Author: almakos

Rusia dhe Ukraina e kanë nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë të shtatë miliardë dollarëve për transitin e gazit natyror rus nëpër territorin e Ukrainës për në Evropë. Marrëveshja u arrit pas negociatave intensive.Bisedimet për këtë marrëveshje u zhvilluan në Vjenë të Austrisë dhe arritja e saj u konfirmua nga kompanitë ruse dhe ukrainase të gazit dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. Rreth 40 për qind e dy milionë metrave kub të gazit që Rusia e dërgon në Evropë për çdo vit kalon nëpër rrjetin e gjerë të gazsjellësit në Ukrainë. Marrëdhëniet e këtyre vendeve në fushën e energjisë janë pjesë…

Lexo më Shumë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka vlerësuar se kur bëhet fjalë për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është optimist sa i përket vazhdimit të të njëjtit, dhe kjo nuk ndodh vetëm shkaku i mungesës së qeverisë në Prishtinë.“Ajo që ekzistonte si mundësi, tani s’është më sepse interesat e fuqive të mëdha ishin më të rëndësishme sesa popujt e vogël ballkanik”, tha Vucic në një intervistë për gazetën serbe, Blic. Në pyetjen se çfarë nënkuptonte kjo ide, thotë se bashkësia ndërkombëtare nuk e di se cila është zgjidhja për dialogun mes Prishtinës e Beogradit. “Por për ne është me rëndësi të…

Lexo më Shumë

Ekipet teknike të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit të KRU “Prishtina” do të jenë në gjendje gatishmërie që t’u dalin në ndihmë të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit nëse kanë probleme me rrjetin e ujësjellësit në zonat ku jetojnë.Gjatë natës së sotme, kur edhe pritet ndërrimi i motmoteve, do të jenë rreth 60 punëtorë kujdestarë në tërë zonën operative. Kompania Rajonale e Ujësjellësit Rajonal ” Prishtina” thotë se me të gjitha mundësitë teknike do të mbajë tempon e rregullt të furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë.

Lexo më Shumë

Protestat e serbëve në Malin e Zi kundër ligjit për komunitetet fetare po vazhdojnë.Sonte afro 5 mijë persona janë mbledhur në vendin e quajtur ‘Shtyllat e Giurgiut’. Gjatë protestës, të pranishmit kanë filluar me thirrjet “Oj Kosovë, oj Kosovë”. Duke e parë gjendjen në Malin e Zi, figura të njohura publike në Serbi po paralajmërojnë që edhe në Kosovë gjatë vitit 2020 mund të ketë protesta të tilla nga serbët. Nga këto protesta të dhunshme të serbëve, mbrëmë janë lënduar disa polic. Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq paralajmëroi Mitropolitin Amfilohije të mos nxisë trazira në Mal të Zi.…

Lexo më Shumë

Albin Kurti ka refuzuar edhe ftesën e tretë të presidentin të Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë mandatin për formimin e Qeverisë. Takimi i tyre pritet me shumë interes. Kjo për arsye të rivalitetit të madh mes Thaçit e Kurtit. Ata kurrë nuk kanë folur, as nuk janë përshëndetur publikisht me njëri-tjetrin. Thaçi mban titullin tradhtar nga Albin Kurti, kurse Presidenti i vendit, ndonëse sipas Kushtetutës konsensual dhe apartiak, ka akuzuar liderin e VV’së për financim nga Irani, e për pjemarrje në organizatën “Syri i Popullit”, që dyshohet se planifikonte ndër të tjera edhe vrasjen e Thaçit.Gazeta Express Në 20…

Lexo më Shumë

E karakterizuar si qeveri që harxhoi të gjitha rezervat e shtetit, tani është ministria e udhëhequr nga Endrit Shala që ka shpenzuar mijëra euro në udhëtime jashtë Kosovës.Për 3 valë ose grupe shkuarjesh të 89 punëtorëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në bregdetin shqiptar, u shpenzuan rreth 55 mijë euro të buxhetit të shtetit. Në trajnimin që organizoi kjo ministri në Durrës, për reformën në Administratën Publike, përkatësisht ndryshimet ligjore të Ligjit për Zyrtarët Publikë, vetëm për mëditje u shpenzuan 6 mijë e 552 euro, raprton KTV. Për 89 personat, staf i MTI-së, për akomodim, ushqim, transport dhe trajnim,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka paralajmëruar klerikun e Kishës Ortodokse Serbe, Metropolitanin Amfilohije Radović, që të mos nxisë trazira në vend.“Ky është paralajmërimi i fundit për Mitropolitin Amfilohije për të mos nxitur trazira,” ka thënë Markoviq në një intervistë për gazetarë pas trazirave të fundit në vend të organizuara nga ultranacionalistët serbë. Gjatë natës së kaluar në shumë qytete të Malit të Zi ka pasur protesta të serbëve për shkak të miratimit të ligjit për liritë e besimit fetar, ku ka pasur të lënduar edhe policë. Protestuesit mësynë edhe aeroportin e Podgoricës por u ndaluan nga policia.…

