Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka kërkuar falje pasi që sulmoi gazetarin ditë më parë.Gjatë sfidës së tij në Info Grand Prix të Klan Kosovës ka folur për incidentin që ndodhi ditë më parë mes tij dhe gazetarit të Indeksonline. Shala ka thënë se nuk e ka ditur se personi në fjalë ishte në cilësi të gazetarit. Në videon e mëposhtme ndiqeni momentin kur Endrit Shala kërkon falje: Endrit Shala kërkon falje për incidentin me gazetarin – 31.12.2019 – Klan Kosova
Author: almakos
Prokuroria e Shtetit ende nuk i ka pranuar rezultatet e mostrave të zarfeve me votat nga Serbia, shkaku i të cilëve mbi 20 zyrtarë të KQZ’së përfunduan për trajtim në QKUK. Madje, në këtë institucion duket se as që kanë informata se kur do t’i kenë në dorë këto rezultate. Zyrtarë të Prokurorisë thonë se janë intervistuar disa persona për këtë rast, derisa vazhdojnë që ta mbajnë sekret shtetin se ku janë dërguar këto mostra për ekzaminim.Arjeta Shabani Ishte 13 tetori i këtij viti kur mbi 20 zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve filluan të ankoheshin për gjendjen e tyre…
Alsat 2019-12-31T15:07:02+01:00 Anëtarët e Këshillit gjyqësor i morën imunitetin kolegut të tyre Zoran Teofillovski, por nuk pajtohen që i njëjti të shkojë në paraburgim. Ky vendim mundëson ndjekjen penale ndaj Teofillovski. Me dy avokatë, Zoran Teofilovski, të cilin policia e kërkonte si të dyshuar për shpërdorim të detyrës në komunën e Tetovës, vullnetarisht u paraqit në Gjykatën Penale. Ai është një i dyshuari kryesor në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për mashtrim për privatizim të tokës në pronësi të shtetit. Në Tetovë ka iniciuar legalizim të një ndërtese jo-ekzistente, ndërsa punonjësit e komunës e kanë konfirmuar. Dje para…
Dikur luftonte për lirinë e vendit, e sot më të vështirë po e ka luftën për mbijetesë.Në një dhomë të vogël, e cila as ajo nuk është e tij po i zbardh dhe ngrys ditët e vështira të jetës familja gjashtë anëtarëshe e Fehmi Hysenit, nga Stanovci i Vushtrrisë. Hyseni është invalid i luftës dhe tërë pasurinë që e kishte pasur e kishte shitur për shërim të gruas së tij. Fehmi Hyseni para 20 vitesh ishte plagosur në luftë, por ai asnjëherë nuk e kishte menduar se jeta në liri do të jetë shumë e vështirë. Ai ka frikë se…
Alsat 2019-12-31T14:06:04+01:00 Festimet e natës së vitit të ri kanë mobilizuar institucionet e shtetit. Shërbimet e Ndihmës së Shpejtë do të kujdestarojnë në gjithë kryeqytetin, ndërsa vetëm në Qendër të Shkupit do të jenë tre ekipe kujdestare të shpërndara të cilat do të intervenojnë në rast të incidenteve. Mjekët rekomandojnë për kujdes me konsumimin e alkoolit. Ekipet mjekësore do të jenë të ndara në më shumë pika, si në Karposh, në poliklinikën Jane Sandanski, në Çair, në Çento, edhe në Draçevë. Kemi edhe poliklinikat kujdestare që punojnë gjatë festave dhe të dielave që do punojnë gjithë kohës si dhe gjatë…
Shkencëtar, ndërmjetësues, kryetar qyteti, dizejnator e kozmonaut të njohur në botë kanë vdekur më 2019. Mbrapa vetes ata kanë lënë vepra, kujtime, por edhe fjalime që do të mbahen mend gjatë nga pasardhësit e tyre.Më poshtë kemi përmbledhur disa deklarata, që figurat e famshme që nuk janë më, i kanë thënë gjatë karrierës së tyre. Pawel Adamowicz, kryetar i qytetit Gdansk të Polonisë, ka vdekur më 14 janar në moshën 53-vjeçare, pas një operimi, meqë ishte therur me thikë një ditë më parë në një koncert për bamirësi në këtë qytet. Në orët e vona të 13 janarit, ai i…
