Author: almakos

Çifti Henderson ka hyrë edhe në Librin e Rekordeve Guinness si çifti më i moshuar që janë në jetëÇifti më i moshuar në botë që jeton në SHBA, John dhe Charlotte Henderson, do të festojnë 80-vjetorin e martesës së tyre, transmeton Anadolu Agency (AA). Siç raporton gazeta “Washington Post”, çifti John 106 vjeç dhe Charlotte 105 vjeçe janë të martuar që prej 80 vitesh dhe konsiderohen si çifti me kohën më të gjatë në botë që janë të martuar. Çifti Henderson ka hyrë edhe në Librin e Rekordeve Guinness si çifti më i moshuar që janë në jetë. John dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-16T14:09:34+01:00 Komuna e Gjorçe Petrovit solli masë për ndalesë të përdorimit të celularëve nga ana e arsimtarëve gjatë procesit mësimor në shkollat fillore në Komunë. Siç bënë të ditur autoritetet komunale, përdorimi i tepruar i telefonave gjatë mësimit nga ana e nxënësve dhe arsimtarëve po bëhet problem serioz në procesin gjithëpërfshirës arsimor. “Me qëllim që të mos pengohet procesi mësimor, e sollëm këtë masë e cila hyn në fuqi në fillim të gjysmëvjetorit të parë. Për secilin arsimtar që nuk do ta respektojë, do të ketë masë disiplinore. Kuadri arsimor në të ardhmen për nevojat e mësimit do të…

Lexo më Shumë

 Werfel, 6-vjeçari i cili është rritur në një jetimore në Austri.Fytyra e buzëqeshur e Werfelit shpreh një lumturi të pashoqe, kur Kryqi i Kuq amerikan i dhuron një palë këpucë të reja. Kjo fotografi është bërë nga Gerald Waller në vitin 1946, është botuar në revistën “Life Magazine”, dhe është përzgjedhur si ndër më të mirat të bëra ndonjëherë, dhe njihet si “Djali me këpucë të reja”. Jo të gjithë fëmijët në botë kanë të njëjtin fat. Shumë fëmijë rriten pa prindër dhe jetojnë në kushte shumë të rënda, ku u mungojnë edhe gjërat elementare për jetë. Kjo dukuri ka…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-16T12:52:27+01:00 VMRO-DPMNE-ja kritikon qeverinë dhe shumicën parlamentare për keqpërdorim të institucionit ligjvënës në të cilin vetëm për dy javë në procedurë janë future 123 ligje. Sipas koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, qëllimi është që para zgjedhjeve të hutohen qytetarët ndërkohë që në të vërtetë nuk është bërë asgjë konkrete për to. Këto 123 ligje, shumica parlamentare dëshiron që t’i kalojë përmes derës së vogël, pa konsultime me ekspertët, pa debate publike dhe pa pasur kohë që deputetët t’i shqyrtojnë tekstet e ligjeve dhe në mënyrë të duhur të reagojnë ku ka nevojë. Ky numër është më…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, u takua të hënën në Pekin me kryetaren e Hong Kongut, Carrie Lam. Para takimit, kreu i shtetit kinez tha se e vlerëson guximin e saj për ta qeverisur qendrën e njohur financiare gjatë kohërave të vështira.“Situata në Hong Kong në vitin 2019 ishte më e vështira dhe më e ndërlikuara që nga kthimi në atdhe”, tha presidenti Jinping para gazetarëve disa minuta para se të fillonte takimi me dyer të mbyllura. Takimi i kryetares Lam me presidentin kinez erdhi vetëm një ditë pas përleshjeve mes policisë dhe protestuesve në disa qendra tregtare të Hong…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-16T12:10:30+01:00 Ambasadori i BE-së në Shkup u shpreh i qartë sa i përket çështjes së vetingut në gjyqësor, ai theksoi se së pari është e nevojshme që të shfrytëzohen të gjitha elementet e tjera për përmirësimin e gjendjes në gjyqësor. “Qëndrimi jonë është i qartë, ne mbështesim që gjykata t’i shfrytëzoj elementet për përmirësimin e gjykatës nga brenda. Ne do të vazhdojmë me mbështetjen tonë si në të kaluarën ashtu dhe në të ardhmen, nga viti i ardhshëm planifikojmë projekt për monitorimin e rasteve me korrupsion të lartë dhe besojmë se kjo do të përmirësoj funksionimin e gjykatës. Vetingu…

