Author: almakos

Rrëshqitjet e dheut në zonën “Arrat e Gurrës”, në Dragostunjë të Librazhd, kanë shkaktuar dëmtime në disa segmente infrastrukturore, duke prekur rrugën kombëtare, një shtyllë të tensionit të lartë dhe një pjesë të linjës hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, është dëmtuar segmenti rrugor në aksin që lidh Librazhdin me Prrenjas, si dhe zona e aksit Qukës–Qafë Plloçë. Po ashtu, është konstatuar dëmtim në bazamentin e një shtylle 110 kV, e cila është pjesë e rrjetit të transmetimit të energjisë. Rrëshqitjet kanë prekur edhe një segment të linjës hekurudhore Elbasan–Librazhd–Prrenjas–Gur i Kuq, konkretisht në pjesën Librazhd–Xhyrë, ku janë evidentuar deformime të trasesë…

Lexo më Shumë

Ndonëse aktualisht, uniformat e policisë janë vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në to mungon gjuha shqipe, uniformat e reja të policisë në qytetet ku shqiptarët janë së paku 20% do të jenë edhe në gjuhën shqipe, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Të pyetur nga TV Shenja nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se gjuha shqipe do të implementohet në uniformat e reja për të cilat thirrja publike ka dështuar për të tretën herë me radhë. Gjithashtu nga ministria thonë se në përputhje me planin e prokurimeve publike për vitin 2026, planifikohet procedurë…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë(LSDM), Bogdanka Kuzeska, ka deklaruar se para rreth një muaji, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se ia ka dorëzuar pëlqimin shtetëror konsullit të nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Serbisë, Dushan Adamoviq. Kuzeska ka ngritur pikëpyetjen se kush është Dushan Adamoviq dhe pse pikërisht ai është zgjedhur për konsull nderi?. BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-së ‘’Në platformën X mund të gjenden postime të vjetra të Adamoviqit ku ai thotë, citoj ‘Maqedonia serbe’ ka qenë e pushtuar. Kjo është një skandal më vete, por vazhdojmë më tej. Adamoviq…

Lexo më Shumë

Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën pasditen e 20 shkurtit, ku 31-vjeçari Egli Pashollari mbeti i vrarë me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, shihet momenti kur i dyshuari, Gazment Buçpapaj, e sulmon me thikë viktimën, duke i shkaktuar plagë që rezultuan fatale. Sipas pamjeve, Pashollari sapo zbret nga automjeti i tij, tip “BMW Seria 7”, me ngjyrë të bardhë, kur përballet me sulmin e papritur. Në vendngjarje ndodhej edhe partnerja e autorit të dyshuar, si dhe një person tjetër, të cilët shihen pranë skenës së krimit. Ngjarja…

Lexo më Shumë

Këtë javë, numri i rasteve të raportuara të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin në Maqedoni vazhdon të bjerë, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Sipas raportit të fundit, këtë javë u regjistruan 1,150 raste të reja, që është një rënie prej 11.9 përqind krahasuar me javën e kaluar, kur u raportuan 1,306 raste. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, kur u raportuan 2,726 raste, rënia është e ndjeshme – 57.8 përqind. Analiza sipas grupmoshës tregon se kategoria më e prekshme janë personat e moshës 15 deri në 64 vjeç me 621 persona të infektuar, të…

Lexo më Shumë

Është gjetur rreth mesditën e sotme (22 shkurt) trupi i pajetë i 20-vjeçarit me origjinë shqiptare, që një ditë më parë ishte hedhur në ujërat e portit të Civitanova Marche, pasi kishte dhunuar nënën e tij duke e goditur me grushte në fytyrë. Lajmi është konfirmuar për mediat italiane nga burime të zjarrfikësve. Viktima është Riccardo Merkuri, i cili pas agresionit ishte larguar nga banesa me makinën e tij tip “Mercedes”. Ai kishte lënë telefonin celular në shtëpi në Pollenza dhe ishte nisur drejt Civitanova Marche. Që nga mbrëmja e së premtes, i riu kishte humbur çdo gjurmë. Hipoteza e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pas deklaratave të kryeministrit Rama në podkastin e tij “Flasim”. Me anë të një video në rrjetet sociale, Berisha i kërkon kryeministrit Rama që të tregojë se përse iu refuzua çdo takim në SHBA. Sipas tij, çdo takim që Rama ka kërkuar nuk i është pranuar, ndërsa shtoi se ai nuk do të japë asnjë sqarim për këtë, por heshtja, thotë  Berisha, tregon më shumë se çdo gjë tjetër. “Së pari do ti shtroj një pyetje, si ka mundësi që tu refuzuan të gjitha takimet në Uashington, përveçse një NGO, edhe ajo me…

