Author: almakos

Parlamenti estonez hodhi sot poshtë një mocion mosbesimi të opozitës kundër ministrit të Brendshëm, Mart Helme, themelues dhe lider i partisë së ekstremit të djathtë EKRE, i cili e kishte cilësuar si “arkëtare” kryeministren finlandeze.Numri i votave pro për mocion mosbesimin ka qenë 44, ndërkohë që duheshin 55 vota që ai të miratohej. Opozita estoneze depozitoi sot një mocion mosbesimi kundër ministrit të Brendshëm, Mart Helme, lider i partisë së ekstremit të djathtë EKRE, për fyerje dhe për cilësimin si “arkëtare” të kryeministres finlandeze. Shefja e formacionit kryesor të opozitës, partia e Reformës, Kaja Kallas deklaroi për televizionin publik, ERR…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka dalë më një komunikatë ku tregon që ka suspenduar një efektiv të saj për arsye se ka shkelur një udhëzim të këtij institucioni.I njëjti është zënë në një lokal, gjatë orarit të punës. Kjo është komunikata e plotë e Policisë së Kosovës lidhur me rastin: KOMUNIKATË PËR MEDIA Policia e Kosovës suspendon një rreshter policor Prishtinë, 17 dhjetor 2019 Policia e Kosovës, mbështetur në udhëzimin administrativ mbi shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore, pas dyshimit të arsyeshëm, ka suspenduar një rreshter policor. Suspendimi i këtij rreshteri policor është bërë mbi arsyen se i njëjti ka rënë ndesh…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, kjo parti do të mbajë përgjegjësi nëse nuk zbardhet rasti i vdekjes së aktivistit të saj, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit tre vjet më parë.Ai ka thënë se pasi që Vetëvendosje do të bëjë qeverinë, ajo e ka në përgjegjësi, përmes “institucioneve të çkapura”, të zbardhë këtë rast. “Ishte e pashmangshme se si është sjellë partia karshi këtij rasti, sepse janë populistë. Astriti ishte aktivisht i jashtëzakonshëm dhe i shkëlqyeshëm. Jeta e tij u humb në përgjegjësinë e shtetit. Pa…

Lexo më Shumë

Ka disa muaj që në Gjilani po përballet me gjendje emergjente për ujë. Liqeni i Përlepnicës pranë mbylljes.Ka mbi 1 muaj që me ujë furnizohet nga ky bunar. Por, edhe ujin që e nxjerr nga ky burim, sipas Muhamet Kamberit nga Perlepnica e Gjilanit, nuk është i pijshëm. Këta banor detyrohen t’i përdorin këto burime, si pasojë e gjendjes emergjente për ujë të pijshëm që tash e sa muaj ka prekur qytetin e Gjilanit. E pak metra mbi shtëpinë e tij, ndodhet edhe liqeni i Përlepnicës. Por niveli i ujit në këtë liqen, tashmë ka rënë dhjetëra metra. Bile, gjendja…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike në Kosovë kanë hyrë në limitet kohore që sa më shpejt të arrijnë marrëveshjen bashkëqeverisëse pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ndonëse kanë mbetur rreth një javë deri tek seanca konstituive, dallimet mes dy partive janë të qarta rreth çështjes së presidentit. Kjo po rrezikon të shpie vendin drejt zgjedhje të reja.Të paktën kështu mendojnë njohësit e Kushtetutës dhe analistët politikë. LDK e cila po negocion themelimin e qeverisë, po insiston në “balancim” të pushtetit, por në anën tjetër shprehin vullnetin e tyre për të arritur sa më parë marrëveshjen me VV-në. Anëtari i kryesisë së…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-17T19:03:12+01:00 Aleanca për shqiptarët kërkon veting urgjent për çlirimin e pushtetit gjyqësor nga ndikimi i pushtetit ligjvënës dhe ai ekzekutiv, si dhe lirimit të tij nga uzurpimet partiake që po dëmtojnë një sistem të tërë të drejtësisë. Zëdhënësi i ASH-së Flakron Bexheti akuzoi BDI-në se manipulon me kërkesë false për veting. Ai tha se për vetting të mirëfilltë do të kërkojnë ndihmën e BE-së me qëllim që sistemi i drejtësisë të çlirohet nga gjykatësit dhe prokurorët e politizuar e të korruptuar, që janë në shërbim të klientelizmit partiak politik, dhe jo në interes të sistemit të drejtësisë. ASH vlerëson…

