Author: almakos

Të shpeshta janë rastet e sulmeve fizike të cilat ndodhin anembanë vendit. Një e tillë mes disa personave ka ndodhur orët e vona të natës së kaluar në Prishtinë.Saktësisht në afërsi të “Rilindjes” disa persona janë rrahur mes vete, teksa një femër tentonte që të afrohej për t’i ndarë. Nuk dihet se pse erdhi deri tek kjo përleshje, por që u ndalua me ndërhyrjen e policisë. Pjesëtarë të policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë ndaluar rrahjen e këtyre të rinjve në qendër. Rrahje në Prishtinë

Lexo më Shumë

58 vjeçarja, Elfije Retkoceri është nënë e dy fëmijëve. Ajo jeton në Prishtinë, në një dhomë të vetme në kushte tejet të vështira financiare.Elfija nuk e ka aspak të lehtë të kujdesët për dy djemtë e saj. Bashkëshorti i vdiq vite më parë, dhe tash e sa kohë ajo e ka barrën më të madhe si kryefamiljare. Jeta i është vështirësuar edhe më shumë që nga koha kur i është ndalur sociali. Ëndrra e saj e kahmotshme është t’ua sigurojë dy djemve të saj një kulm mbi kokë. Deri tash e kam marr socialin, tash ma kanë ndalë se i…

Lexo më Shumë

WhatsApp nuk do të funksionojë në modelet e telefonave të vjetër, sic ka ndodhur më herët në Nokia dhe Blackberry.Kushdo që përdor një telefon Windows nga janari nuk do te jetë në gjendje ta përdorë WhatsAppin. Por WhatsApp është duke planifikuar që të ndalojë edhe në Apple iOS dhe Android, duke detyruar miliona njerëz të blejnë telefona të ri. Këta janë telefonat që nuk do kenë më WhatsApp: • Të gjitha sistemet operative të Windows Phone pas 31 Dhjetorit 2019 • Versionet Android 2.3.7 dhe më të vjetër pas 1 shkurtit 2020 • iPhone iOS 7 dhe më të vjetër…

Lexo më Shumë

Një nga muzetë më unikë në Uashington DC, i quajtur Newseum, u mbyll në prag të Vitit të Ri. Për 12 vjet ai ka shërbyer si një mjedis ndërveprimi, kushtuar gazetarisë si dhe inkurajimit të mesazhit që përcjell Amendamenti i Parë i Kushtetutës Amerikane.Pjesë të murit të Berlinit dhe kullave binjake pas rrëzimit më 11 shtator të vitit 2001, makina e shpartalluar nga plumbat e një ekipi televiziv që punonte në ish-Jugosllavi, faqet e para të gazetave nga e gjithë bota, kanë qenë simboli i shtypit të lirë dhe Amendametit të Parë të Kushtetutës Amerikane për më shumë se një…

Lexo më Shumë

Rudy Giuliani, avokati personal i Presidentit amerikan Donald Trump dhe një figurë kryesore në presionin ndaj Ukrainës për të nisur hetimet për të përfituar politikisht Trump-i, thotë se ai do të dëshmonte në gjyqin për shkarkimin e presidentit dhe do të bënte gjithçka që mundej për ta nxjerr atë të pafajshëm.“Do të dëshmoja. Do të jepja leksione, do të jepja përmbledhje faktesh”, tha zoti Giuliani ndërsa mbrriti të martën në darkë me kravatë të zezë në festën e Vitit të Ri në pronën e Presidentit Trump në Florida. Giuliani, ish kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut dhe mik i ngushtë…

Lexo më Shumë

Kancelarja e Gjermanisë, Angel Merkel, deklaroi se vetëm brenda Bashkimit Europian Gjermania mund të mbrojë vlerat dhe interesat e saj.Në mesazhin për vitin e ri, ajo theksoi se viti 2020 mund të jetë vit i mirë për vendin e saj. Ajo vuri në dukje se kur Europa është në gjendje të mirë, edhe Gjermania do të jetë e tillë. “Sepse vetëm brenda BE-së mund t’i mbrojmë vlerat dhe interesat tona, pasi paqen, lirinë dhe prosperitetin mund t’i marrim nën mbrojtje”, theksoi Merkel. Ajo më tej rikujtoi se Gjermania në gjysmën e dytë të vitit 2020 do të marrë përsipër presidencën…

