Alsat 2020-01-01T16:08:26+01:00
Binjaket Anastasia dhe Gabriel, vëlla e motër janë foshnjat e para të lindura në Vitin e Ri në Klinikën e Gjinekologjisë. Këto janë fëmijët e parë për nënën 33-vjeçare Snezhana Runteva. Ajo është e befasuar, që i ka lindur në vitin e ri 2020, një minutë, gjegjësisht tre minuta pas mesnatës.
Këto janë foshnjat e para në familje, të shumëpritura, pas gjashtë viteve të sterilitetit. E para, vajza, është 2 kg dhe 360g, mashkulli është 1 kg e 760g. Vajza është e gjatë 47 centimetra, dhe djali 46 centimetra. Ata kanë lindur një javë para kohe. Foshnjat e lindura para kohe, janë luftëtarët më të mëdhenj dhe fëmijët janë të qëndrueshëm dhe në gjendje të shkëlqyeshme. Këtë vit të ri pas mesnatës lindën katër foshnje- u shpreh VIKTORIA JOVANOVSKA, DREJTORESHË E KLINIKËS GJINEKOLOGJIKE.
Nënën e vizituan Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë dhe Kryetari i Shkupit Shilegov. Familjes i uruan shëndet, sukses…
Unë jam veçanërisht me fat, që kemi binjakë këtë vit dhe që jemi në gjendje të gjithë ta ndajmë lumturinë me prindërit këtu në klinikë. Ata kanë dy fëmijë dhe shteti ynë ka edhe dy fëmijë plus dhe kjo vetëm disa sekonda pas hyrjes në vitin 2020. Por, më e rëndësishmja që dua të theksoj është ajo se fëmija i parë binjak është një vajzë dhe pres që viti 2020, të jetë i suksesshëm, pozitiv dhe energjik. Urime prindërve, rrofshin binjakët dhe të gjithë ne të jemi mirë dhe me shëndet së bashku.
Qyteti i Shkupit binjakëve u dhuroi dy arinj dhe 20,000 denarë.
Uroj familjen për dhuratën më të bukur të Vitit të Ri, që dikush mund ta marrë. Jemi në fillim të vitit të ri, le të jetë kjo jetë e dyfishtë në formën e shprehur me binjakë, për secilin prej nesh, dy herë më shumë lumturi, dy herë më shumë dashuri, dy herë më shumë gëzim në vitin që e kemi para- tha PETRE SHILEGOV Kryetari i Qytetit të Shkupit
Në Gjinekologjinë e Çairit, foshnja e parë lindi tre minuta pas mesnatës. Një foshnjë femër është anëtar i ri i familjes Ali. Së bashku me nënën ata janë në gjendje të shkëlqyeshme shëndetësore.
Igor Stefanovski
Loading…




