Alsat 2020-01-02T16:24:10+01:00 Alsat mëson nga burimet e tij se kandidati i VMRO-DPMNE-së për ministër teknik të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev është pranuar nga LSDM-ja. “Me këtë propozim të VMRO DPMNE-së nuk shkelet kushtetuta, nuk bëhet fjalë për person ushtarak dhe të uniformuar dhe nuk është nën hetim. Me këtë plotësohen kushtet që propozimi të shkojë në votim në Kuvend, bashkë me Qeverinë teknike e cila duhet ti realizojë zgjedhjet e 12 prillit”, thonë nga LSDM-ja. Qeveria teknike, me Oliver Spasovskin në krye duhet të votohet deri nesër para mesnatës. Loading…
Author: almakos
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të fillojë me transport të organizuar për në shkollë dhe anasjelltas për fëmijët me nevoja të veçantaKjo është bërë e ditur përmes një postimi në web faqen e komunës së Prishtinës. “Prej sot, Komuna e Prishtinës ofron transport të organizuar për në shkollë dhe anasjelltas, për fëmijët me aftësi të kufizuara në Kryeqytet”, thuhet në njoftim. Po ashtu, Komuna e Prishtinës gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se do të ofrojë shujta falas për fëmijët me nevoja të veçanta të cilët janë pjesë e Handikos./GazetaExpress
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të shpërndajë shujta për fëmijët me nevoja të veçanta. Këtyre fëmijëve do t’u ofrohet ushqim nga Kuzhina QendrorePërmes një postimi në web faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës, është bërë e ditur se do të sigurohen rreth 150 shujta në javë. “Fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët janë në qëndrim ditor në Handikos, tash e tutje do ta kenë një shujtë të ngrohtë në ditë të përgatitur nga Kuzhina Qendrore e Komunës së Prishtinës. Komuna do të sigurojë rreth 150 shujta të tilla në javë, kurse Handikos do të kujdeset për transportin…
Alsat 2020-01-02T15:16:44+01:00 “Reket” është gjykimi i parë i caktuar për vitin e ri 2020. Nesër pritet të dëshmojë ish-zëvëndësja e Katica Janevës, prokurorja Elizabeta Josifovska, e cila është dëshmitare e Prokurorisë e Krimit të Organizuar. Emri i Josifovskës u përmend pas shpërthimit të aferës “Reket” dhe kur u publikuan për herë të parë videot e La Veritas për lehtësimin që e mori Orce Kamçevi, i dyshuar në rastin “Perandoria”. Në akuzat që i bënë atëherë mes vete Janeva dhe prokurorja Stefanova, për atë se kush ka lëshuar pe për Kamçevin, në fakt u zbulua se prokurorja Josifovska kishte nënshkruar një…
Nënë e bir do të varrosen në të njëjtën ditë jo shumë larg njëri – tjetrit. Miradie e Luan Alushani vdiqën sot – të dy nga sulmi në zemër. Luani kishte probleme shëndetësore kohëve të fundit, ndërsa nëna e tij pësoi sulm në zemër posa mori lajmin se i vdiq djali. Luani ka lënë pas 4 fëmijë dhe gruan. Express ju sjellë rrëfimin nga Komorani për këtë ngjarje të dhimbshme.Gentiana HASANI Fillimi i këtij viti do të mbahet mend gjatë për familjen Alushani, të Komoranit. Në ditën e dytë të janarit, në këtë familje ndodhi diçka e rëndë. Aty vdiqën…
Alsat 2020-01-02T13:57:00+01:00 Kryetari i VMRO-DPMNE-së në një konferencë për shtyp për qeverinë e re teknike, që duhet të votohet nesër, tha se kandidatin për ministër të Brendshëm do ta bëj të ditur pasi të jetë konsultuar në telefon me kryeministrin Zoran Zaev. Sepse, sipas tij, nuk dëshiron më veto nga ana e LSDM-së dhe e Zoran Zaevit, siç ndodhi me kandidatin e propozuar më herët, Dragan Koavçki. Hristjan Mickoski, pas mospranimit të kandidatit të mëparshëm, akuzoi kryeministrin Zoran Zaev se është kundër profesionistëve, kundër të aftëve prandaj dhe nuk e pranojnë propozimin e tyre të një profesionistë për ministër të…