Lexo më Shumë

Anëtari i VV’së, Taulant Kryeziu, ka thënë në një postim të tijin në Facebook se oferta e VV’së për ndarje të pushtetit me LDK’në ka qenë mjaft bujare krahasuar me ofertat e PDK’së gjatë zgjedhjeve të kaluara.“Oferta e VV-së, për LDK-në, në krahasim me dy marrëveshjet e LDK me PDK të vitit 2008 dhe 2015, mund të cilësohet më bujarja, referuar historikut të krijimit të koalicioneve në Kosovë”, ka thënë Kryeziu. Tutje ai rikujton ofertat për ndarje të pushtetit pas zgjedhjeve në vitet 2008 dhe 2015, ku LDK dhe PDK kishin qeverisur së bashku. Ky është statusi i plotë i…

Lexo më Shumë

KEDS dhe KESCO njofton se kanë siguruar energjinë e mjaftueshme për furnizim me energji elektrike. Të njëjtën kohë mobilizimi i KEDS-it është në pikën më të lartë. Madje, kemi angazhuar edhe kontraktorë që secila situatë eventuale e papritur të evitohet sa më shpejtë.Por, KEDS apelon tek të gjithë konsumatorët që të bëjnë kursim maksimal të energjisë elektrike që të kemi furnizim sa më stabil në këtë periudhë festive. KEDS njofton se në kohën e mbretërimit të temperaturave të acarta një numër i madh i qytetarëve po ngrohen me energji elektrike. Si rrjedhojë, kërkesa vazhdimisht është mbi 1000 Megavatë/orë. Ky veprim…

Lexo më Shumë

Rreth 40 aksidente ndodhin çdo ditë nëpër rrugët e Kosovës. Shumica e tyre përfundojnë më të lënduar, e jo rrallë herë edhe me të vdekur. Bazuar në statistikat e policisë, nga janari deri në nëntor, në vend kanë ndodhur mbi 14 mijë aksidente, në të cilat kanë humbur jetën 103 persona, derisa rreth 11 mijë të tjerë kanë përfunduar me lëndime. Sipas Policisë, shkaktarët kryesorë të aksidenteve mbeten pakujdesia, përqendrimi i pamjaftueshëm dhe tejkalimi i shpejtësisëGjilani u trondit nga aksidenti që ndodhi pasditen e 7 marsit në qendër të këtij qyteti. Një aksident trafiku, i cili dyshohet se ndodhi si…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-12-30T16:42:03+01:00 Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov zotohet se muajt e ardhshëm do të punojë edhe më fuqishëm për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, në mënyrë që Brukseli të mos ketë asnjë arsye që vitin e ardhshëm vendit t’ia jep dritën jeshile. Dimitrov fton partitë politike të gjejnë gjuhë të përbashkët për miratimin e ligjeve në sferën e gjyqësorit, të cilat janë të rëndësishme për fillim të negociatave me BE-në. [embedded content] Alsat Loading…

Lexo më Shumë

​Pas votimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, situata ka ndryshuar. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se veprimi siç e cilëson të njëanshëm për propozimin e Glauk Konjufcës për kryetar të Kuvendit, e më pas votimin e tij, ka lënë pasoja në negociatat e tyre.Sipas tij, palët nuk duhet të kthehen në pikën zero të bisedimeve dhe t’i hedhin poshtë gjitha diskutimet paraprake. Haziri për KosovaPress flet edhe për mundësitë e rikthimit të postit të kryeparlamentarit, votimin e qeverisës së pakicës, insistimin në postin e presidentit dhe zgjedhjet e reja. “Jo detyrimisht duhet të diskutohet për…

Lexo më Shumë