Lexo më Shumë

Departamenti amerikan i Shtetit , tha më 17 dhjetor se vendimi i Senatit për të njohur gjenocidin ndaj armenëve, nuk pasqyron politikën e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.Në një deklaratë të shkurtër, departamenti tha se qëndrimi i administratës Trump, për këtë çështje, mbetet i pandryshuar. Javën e kaluar, Senati votoi në mënyrë unanime për të njohur si gjenocid vrasjet masive të më shumë se 1 milionë armenëve nga turqit osmanë, një shekull më parë. Vendimi nxiti reagimin e ashpër të Turqisë, që është aleate e SHBA-së në NATO. “Pozicioni i administratës nuk ka ndryshuar”, tha zëdhënësja e departamentit të…

Lexo më Shumë

Thellë në Kërrlicën e Klinës familja pesë anëtarëshe Veseli po jeton në kushte të vështira, por brenga kryesore e tyre është sigurimi i një shtëpie.Derisa shumë njerëz i gëzohen dimrit dhe borës, për familjen Veseli ky është një ankth që është përsëritur qe 20 vite.E më së vështiri e ka kryefamiljari, Xhevdet Veseli i cili si veteran i luftës nuk po arrin të sigurojë një strehë të sigurt për tre fëmijët e tij dhe bashkëshorten. Madje ai mezi ia del që me një pension veterani prej 170 euro të sigurojë edhe bukën e gojës për familjarët e tjerë. “Jam vetë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-17T16:22:59+01:00 Ligji për mbrojtje i gjendur në procedurë parlamentare ka krijuar një përplasje tjetër mes pushtetit dhe opozitës. Edhe pse është kusht për anëtarësimin e plotë në NATO dhe duhet të votohet me 2/3 e votave, palët nuk gjejnë gjuhë të përbashkët. LSDM-ja akuzon opozitën për dyftyrësi duke thënë se partisë së Mickoskit I pengon ndryshimi i emrit të shtetit si kusht për anëtarësimin në NATO. Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së edhe njëherë e tregon dyftyrësinë dhe patriotizmin e rrejshëm në të cilën ka ngecur partia opozitare. Me paralajmërimet se nuk do ta votojnë ligjin për mbrojtje, Hristijan Mickoski dhe deputetët…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha sot se Kosova nuk është e ftuar për takimin e radhës të Mini-Shengenit Ballkanik.“Unë nuk marr pjesë në takimin e Mini-Shengen. Nuk kemi marrë ftesë”, iu përgjigj ai gazetarëve. Por kryeministria i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Haradinaj, sipas së cilit Kosova nuk është ftuar në tryezën e MiniShengenit. “Nisur nga një deklaratë e bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-17T15:58:40+01:00 Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet në vendet e fundit në rajon lidhur me zhvillimin njerëzor. Sipas raportit të fundit të UNDP-së, vendi madje është i treti nga fundi në Evropë ndërsa i 82 në botë, nga gjithsej 189 vendet e përfshira në raport. Para Maqedonisë janë Sllovenia në vendin 24, Greqia në të 32, Kroacia në të 46, Mali i Zi dhe Bullgaria në vendin e 52, Serbia në të 63, Shqipëria në të 69 ndërsa Bosnja e Hercegovina në vendin e 75.  Përfaqësuesi i UNDP-së për Evropë dhe Euro Azi, Ben Sjel, tha se indeksi për…

Lexo më Shumë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është liderja më e pëlqyer në Republikën e Kosovës, duke lënë kështu mbrapa presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidentin e SHBA’së, Donald Trump.Një konstatim i tillë është nxjerrë nga një anketë e realizuar sfundi nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, raporton Gazeta Express. Në anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës” të nxjerrë në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), të anketuarit janë pyetur edhe për një seri çështjesh të ndryshme. Të gjeturat kryesore të kësaj ankete janë se kosovarët si partner kryesor shohin, SHBA’në, Gjermaninë dhe Britaninë e…

Lexo më Shumë