Lexo më Shumë

Përkundër mjegullës fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë duke u realizuar me kohë.Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara. Ajo tutje ka njoftuar se për shkak të mjegullës tri fluturimet e para në mëngjes kishin vonesa. [embedded content]

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-16T11:00:12+01:00 NP Parkingjet e Komunës Qendër dhe Komuna Qendër në bashkëpunim me Policinë e trafikut-Shkup për një javë ka sanksionuar 263 automjete të parkuara jashtëligjshëm të cilat e pengonin realizimin normal dhe të sigurt të komunikacionit. Prej 9 e deri më 15 dhjetor, siç bën të ditur PKQ, me ndihmën e automjeteve speciale “Karrotreci” të NP PKQ ishin larguar 151 automjete të parkuara jashtëligjshëm. Me vendosjen e mjetit mekanik “Bllokatorë” ishin sanksionuar 112 automjete të cilët ishin hasur në zona rezidente, ndërsa nuk ishin përdorues – rezidentë të sektorit në të cilin ishin parkuar. Nga NP PKQ dhe Komuna…

Lexo më Shumë

Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Mitrovicës ka bërë shpërndarjen e rreth 170 kontejnerëve me kapacitet 120 litra, për ekonomi familjare në Zhabar të Ulët të Mitrovicës.Sipas një njoftimi të komunës, drejtori për Mbrojtje të Mjedisit, Asllan Isufi, është shprehur i kënaqur me realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve. Mes tjerash, ai citohet të ketë theksuar se këto projekte të cilat po implementohen në teren, janë në kuadër të zbatimit të planit komunal për menaxhim të mbeturinave. “Kjo drejtori, ditë më parë ka përmbyllur me sukses procesin e ndarjes së rreth 600 kontejnerëve, me kapacitet 240…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-16T09:32:04+01:00 NP “Komunalec” i informon shfrytëzuesit e ujit për pirje se sot (e hënë) nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të ketë ndërprerje të ujit për pirje për shkak të aktiviteteve të parapara për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit. Pa ujë do të jenë bulevardi “Osloboduvanje” në pjesën e unazës në magjistralen deri tek udhëkryqi tek Stopanska Banka, rr. “11 Shtatori” me lagjet “Deveana”, “Kalendarnica” dhe ndërtesat tek “Lameli” në zonën e qytetit në Kërçovë, informojnë nga NP “Komunalec” nga Kërçova. Loading…

Lexo më Shumë

Pavarësisht masave të ndërmarra për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë niveli i ndotjes po vazhdon të jetë i lartë edhe më tej. Për shkak të nivelit alarmant të ndotjes së ajrit gjatë këtij muaji shumë qytetarë kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të problemeve respiratore që u janë paraqiturNdotja e ajrit po vazhdon të jetë njëra nga problematikat kryesore në Kosovë. Me uljen e temperaturave edhe gjatë këtij viti është rritur niveli i ajrit të ndotur në vend, pavarësisht  masave që janë ndërmarrë për përmirësimin e tij. Shkaktarë të kësaj ndotjeje vlerësohet të jenë Korporata Energjetike e Kosovës…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-16T08:38:16+01:00 Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykim për parregullsitë zgjedhore “Titanik”. Gjykimi ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, të propozuara nga prokuroria. Lëndën e udhëheq gjykatësi Osman Shaban, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanovska. Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska. Ata janë të…

Lexo më Shumë