Author: almakos

Një kompani gjermane e trenave pretendoi se Greta Thunberg udhëtoi në një tren të klasit të parë, pasi aktivistja e klimës postoi një foto ku ishte ulur me çanta dhe valixhe.Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 16-vjeçarja publikoi fotografinë në Twitter të shtunën me titullin: “Udhëtimi në trenat e mbipopulluar nëpër Gjermani. Dhe unë jam më në fund në rrugën time për në shtëpi!”. Traveling on overcrowded trains through Germany. And I’m finally on my way home! pic.twitter.com/ssfLCPsR8o — Greta Thunberg (@GretaThunberg) December 14, 2019 Kështu, Deutsche Bahn u përgjigj duke kërkuar falje dhe duke thënë se ata “do të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (KE) Janez Kopac tha se nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit Shqiptar (OST) për krijimin e Bllokut Rregullator të Sistemit të Energjisë Kosovë-Shqipëri, ishin në dijeni edhe serbët, dy javë më parë në Takimin Vjetor të Shoqatës së Operatorëve të Sistemit të Transmisionit Evropian (ENTSO-E) në Helsinki, në të cilin ishte edhe drejtoresha e EMS Jelena Matejic dhe ekipi i saj, që të gjithë e dinin çështjen e kontratës.“Unë e di se nënshkrimi i…

Lexo më Shumë

Ndonjëherë edhe “mitet” bëjnë gafa. Një e tillë i ndodhi pak ditë më parë adoleshentes suedeze Greta Thunberg, e sapo shpallur nga revista Time si personazhi i vitit 2019.Aktivistja e njohur në mbarë botën për kauzën ambientaliste po rikthehej në shtëpinë e saj në Suedi, pas një turi të gjatë në Amerikë dhe Europë. Thunberg nuk preferon udhëtimet në aeroplan, duke i cilësuar si tepër ndotës, por preferon udhëtimet e gjata në tren. Dhe pikërisht e ulur mbi tren, me valixhe dhe një qese me ushqim ishte një foto e shpërndarë nga ajo, me përshkrimin “duke udhëtuar në trenat e…

Lexo më Shumë

Rrallë u panë bashkë.Por, gjatë fushatës nuk patën kundërshtime me njëri tjetrin. Madje nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, thuri elozhe për Vjosa Osmanin ditën kur ajo ishte për fushatë në Podujevë. “Nominimi i Vjosës për kryeministre shënon një momentum historik, si për LDK’në ashtu edhe për Kosovën…”, ka thënë Agim Veliu, Nënkryetar i LDK’së. Por, kjo atmosferë mes tyre nuk zgjati shumë. Sa përfunduan zgjedhjet kundërshtimet mes nënkryetarve të LDK-së, dolën në publik. Kulmi u arrit, kur Vjosa Osmani u pa tek regjistrohej si deputete bashkë me Albin Kurtin. Agim Veliu, shkoi deri aty sa tha se Vjosa Osmani duhet…

Lexo më Shumë

Andrey Kondrashov, një nga njerëzit e afër të presidentit rus Vladimir Putin është arrestuar në aeroport.Andrey Kondrashov, një ndër njerëzit kryesor të presidentit rus, Vladimir Putin, është  ndaluar gjatë ditës së hënë nga Policia e Kosovës. Kjo për shkak se u pa dukë bërë inçizime të paautorizuara në Aeroportin e vjetër të Prishtinës, ku është e vendosur një pjesë e KFOR-it dhe njësi tjera ushtarako policore.  Arsyeja e qëndrimit të tij në Kosovë nuk dihet ende, por dyshohet se nën petkun e gazetarit ka qëllime që të mbledh informacion të ndjeshëm, që mund ta dëmtojë sigurinë e Republikës së Kosovës.…

Lexo më Shumë

Demokratët ne Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që në procesin e shkarkimit të presidentit Donald Trump të dëshmojë edhe ish këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, John Bolton.Kërkesën e paraqiti përmes një letre kreu i demokratëve në senat, Chuck Schumer. Përpos Boltonit, Schumer këmbëngul edhe në dëshminë e Mick Mulvaney, shefi i stafit të presidentit. Dëshmitë e mbledhura tashmë kanë nxjerrë në pah ato që konsiderohen si dyshime të Boltonit mbi mënyrën sesi Trump po ushtronte presion mbi Ukrainën për përfitime politike personale, thonë demokratët. Ata shprehen se Boltoni, në një moment është ankuar duke thënë: “ Unë nuk jam…

