Author: almakos

Alsat 2020-01-01T16:08:26+01:00 Binjaket Anastasia dhe Gabriel, vëlla e motër janë foshnjat e para të lindura në Vitin e Ri në Klinikën e Gjinekologjisë. Këto janë fëmijët e parë për nënën 33-vjeçare Snezhana Runteva. Ajo është e befasuar, që i ka lindur në vitin e ri 2020, një minutë, gjegjësisht tre minuta pas mesnatës. [embedded content] Këto janë foshnjat e para në familje, të shumëpritura, pas gjashtë viteve të sterilitetit. E para, vajza, është 2 kg dhe 360g, mashkulli është 1 kg e 760g. Vajza është e gjatë 47 centimetra, dhe djali 46 centimetra. Ata kanë lindur një javë para kohe.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është cilësuar nga analistët si arrogant, i vetëkënaqur dhe i shkëputur nga realiteti pasi gjatë fjalimit për Vitin e Ri u zotua se do t’i çojë përpara ndryshimet kundërthënëse në sistemin pensional, pavarësisht protestave dhe grevave masive të punëtorëve të sektorit publik.Gjatë fjalimit të fundvitit, kreu i shtetit francez kërkoi nga qeveria e tij që të gjejë një kompromis të shpejtë për t’iu dhënë fund protestave të gjata të punëtorëve të hekurudhave dhe tha se reforma pensionale do të realizohet. “Këto nuk janë dëshira, por shpallje e luftës kundër miliona francezëve që i kundërshtojnë reformat…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-01T14:46:11+01:00 Çmimi i roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor duke nisur nga dita e sotme është ulur nga 9 deri më 35 për qind, në përputhje me fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes rajonale për roamingun. Përdoruesit do të paguajnë roamingun sipas parimit – çmimi vendor plus kompensimi për roaming. Por, në Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi ato do të mbeten të pandryshuara. Nga 1 korriku parashikohet edhe një ulje shtesë e çmimit, ndërsa nga 1 korriku i vitit 2021 roamingu mes shtetet të Ballkanit do të hiqet tërësisht.  Kjo parashihet me marrëveshjen për roamingun që…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një dekreti ka falur tre persona të dënuar për vepra të ndryshme penale.Vendimi i presidentit për t’i falur këta të burgosur është marrë me 21 nëntor. Personave të dënuar që i është falur dënimi janë: Granit Paçarizi i cili ishte duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. Këtij të fundit i është falur 1 vit. Nazmi Mujota i cili po mbante vuajtjen e dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe i janë falur dy vjet dënim me burg. Arlind Latifi i cili po mbante dënimin në Qendrën Korretuese të Smrekonicës i janë falur…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-01T13:22:22+01:00 Në Klinikën e Toksikologjisë mbrëmë janë shtruar 29 persona në gjendje të alkoolizuar, prej të cilëve më i riu ishte një 14 vjeçar, ndërsa më i moshuari  63 vjet. Në Qendrën Klinike të Urgjencës janë kontrolluar 105 pacientë. “Për fat të mirë këtë vit nuk ka pasur mbidozim me substanca psikoaktive. Të gjithë pacientët pas qëndrimit disa orësh dhe trajtimit në Klinikë janë lëshuar në shtëpi”, deklaroi sot dr Irina Jurukov nga Klinika e Toksikologjisë. Te 14 vjeçari, siç tha dr Jurukov është konstatuar helmim i lehtë me alkool i cili te të rinjtë mund të arrihet vetëm…

Lexo më Shumë

Së paku 26 pjesëtarë të forcave të sigurisë në Afganistan u vranë gjatë një vale të re të sulmeve të talibanëve, të cilat ndodhën në pjesën veriore të vendit në ditën e fundit të vitit 2019.Në provincën veriore, Kunduz, së paku dhjetë pjesëtarë të forcave të sigurisë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pas një sulmi ndaj një pike kontrolli në orët e vona të së martës. Lajmin e bëri të ditur kryetari i këshillit provincial, Mohammad Yusouf Aybi. Në provincën e Balkh-ut, talibanët i vranë nëntë policë gjatë një sulmi në një pikë kontrolli, ndërsa fati i…

