Alsat 2019-12-14T15:02:59+01:00 Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski deklaroi se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit me të shtënat në hotelin “Aleksandër Pallas” dhe se tashmë ka disa arrestime. Në një deklaratë për mediet, paralajmëroi luftë të ashpër kundër strukturave kriminale në Shkup, ndërsa masat e kujdesit që ishin përcaktuar për të arrestuarit në rastin me të shtënat në Aleksandër Pallas tha se aspak nuk janë masa. “Nëse e shihni se për çfarë personash bëhet fjalë, këto aspak nuk janë masa. Kur do të përgatisni ekipe dhe një numër të madh të inspektorëve do të punojnë në…
Author: almakos
Fabjan Alameti, 21-vjeçar nga Nju Jorku, me prejardhje shqiptare, është dënuar me rreth pesë vjet burgim pasi e pranoi fajin për deklarata të rreme para zyrtarëve të FBI-së lidhur me planin e tij për t’iu bashkuar Shtetit Islamik dhe për t’u hakmarrë për sulmet në Zelandën e Re.Vendimin për dënimin e tij e mori të premten një gjykatë në Missoula, ndërsa i riu u dënua saktësisht me katër vjet e nëntë muaj burgim. Ai ishte intervistuar për herë të parë nga autoritetet në vitin e kaluar, ndërsa më vonë kishte publikuar komente që lidhen me terrorizmin. Personi i dënuar ishte…
Kosova tash një vit e ka miratuar Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, i cili konsiderohet ligj i avancuar përmes të cilit mundësohet sinjalizimi në sektorin publik dhe privat si dhe mbrohen sinjalizuesit. Megjithata, praktikat e sinjalizuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë shkuar tutje, duke shpërblyer sinjalizuesit prej 15 deri në 30 % të vlerës që arrin të konfiskohet si rezultat si sinjalizimit. Tom Devine, ekspert juridik amerikan, njëherësh drejtor ligjor i “Projektit të Llogaridhënies së Qeverisë” në Washington DC”, i cili prej vitit 1979, ka ndihmuar dhe mbrojtur mbi 8000 sinjalizues, thotë për emisionin “Betimi për Drejtësi” se…
Alsat 2019-12-14T12:45:26+01:00 Deri më tanë në Spitalin e Tetovës janë pranuar 10 persona si pasojë e lëndimeve që kanë marrë nga shpërthimi i bombolave të gazit në një ndërtesë në Bulevardin Iliria. Mjeku Vullnet Ahmeti thekson se personat e trajtuar në Spitalin e Tetovës janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Sot nga ora 11:45 nga ana e Ndihmës së Shpejtë fillimisht janë paraqitur 4 persona me gjendje të lehtë klinike, disa kanë pasur shenja obstruktive të frymëmarrjes që kanë pasur nevojë për oksigjeno terapi, në përgjithësi me shenja të lehta klinike”-pohoi Ahmeti. Ahmeti gjithashtu njofton se një person rëndë i…
Një gjykatë sudaneze e ka dënuar të shtunën ish-presidentin Omar al-Bashir me dy vjet burgim për shkak të korrupsionit. Ai ishte rrëzuar më parë nga pushteti pas protestave dhe kryengritjeve masive.Gjykatësi i këtij rasti tha se ish-presidenti 75-vjeçar, i cili u rrëzua nga pushteti në prill të këtij viti, do të dërgohet në një qendër të veçantë për ta vuajtur dënimin, e jo në burgjet e zakonshme. Gjykata gjithashtu dha urdhër për konfiskimin e miliona eurove që autoritetet i kishin gjetur më herët në banesën e ish-liderit kur ishte rrëzuar nga pushteti. Bashir është gjithashtu person i kërkuar nga Gjykata…
Alsat 2019-12-14T12:05:13+01:00 Zjarri ka kapluar një ndërtesë në Tetovë në Bulevardin Iliria ku sipas informacioneve të para një person është lënduar rëndë ndërsa 5 persona tjerë kanë marrë lëndime më të lehta. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i bombolave të gazit. Për momentin 5 persona me asfiksi janë dërguar në Spitalin e Tetovës, ndërsa ka edhe disa persona që presin për ndihmë. Sipas informacioneve të para personi rëndë i lënduar është pronari i banesës ku edhe kanë shpërthyer bombolat e gazit, dëshmitarët në vendngjarje thonë se ka pasur disa detonacione. Loading…
