Alsat 2019-12-14T12:05:13+01:00
Zjarri ka kapluar një ndërtesë në Tetovë në Bulevardin Iliria ku sipas informacioneve të para një person është lënduar rëndë ndërsa 5 persona tjerë kanë marrë lëndime më të lehta. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga shpërthimi i bombolave të gazit. Për momentin 5 persona me asfiksi janë dërguar në Spitalin e Tetovës, ndërsa ka edhe disa persona që presin për ndihmë. Sipas informacioneve të para personi rëndë i lënduar është pronari i banesës ku edhe kanë shpërthyer bombolat e gazit, dëshmitarët në vendngjarje thonë se ka pasur disa detonacione.
Loading…