Lexo më Shumë

Për një vit punëtorët e T7 janë përballur me situata nga më të ndryshmet.Gazetar: Valon Rashiti Ditën e nisin me shumë përkushtim. Duken edhe seriozë në punë dhe shumë profesional, gjë që e kanë dëshmuar tashmë. E një kohë e gjatë e kaluar në punë sjell momente nga më të ndryshmet që nuk dalin në ekran. Kështu, për këtë fundvit kemi vendosur ta shfaqim anën e padukshme të asaj se çka bëjnë gazetarët. Arditës sikur nuk i mjafton intervisitimi i gjithë atyre njerëzve në Burgun e Dubravës, prandaj vendos ta sfidojë kolegun e saj Fidanin në cilësinë e të sapoliruarit.…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-01T11:42:04+01:00 Me hitet e yllit muzikor Dino Merlin, mbrëmë mbi 60.000 qytetarë nga vendi dhe nga vendet e huaja e pritën “Vitin e Ri 2020” në sheshin “Maqedonia”. Organizator i festimit ishte Qyteti i Shkupit. Festimi i Vitit të Ri  në Shkup mbrëmë filloi në orën 20:30. Përveç Dino Merlinit, morën pjesë grupet “Gypsy Groove” dhe “Superhiks”. Me këtë koncert përfundon edhe “Uinterlend” ose qyteti i dimrit  i cili vitin e dytë me radhë organizohet në shesin e qytetit. Kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov në profilin e tij në Fejsbuk ua uroi Vitin e Ri shkupjanëve dhe…

Lexo më Shumë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, në fjalimin e saj për fundvit tha se dekada e re do të jetë shpresëdhënëse, nëse populli gjerman bashkohet për t’i luftuar ndryshimet klimatike, për ta përkrahur zhvillimin e Afrikës dhe për ta luftuar gjuhën e urrejtjes ndaj çifutëve.“Vitet e njëzeta mund të jenë vite të mira. Ta befasojmë veten edhe një herë me ato që mund t’i bëjmë”, tha kancelarja Merkel gjatë këtij fjalimi. Megjithatë, urimi i saj nuk pritet të shndërrohet lehtë në realitet. Viti 2019 ishte kohë e vështirë për Gjermaninë. Në këtë periudhë u shtua ekstremizmi i së djathtës, ekonomia u…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-01T10:45:20+01:00 Njësiti Territorial i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit gjatë mbrëmjes së natës së Vitit të Ri kanë ndërhyrë në 8 raste të cilat kanë kaluar me sukses. Ata thonë se ekipet e tyre kujdestare kanë intervenuar në fikjen e zjarrit në një dyqan, tarracë, hangar, etj. Është shkaktuar dëm material, ndërkaq vetëm në një rast ka person të lënduar i cili sipas të gjitha gjasave ka shfrytëzuar mjete piroteknike. Loading…

Lexo më Shumë

Nata e ndërrimit të mot moteve është shënuar nën masa të rrepta të sigurisë në sheshet kryesore.Në Prishtinë veçanërisht është vërejtur prezencë e shtuar e forcave të rendit përfshirë njësive speciale të armatosura me armë të gjata. Raportet zyrtare të QKUK-së deri më tani tregojnë se festimet kanë shkuar pa incidente serioze në përjashtim të gjashtë të lënduarve nga fishekzjarrët të cilët po marrin trajtim në QKUK.

Lexo më Shumë

I fshehur nën qeset me pemë dhe perime, ky djalosh i gjorë palestinez nuk e pati rrugën më të lehtë drejt një jete të re, të cilën synonte ta gjente në Evropë. Ai u gjet nga policia spanjolle, kur po mundohej të hynte ilegalisht nga territori i Marokut.Ai u gjet i fshehur brenda një çante, kur policia e ndaloi për kontroll një çift maroken në pikëkalimin kufitar “Beni-Enzar”. Dy personat u arrestuan në njërën prej pikave të njohura për trafikimin e njerëzve. Besohet se nëna e djaloshit e kishte paguar çiftin që ta dërgonin djalin e saj në Evropë përmes…

Lexo më Shumë