Në janarin e viti 2020, një grup prej disa ekspertëve nga Gjermania do të zbarkojnë në Kosovë. Këta pritet që të ndihmojnë autoritetet vendore në implementimin e skemës për sigurimet shëndetësore. Skemë kjo e cila që disa vite iu mungon kosovarëve.Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, gjatë ditës së sotme e ka pranuar një letër zyrtare nga homologu i tij gjerman, Jens Spahn. Përmes kësaj letre, ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn konfirmoi gatishmërinë e shtetit pjesë e cilit ai është për ndihmë ndaj Kosovës në krijimin e sigurimeve shëndetësore. Bashkëpunimi në mes të Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Kosovës dhe…
Author: almakos
Alsat 2019-12-18T13:12:40+01:00 Euro-komisari për Zgjerim, Oliver Varhely zotohet se në janar Komisioni Evropian do ta parashtrojë metodologjinë e zgjerimit të BE-së, në mënyrë që negociatat anëtarësimit me Shkupin të bëhen të parashikueshme. Qëndrojmë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për të hapur negociatat anëtarësuese me Maqedoninë e Veriut. Është e rëndësishme që vazhdojnë reformat dhe projektet IPA. Në janar do ta parashtrojmë metodologjinë e rishikuar, në mënyrë që negociatat t’i bëjmë më kredibile, të parashikueshme dhe dinamike.”-shkroi Varhely pas takimit me zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në Bruksel. Loading…
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u bën thirrje të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë që brenda 10 ditësh, duke filluar nga dita e sotme që t’i përmbyllin obligimet e tyre financiare për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit për vitin 2019, me theks të veçantë sektori i amvisërisë dhe bizneseve të vogla e të mëdha.“Konsumatorët kanë obligim ligjor që, të paguajnë faturat si dhe borxhin e akumuluar të ujit të shpenzuar. KRU ”Prishtina” sh.a. falënderon të gjithë konsumatorët për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe fton urgjentisht secilin prej tyre,…
https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/443639633241846/ The post Fjalimi i fundvitit i Presidentit Pendarovski, para deputetëve në Kuvend (live) appeared first on ALSAT-M.
Kur Angela Merkel thërret një “samit” në Zyrën e Kancelarisë, kjo do të thotë se problemi vërtet është i madh. Problemi i mungesës së fuqisë punëtore është në fakt shumë i madh.Katër vitet e fundit në Gjermani kanë gjetur punë 430.000 refugjatë. Ndër ta janë mbi 40.000 persona që kanë përfunduar kurset profesionale. Por kjo nuk mjafton as për së afërmi. Çdo e dyta sipërmarrje në Gjermani po përballet me mungesën e fuqisë së kualifikuar punëtore, ka konstatuar Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë, një shoqatë shumë e madhe ekonomike. Ndonjë përmirësim nuk shihet në horizont. Përkundrazi: Në vitet në vijim…
Alsat 2019-12-18T11:07:53+01:00 Tri herë më të ulëta nga mesatarja për dhjetorin janë nivelet e lumenjve te lumenjtë Sateska në Botuni, Treska në Makedonski Brod dhe Cërna Reka te R.B. Most, tregojnë matjet e sotme hidrologjike. Ulje të dyfishtë shënojnë Lepenci në Shkup, Kriva Reka në Kriva Pallankë, Strumicë në Novo Sellë, Cërna në Novaci dhe Drini i Zi në Lozhanë. Niveli i ujit te lumenjtë tjerë nuk është jashtë mesatares. Loading…
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit kanë provuar që të ju bashkëngjiten organizatave terroriste.Ata janë arrestuar dje në Aeroportin e Prishtinës. Dy të dyshuarit janë dëbuar nga shteti i Turqisë nën dyshimin e bazuar se kanë tentuar të bashkëngjiten me grupet terroriste në Siri. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Alsat 2019-12-18T09:38:03+01:00 Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, ku do të mbajë takim zyrtar me Eurokomesarin e ri për Politikë Fqinje dhe Zgjerim, Oliver Varhei. Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropian, temë qendrore e bisedave do të jetë statusi i politikës së zgjerimit të BE-së me theks të veçantë në metodologjinë e re. Në takimin me Eurokomisarin për Zgjerim do të bisedohet edhe për statusin e reformave dhe për aktualitete të tjera në vend. Loading…
Arkeologët i kanë zbuluar dy varre të lashta mbretërore në Greqi. Në to janë gjetur artefakte dhe bizhuteri që janë më të vjetra se tre mijë vjet.Në mesin e gjërave të gjetura janë një unazë me figurat e buajve të rrethuar me kallinj dhe një qafore me figurën e një “perëndie”, sipas besimit të egjiptianëve të lashtë. Hulumtuesit amerikanë thanë se ky zbulim do të ofrojë fakte dhe shenja të reja për tregtinë dhe kulturën e asaj periudhe historike. Varret e lashta u zbuluan afër pallatit të Epokës së Bronzit në Pylos, në rajonin jugor grek të Peloponezit. Ato nuk…
Alsat 2019-12-18T08:42:54+01:00 Dukshmëri e zvogëluar nga 50 deri në 100 metra për shkak të mjegullës sonte ka në drejtimin rrugor Tetovë-Kodra e Diellit dhe në rrugët Manastir, Prilep, Ohër, Strugë dhe Resnjë. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. Nga 15 nëntori është në fuqi obligimi ligjor për posedim…
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), aktualisht ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka thënë se pazaret personale të Lëvizjes Vetëvendosje (LV) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë duke e penguar arritjen e marrëveshjes për krijimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit.Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se këto interesa të këtyre dy subjekteve politike mund ta çojnë vendin në zgjedhje të reja. “Është e pakuptimtë që dy subjektet politike që kanë fituar zgjedhjet, pra subjekti i parë dhe i dytë, të mos kenë…
Alsat 2019-12-18T08:08:34+01:00 Moti sot në mbarë vendin do të jetë stabil dhe më i ngrohtë. Nëpër disa lugina do të ketë mjegull dhe vranësira. Reshje të reja të shiut priten nga enjtja. Për sot sinoptikët paralajmërojnë temperatura të mëngjesit prej -4 deri në 4 gradë dhe temperatura ditore prej 8 deri në 16 gradë. Në ditët në vijim deri të enjten do të ketë rritje të temperaturës ditore e cila do të rritet deri në 17 gradë. Loading…