Lexo më Shumë

Prindërit e viktimave të zjarrit në diskotekën Pulse në Koçani mbajtën një marshim të ri, duke kërkuar publikisht seanca më të shpeshta dëgjimore në gjyqin që është në vazhdim. Ata shprehën dyshime se procedura po zvarritet dhe se momenti i shpallur fillimisht nuk po respektohet. Sipas deklaratave të tyre, në fillim të gjyqit ata u siguruan se do të mbaheshin dy seanca dëgjimore në javë, pa vonesa për arsye të pajustifikuara dhe me kontroll të rreptë të justifikimeve mjekësore.Prindërit theksojnë se deri më tani është mbajtur vetëm një seancë dëgjimore në janar, dhe dy në shkurt, ndërsa një tjetër është…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu. Sipas policisë, dy shtetas kanë kallëzuar se gjatë protestës së zhvilluar nga Partia Demokratike janë shtyrë dhe goditur prej deputetëve demokratë. Kujtojmë që në protestën e 20 shkurtit, pranë ambienteve të Xhamisë së Namazgjasë, deputetët Noka e Mziu u përfshinë në një konflikt me këta dy persona. “Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N. dhe Xh. M., pasi ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit K. M. dhe T. T. se,…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në Strumicë, pas “Zhito Market”, në afërsi të ish-objektit “Simpo”, ka shpërthyer një zjarr i cili ka përfshirë plotësisht një xhip të tipit “Range Rover”. Nga stuhia e zjarrit është dëmtuar edhe një automjet tjetër i parkuar në afërsi të menjëhershme. ​Sipas informacioneve jozyrtare, automjeti është në pronësi të një ish-inspektori të narkotikëve. Po analizohen pamjet nga kamerat e mbikëqyrjes në rrethinë, me qëllim që të vërtetohet se si saktësisht ka rënë zjarri dhe nëse bëhet fjalë për vepër penale. ​Hetimet janë në vijim e sipër. MPB paralajmëron detaje të reja rreth zjarrit.

Lexo më Shumë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka njoftuar se ka nisur procedimin penal lidhur me dëmtimet që shkaktuan bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec. Procedimi penal është regjistruar për disa vepra penale, përfshirë, shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera ose ankande publike, shkatërrim të rrugës, dhe ndotje të ajrit, ujit apo tokës. Prokuroria ka krijuar një grup të posaçëm hetimor për të zbardhur shkaqet dhe përgjegjësitë lidhur me këtë situatë, ndërsa hetimet vijojnë në përputhje me ligjin. Burime nga grupi i inspektimit bëjnë me dije se po kontrollohet dokumentacioni mbi…

Lexo më Shumë

Kërcënimi më i madh për rrjedhën e lumit Shkumbin nuk janë qeset apo mbeturinat e përditshme, por ndërhyrjet masive infrastrukturore që po i ndryshojnë rrjedhën natyrale dhe po shkatërrojnë shtratin e tij në mënyrë të pakthyeshme. [embedded content] Prej vitesh, në emër të zhvillimit dhe projekteve madhore infrastrukturore sikurse është Korridori Tetë, rrjedha e lumit  Shkumbin nga Peqini deri në Hotolisht të Librazhdit është kthyer në një kantier të hapur shfrytëzimi. Kompanitë fituese për ndërtimin e lotëve të Korridorit Tetë ANK dhe 2T kanë marrë e do marrin miliona metra kub inerte direkt nga shtrati i lumit duke e gërryer…

Lexo më Shumë