hungarian troops in contributing…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.Sa i përket fushave barike, IHMK thotë se ato janë në rritje dhe kështu do të vazhdojnë, duke krijuar një situatë stabile meteorologjike. “Temperaturat minimale do të ulen deri në -1 gradë Celsius derisa në shtresat përdhese do të ketë ngrica të lehta të cilat për ngasësit në trafik do të krijojnë vështirësi. Mjegull parashihet të ketë në ultësira”, njofton instituti. IHMK bën të ditur se “temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës…

Lexo më Shumë

Ndërsa Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se vetëm në 2019, janë arrestuar më shumë se 1400 persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve.Nga ta, 993 janë përdorues të drogave. E sa i përket konfiskimit të sasive narkotike, të njejtit kanë arritur të kapin më pak se vitin e kalur. Policia e Kosovës sipas statistikave ka konfiskuar më pak sasi të narkotikëve se sa më 2018. Përdorimi i substancave narkotike dhe shpërndarja e tyre mbetet në nivele të larta. Kështu alarmojnë organizatat që merren me fushën e drogave. Në Policinë e Kosovës thonë se përgjatë vitit 2019 ky institucion…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-14T19:23:45+01:00 Sfidë parazgjedhore Fejsbuku e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së Lupço Nikolovski. Nikolovski në profilin e tij në Fejsbuk propozon nismë për të cilën thotë se ka për qëllim t’i ofrojë qytetarët e Maqedonisë në rrjetet sociale nga të gjitha komunitetet përmes artit, këngës dhe diversitetit në folklor. Politikani i cili nuk dëshiron politika të përzihet në ofrimin e qytetarëve, të parin e ftoi ministrin e diasporës, Edmond Ademin t’i përgjigjet sfidës. Lupço Nikolovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së “Përshtypje të madhe më bëri kënga “Se do t’i dua” nga qyteti i Korçës. Korça është e njohur për serenadat,…

Lexo më Shumë

Gjermania po përballet me rrezikun e largimit të bizneseve për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.“Jemi në dijeni së shumë sektorë dhe biznese po kërkojnë për punëtorë të aftë”, theksoi Merkel para një samiti që do të mbahet të hënën lidhur me këtë çështje. “Kjo është arsyeja pse është shumë e domosdoshme për ne që të bëjmë çdo përpjekje për të rekrutuar një numër të mjaftueshëm specialistësh. Në të kundërt, kompanitë do të duhet të migrojnë dhe sigurisht që ne nuk e duam këtë gjë”, theksoi ajo. Përfaqësues nga qeveria gjermane, punëdhënës dhe…

Lexo më Shumë

Vladimir Putin do të shënojë 20 vjet të udhëheqjes së vendit të tij si president dhe kryeministër, duke lundruar në krizat gjeopolitike dhe ngjarjet kryesore sportive.Bill Clinton ishte në Shtëpinë e Bardhë, kur ish agjenti i KGB-së u bë për herë të parë presidenti i Rusisë më 31 dhjetor 1999. Në 20 vitet që nga ajo kohë ka pasur tre presidentë të tjerë të SHBA dhe pesë kryeministra të Mbretërisë së Bashkuar. Nga konfliktet globale dhe skandalet e brendshme deri tek triumfet sportive dhe fotot e propagandës, imazhet që përcaktojnë dy dekadat e pushtetit të zotit Putin janë fiksuar në…

Lexo më Shumë

Besa (identiteti i njohur për redaksinë) është një qytetare nga Prishtina e cila kishte nevojë për një kredi të shpejtë familjare dhe për t’i siguruar paratë që i duheshin ajo u ishte drejtuar institucioneve mikrofinanciare, përkatësisht Iute Credit, i mbyllur së fundi nga Banka Qendrore e Kosovës.Në këtë institucion mikrofinanciar, në muajin tetor të vitit të kaluar (2018), brenda pak orëve ajo ka marrë shumën e parave të kërkuara në vlerë prej 232 euro, me marrëveshjen që përmes pagesës mujore dhe me normën e interesit të caktuar, t’i kthente brenda periudhës kohore prej 12 muajve. Për vlerën e aprovuar të kredisë prej…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-14T17:00:36+01:00 Përgatitjet për zgjedhje të parakohshme parlamentare rikthejnë në fokus problemin e disa cikleve zgjedhore, gjendjen e listës zgjedhore. Askush nuk thotë me siguri nëse të ashtuajturit “votues fantazmë” dhe votuesit e Pustecit janë ose jo akoma në listën zgjedhore. Nga KSHZ-ja thonë se në listë janë të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, me dokumente të vlefshme identifikimi, duke mos e përjashtuar mundësinë që votuesit e konstestuar të jenë akoma pjesë e saj. Baza e të dhënave për listën zgjedhore përpilohet kryesisht nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. [embedded content] Në listën zgjedhore gjendet çdo qytetar…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi – Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij.Ai tha se 20 vjet nga vdekja e Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij, po të njejtën ditë u formua Ushtria e Kosovës. Ai tha se lufta e lavdishme triumfoi 20 vjet më vonë dhe iu kthye ndera Shqipërisë. “Ne pas asaj ditës së dhimbshme kur 41 të bijve dhe bijave kanë ra për një ditë, për një kohë të shkurtër, për liri, lufta jonë triumfojë dhe 20 më vonë u kthye ditë më ditë u kthye ndera e Shqipërisë,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-14T16:06:22+01:00 Një 24 vjeçar nga Tetova është në rrezik për jetën dhe me djegie 100% të sipërfaqes së trupit si pasojë e zjarrit që kaploi banesën në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë. I riu ka jetuar i vetëm në banesën e cila ka marrë flakë, ndërkaq si pasojë e lëndimeve serioze ai është dërguar menjëherë në Qendrën Urgjente në Shkup. Dymbëdhjetë persona të tjerë banorë të ndërtesës kanë pësuar lëndime më të lehta dhe janë trajtuar në Spitalin Klinik të Tetovës. [embedded content] Personi me iniciale A.S është sjellë rreth orës 12.30 pranë Qendrës urgjente kirurgjike, me djegie 100%…

Lexo më Shumë

Një çift britanik, i cili përbëhej nga një burrë dhe një grua pedofilë dhe të cilët i vinin në shënjestër fëmijët e vegjël, duke filluar nga ata të moshës njëvjeçare, është dënuar me burgim të përjetshëm, përkatësisht 10 vjet burgim nga organet e drejtësisë.Mark Gable, 33 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm pasi policia gjeti video ku ky burrë shihej duke i sulmuar fëmijët dhe një foshnjë në shtëpinë e tyre në Colchester të rajonit Essex. E dashura e tij, Jessica Fry, 27 vjeçe, u dënua me dhjetë vjet burgim pasi u pa në njërën prej videove të torturës…

Lexo më Shumë