David Glashin, dikur ishte një milioner që zotëronte një kompani që merrej me gërmimet e arit në Papa Guinen e Re.Asokohe bashkëpunonte me biznesmenët më të mëdhenj të botës, e pas një “stuhie” në bursën e vitit 1987, ai humbi pjesën më të madhe të pasurisë. Kur e braktisi gruaja vendosi të zhvendoset në një ishull të vogël në verilindje të Australisë. Atje i bënte shoqëri vetëm qeni. “Dua të vdes këtu. Është parajsa ime në tokë. Kur erdha në ishull kam qenë i dhënë shumë pas parasë. Paraja i helmon njerëzit, e për shkak të tyre u shkatërrua martesa…
Alsat 2020-01-02T13:01:47+01:00 Ruajtja e kufirit, zgjerimi i BE, Brexit – këto janë temat kryesore, ku ka për t’u përqëndruar presidenca kroate gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020. Secila prej tyre ka grackat e veta. Nuk mungojnë në vend tonet hiperbolike për presidencën e radhës që merr anëtarja më e re e BE-së, Kroacia. Vendi ndodhet “para sfidës më të madhe në historinë moderne”, ky është tenori në media dhe politikë. Nga 1 janari nën presidencën kroate do të zhvillohen konferenca ndërkombëtare e do të trajtohen tema të rëndësishme për BE. Krerët më të rëndësishëm europianë dhe shumë gazetarë do…
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka më të drejtë që t’i përzihet Lidhjes Demokratike të Kosovës për emrin e presidentit në rast të arritjes së një marrëveshje potenciale për koalicion. Kështu thotë ish-anëtari i kësaj partie që drejtohet nga Kurti, Xhavit Drenori. Sipas tij më zgjedhjen e Konjufcës në krye të Kuvendit, po ndiqet modeli gjerman sipas të cilit kryeministri dhe Kryeparlamentari i takojnë partisë që i ka fituar zgjedhjet.Afati kushtetues prej 15 ditësh për të formuar qeverinë do të fillojë të hënën kur edhe pritet që Albin Kurti të mandatohet për Kryeministër nga Presidenti Thaçi në takimin e paralajmëruar mes tyre…
Alsat 2020-01-02T12:07:11+01:00 Kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook bëri të ditur se është propozuar zgjidhje e re ligjore për ambasadorë, që do ta mbrojë shërbimin diplomatik në të ardhmen, duke i dhënë përparësi diplomatëve të karrierës. “Prej vitit 2017 deri më tani 87,5 për qind të personave të cilët janë emëruar për ambasadorë janë diplomatë të karrierës, 35 prej tyre janë profesionistë, ndërsa vetëm pesë janë zgjidhje politike. Në krahasim me periudhën 2006-2017, raporti mes zgjidhjeve profesionale dhe politike ishte 42,3 për qind, ose në realitet 33 të karrierës (shtatë të punësuar pak para dërgimit) dhe madje…
Rregulla të reja: Gjithçka që është vendosur të ndryshojë në vitin 2020 në ZvicërGazeta zvicerane ‘The Local’ ka përgatitur një artikull që u kushtohet ndryshimeve më domethënëse që do të ndodhin në vitin 2020 në Zvicër. Ja një vështrim mbi të gjitha ndryshimet e rëndësishme. Ndalimi i përdorimit të plastikës Duke filluar nga 2020, qyteti i Gjenevës do të ndalojë shitjen e plastikës së disponueshme në ngjarje si dhe në pikat e shitjes në pronën publike, jo vetem në këtë qytet, por në Zvicren. Qyteti i Gjenevë nga sot, 1 janari i 2020-ës do të praktikojë këtë ligj dhe duhet…
Alsat 2020-01-02T10:50:49+01:00 Prokuroria Themelore Publike Shkup (PTHP) dha urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një, personi për tentim për vrasje në shtëpinë familjare në fshatin Çajlanë, të Sarajit. I dyshuari, siç informon PTHP-ja në orët e mbrëmjes të 31 dhjetorit, në shtëpinë familjare në fshatin Çajlanë, gjatë kryerjes së dhunës familjare, me paramendim ka tentuar që ta privojë nga jeta vëllain e tij. “Dy vëllezërit së pari kishin filluar që të zihen, prandaj në një moment i dyshuari nga xhepi ka nxjerrë thikë dhe disa herë e kishte qëlluar të dëmtuarin në qafë, duke i shkaktuar plagë nga karakteri…