Lexo më Shumë

Në QKUK, kanë kërkuar ndihmë 166 persona prej tyre 6 të lënduar nga përdorimi jo adekuat i mjeteve piroteknike dhe një nga plumbi qorrNata e fundit e vitit, rëndom festohet me hedhjen e fishekzjarrëve. Por, shumë të shpeshta në Kosovë janë edhe rastet e përdorimit të armëve të zjarrit. Madje si pasojë e këtij fenomeni, edhe në natën e ndërrimit të mot moteve një person është plagosur nga një plumb “qorr”. Këtë e konfirmojnë edhe në Qendrën Emergjente të QKUK-së. E me armë festoi edhe dikush në Vushtrri. Por, ai për shkak të këtij veprimi përfundoi në pranga të policisë.…

Lexo më Shumë

Një burrë britanik u vra natën e Vitit të Ri në Tajlandë pasi një fishekzjarr shpërtheu në fytyrën e tij.Gary McLaren, 50-vjeç, vdiq ndërsa festoi me të fejuarën e tij dhe miqtë në vendpushimin e ahengjeve në Pattaya, Tajlandë lindore. McLaren u përpoq të ndizte një tub kartoni 50 cm të mbushur me fishekzjarrë, transmeton KosovaPress. Dëshmitarët thanë se përpjekjet e tij fillestare për të ndezur fishekzjarrët dështuan, por ai arriti në një përpjekje të dytë, duke bërë që tymi të derdhej nga tubi. Fishekzjarrët pastaj shpërthyen në fytyrën e tij, duke e lënë të vdekur në vend. McLaren studioi…

Lexo më Shumë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Kastrati me rastin e vdekjes së Binak Kastratit, ndër mjekët e parë shqiptarë në Kosovë.“Sot pranova lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë prof. dr. Binak Kastrati, ndër mjekët e parë shqiptarë në Kosovë. Ai u angazhua tërë jetën për ndërtimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor dhe të arsimimit të gjeneratave të reja të mjekëve në vendin tonë. Dr. Kastrati dha kontribut të pafund në institucionet shëndetësore para dhe gjatë viteve të 90-ta dhe u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e para demokratike të vitit 1992. Dr.…

Lexo më Shumë

Pas Haxhi Hotit, ish-kandidatit për deputet të Nismës Socialdemokrate, që kërcënoi me jetë liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, një tjetër anëtar i partisë së Fatmir Limajt ka marrë vëmendje për gjuhë banale të përdorur në rrjetin social Facebook.Tasim Halabaku, ish-kandidati për deputet të Nismës Socialdemokrate, ka përdorur gjuhë skajshmërisht banale ndaj kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit, në rrjetin social Facebook. “Mos ha m** Luto”, ka shkruar anëtari i Nismës nga Komuna e Vitisë, në një koment gjatë emisionit “DPT Te Fidani” në T7 ku po fliste nënkryetari i LDK-së. Katër ditë më parë, anëtari tjetër i Nismës,…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-01T16:20:12+01:00 Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski  thotë se qeveria teknike do të votohet në Kuvend më 3 janar ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 12 prill.  Duke folur për  dallime mes pushtetit dhe opozitës për   ministrin teknik të punëve të brendshme, Spasovski thotë se VMRO-ja duhet të respektoj kushtetutën  andaj edhe pret propozim të ri. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Katër anëtarë të Nismës Social Demokrate, subjekt ky i udhëhequr nga Fatmir Limaj janë bërë temë kryesore e diskutimit ditëve të fundit, për vetë faktin se janë përfshirë në skandale të ndryshme, shkruan Gazeta Express.Menjëherë pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit, kur ky subjekt politik e pati të vështirë luftën për të kaluar pragun zgjedhor, deputeti i zgjedhur i Nismës, e ministri në detyrë, Endrit Shala do të godiste me shpullë një gazetar, vetëm pse ky i fundit kishte tentuar të merrte pamje para QKUK-së. Në fakt, krejt zanafilla e këtij rasti ndodhi me datën 17 nëntor, kur është plagosur me…

Lexo më Shumë