Alsat 2019-12-31T12:51:28+01:00 Ndihma e shpejtë mjekësore për mjekim shtëpiak gjatë kohës së Vitit të Ri dhe festave tjera do të jetë në gatishmëri 24 orëshe dhe do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të qytetarëve, njoftojnë nga Shtëpia e Shëndetit – Shkup. Në natën e ndërrimit të moteve në dispozicion do të jenë ordinancat e kujdestarisë për mbrojtje shëndetësore në turnin e tretë, të dielën dhe gjatë festive në Poliklinikat Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Orizare, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar. Po ashtu, me punë të përditshme do të funksionojë edhe njësia e vizitës shtëpiake. “Për shkak të festave të…
Hoxha i njohur Dr. Shefqet Krasniqi ka komentuar punën e mjekëve gjinekologë të cilët trajtojnë pacientet vajza dhe gra.Krasniqi po konsideron se është e çuditshme dhe e ndaluar për burrat që të specializojnë në gjinekologj. “Qysh me shku mashkulli me u specializue në gjinekologji, ku ku ku o Zot i madh. Burri me u bo gjinekolog. A krejt adresat e mjekësisë janë mbyll a?!”, dëgjohet Krasniqi duke folur në një intervistë. [embedded content]Edhe në një paraqitje tjetër Krasniqi ka deklaruar se gratë duhet në parim të kërkojnë të shkojnë te gjinekologet femra, por nëse nuk gjenden atëherë për gratë është…
Alsat 2019-12-31T11:22:29+01:00 Zoran Teofilovski, anëtari aktual i Këshillit Gjyqësor u vet paraqit para Gjykatës Penale. Alsat mëson jozyrtarisht se ai kishte thirrur imunitetin e tij atje, që në praktikë do të thotë se seanca nuk u mbajt fare. I takon Këshillit Gjyqësor tani, ku ai është edhe anëtar, të mblidhet brenda 24 orësh për të vendosur nëse do t’i revokohet imuniteti i tij e më pas të ndalohet. Një vit më parë Teofilovski u bë anëtar i organit që emëron dhe shkarkon gjyqtarët, dhe erdhi në Gjykatën e Apelit në Gostivar. Raporti i Teofilovskit vjen pasi ai dje ishte i…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj iu është drejtuar qytetarëve përmes një videoje, me ç’rast uroi të gjithë për një vit të suksesshëm në 2020-ën.Haradinaj tha se viti që po lëm pas ishte plot sfida, por që u tejkaluan me sukses. “Po mbyllen edhe një vit, viti 2019. Një vit jo i lehtë besoj për të gjithë ne. Sytë, zemra dhe vëmendja jonë çdo herë ka qenë në tema të rëndësishme për ne, për kombin, për të gjithë kudo që jemi. Edhe për mua nuk ka qenë një vit i lehtë. Ramë në sfida që na testuan. Edhe dorëheqja…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera nga vendimi i liderëve të opozitës në Serbi për të bojkotuar zgjedhjet e ardhshme dhe e konsiderojnë atë gabim, tha i Dërguari Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer.“Ky është një gabim që iu heq të drejtën votuesve nën rrezikun për të lënë publikun në Serbi me zgjedhje të vogël në pranverën që vjen – tha Palmer për Telegrafin serb. Ai shtoi se shpreson që liderët e opozitës të rishqyrtojnë vendimin e tyre dhe se ai gjithashtu shpreson që qeveria serbe të bëjë gjithçka në fuqinë e saj të…
Alsat 2019-12-31T10:13:28+01:00 Një 53-vjeçar nga Shqipëria i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje të mbetur në tentativë”, u kap duke kaluar kufirin Shqipëri-Maqedoni në pikën kufitare të Qafë-Thanës në mënyrë të paligjshme, me pasaportën që i kishte vjedhur një shtetasi tjetër. Policia njofton se ky shtetas ishte shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 03.12.2019, në lagjen “Isa Boletini”, në Vlorë, ku dyshohet se ka goditur me mjete prerëse shtetasin E.Sh. Njoftim i Policisë Shqiptare të pikës kufitare Qafë-Thanë Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasja me dashje mbetur…