Lexo më Shumë

Një zyrtar policor që punonte në një shkollë të mesme në Karolinë të Veriut, është suspenduar pas publikimit të një video ku shihet se si dhunshëm përplas për tokë një nxënës.Sherifi në Vance suspendoi nga puna zyrtarin policor që u filmua nga kamerat e sigurisë duke e hedhur për tokë nxënësin, të cilin më pas e tërheq zvarrë dhe sërish e përplas për dyshemenë e korridorit të shkollës. Incidenti ka ndodhur gjatë javës së kaluar në një shkollë të mesme në Vance, 45 milje në veri të Raleigh, ku kamerat e sigurisë brenda lokalit filmuan rrahjen që shokoi opinionin por…

Lexo më Shumë

Një gjykatë në Rumani ua shqiptoi dënimet 13 personave për zjarrin në një klub nate në Bukuresht, ku mbeten të vdekur 65 njerëz.Incidenti i vitit 2015 më pas shkaktoi protesta masive. Gjykata Komunale e Bukureshtit i dënoi të hënën tre pronarët e klubit Colectiv me nga 11 vjet e tetë muaj burgim, për shkak të mungesës së sigurisë së mjaftueshme në lokal. Klubi u përfshi nga flakët më 30 tetor të vitit 2015, gjatë një shfaqjeje që përfshinte edhe fishekzjarre. Gjykata dënoi edhe tre persona nga kompania që e furnizoi klubin me fishekzjarre. Ata u dënuan me burgim nga 10…

Lexo më Shumë

Një president konsensual, i cili nuk do të jetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe as të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si zgjidhje për arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e një koalicioni qeverisës ndërmjet këtyre dy partive, nuk përjashtohet nga tavolina e bisedimeve.Por, përderisa kjo mbetet vetëm si një alternativë për arritjen e marrëveshjes ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, të dy partitë ende nuk kanë arritur një marrëveshje konkrete. Krahas marrëveshjes për koalicion qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës po insiston që të ketë edhe një marrëveshje për presidentin e ardhshëm i cili do të zgjidhej pasi që t’i skadojë mandati presidentit aktual, Hashim…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-16T16:10:56+01:00 Në 25-vjetorin e Themelimit të Universitetit të Tetovës, disa nga themeluesit thonë se ky institucion i lartë arsimor aktualisht nuk është në nivelin për të cilin ata ishin angazhuar. Miqereme Rusi tha se nevojiten më shumë investime, të cilat do të përmirësonin cilësinë e arsimit, ndërsa për këtë kërkoi nga ministri i arsimit më shumë kujdes për UT-në I mungojnë edhe shumë gjana këtij universiteti, shembull konviktet për studentët institutet e ndryshme që duhet themeluar dhe të komplet si një universitet që i ngjason shteteve që synojnë Bashkësinë Evropiane. Investime duhet sa më tepër pra veçmas ministri i…

Lexo më Shumë

Pas të gjitha përgatitjeve të cilat i ka bërë Komuna e Prizrenit për realizimin e projektit për dekorimin e qytetit, gjatë procedurave tenderuese operatorët ekonomikë kanë bërë gabime të patejkalueshme ligjore dhe rrjedhimisht Komuna është obliguar që ta bëjë anulimin e tenderit.Fatkeqësisht këtë vit nuk do të ketë dekorim të tenderuar nga Komuna e Prizrenit dhe mjetet të cilët janë paraparë nga ky kod buxhetor do të përdoren për shpenzimet të cilat i kanë dalur të paplanifikuara Komunës së Prizrenit, për shkak të strehimit të qytetarëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri. Komuna e Prizrenit do ta bëjë dekorimin e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-16T14:59:44+01:00 Suedia pret që vitin e ardhshëm vendi të fillojë negociatat anëtarësuese me BE-në. Ambasadorja suedeze, Kristin Forsgren Bengston siguron se për shkak të Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia e Veriut do të ketë të ardhme evropiane. Jam e bindur se marrëveshja do ta definojë të ardhmen tonë të përbashkët dhe se rrjedhimisht hapi i ardhshëm natyral është hapja e negociatave anëtarësuese. Suedia është e angazhuar në diskutimet se si të tejkalohet vendimi i fundit negativ i Këshillit Evropian dhe ta çojmë deri në fund rekomandimin e Komisionit për të iniciuar negociatat anëtarësuese. Shpresojmë që viti i ardhshëm, 2020-ta të…

Lexo më Shumë