Kohë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka proceduar për pagesë në Ministrinë e Financave listat e të gjitha komunave të anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe stafit tjetër të angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tregoi për Ekonomia Online se ka persona që ende për arsye të ndryshme nuk i kanë marrë mjetet që u takojnë. Ai ka listuar disa nga arsyet se pse ende nuk janë paguar këta persona. “Ka persona që nuk i ka marrë akoma mjetet që i takojnë për arsye të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë me: gabime në shënimin…
Alsat 2019-12-14T11:02:51+01:00 Reshje të shiut me intensitet të dobët në mëngjesin e sotëm ka në pjesët perëndimore dhe jugore të shtetit. Fryn erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor përgjatë Vardarit. Në zonat malore ka reshje të dëborës. Për sot sinoptikët paralajmërojnë reshje më të rrëmbyeshme të shiut në pjesët perëndimore dhe jugore të cilat gjatë ditës do të zhvendosen në drejtim të juglindjes. Pasdite reshjet do të pushojnë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë maksimale deri nëntë gradë Celsius. Më shumë dëborë, sipas informacioneve…
Në gazetari, “5 pyetjet” janë: “Kush”, “Çka”, “Kur” , “Ku”, dhe “Pse”. Duke iu referuar “5 pyetjeve”, gazetarët kanë mundësinë të adresojnë pyetje themelore, të cilat mund t’i përgjigjen çdo ngjarjeje.Sidoqoftë, ngjarjet e fundit kanë treguar se praktikat tradicionale gazetareske mund të mos funksionojnë në mënyrë efektive siç kanë funksionuar më parë. Kështu, këtu kemi ca shtesa tek “5 pyetjet” që mund t’iu hyjnë në punë gazetarëve të sotëm. Dy “A-të” “A po tallesh me mua?”. Në ditët e sotme, gazetarëve iu kërkohet të raportojnë për gjëra të cilat tingëllojnë si shaka “të sëmura”. Si reporter, (para se ta përdorni…
Alsat 2019-12-14T09:43:14+01:00 Aksion për pastrimin e 20 lokacioneve në Shkup në të cilin do të përfshihen të punësuarit në sektorin publik do të mbahet sot dhe në këtë mënyrë do të punohet dita që ishte ditë jopune këtë vit, 2 janari. Në çdo lokacion do të sigurohen ekipe të ndërmarrjeve publike të qytetit, shërbime përkatëse profesionale dhe mjete që do t’u ndihmojnë njerëzve të cilët do të pastrojnë. Lokacionet në të cilat do të zhvillohet aksioni janë liqeni Treska në Saraj, Akvedukti “QS “Boris Trajkovski”, Kalaja, Muzeu i Artit Bashkëkohor, kazerma “Ilinden”, bulevardi jugor “Bihaqka”, shkolla shtetërore për kulturë fizike…
Organizata “Human Rights Watch” e ka kritikuar dështimin e zyrtarëve të Bosnjës për t’i dhënë fund atij që e ka quajtur status i klasit të dytë për pakicat, i cili përmendet në kushtetutën e këtij vendi për çifutët dhe romët.“Është mizore që një vend evropian e ka pasur një kushtetutë me të cilën i ka diskriminuar qytetarët e vet për 24 vjet”, tha Clive Baldwin, këshilltar i lartë ligjor në këtë organizatë. Kushtetuta e Bosnjës është hartuar nga ekspertët evropianë dhe amerikanë si pjesë e Marrëveshjes së Dayton-it, e cila i kishte dhënë fund luftës së tmerrshme të viteve 1992-1995.…
Parashikuesit e motit kanë thënë se Australia mund ta përjetojë ditën më të nxehtë në histori të vet gjatë javës së ardhshme në kohën kur vala e temperaturave të larta, e cila e ka përfshirë pjesën perëndimore, pritet të zhvendoset edhe në lindje.Pritet që temperatura të shkojë mbi 40 gradë në shumë zona duke nisur nga e mërkura e javës së ardhshme, njoftoi Byroja e Meteorologjisë. Rekordi i deritashëm i temperaturës më të lartë në kontinentin e largët ishte shënuar më 2 janar të vitit 1960 në pjesën jugore të Australisë. Autoritetet tashmë i kanë aktivizuar alarmet për rrezikun nga…

