Alsat 2020-01-03T17:43:52+01:00 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi me 101 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” qeverinë e re teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Po ashtu u zgjodhën edhe ministrat e rinj, dy nga të cilët vijnë nga radhët e VMRO-DMPNE-së. Kështu, kryeministër do të jetë Oliver Spasovski, për ministre të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, për ministër pa resor, zëvendëskryeministri i deritashëm për Çështje Ekonomike, Bujar Osmani, për zëvendëskryeministre për Çështje Ekonomike, Mila Carovska. Për ministër të Brendshëm do të jetë Naqe Çullevin. Nga LSDM-ja për ministër shtesë të Punëve të Brendshme kanë propozuar, Sllavjanka Petrovska dhe për Punë dhe…
Author: almakos
Mbi 1 milion euro pritet t’i kushtojë mbrojtja Kosovës vetëm për dy raste të arbitrazheve ndërkombëtare. Këto para do të iu jepen zyrave ligjore që do të përfaqësojnë Telekomin dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit në Arbitrazh. Njëra kompani është franceze, derisa tjetra nga ShBA’të. Në rast të mos përfaqësimit të duhur, shteti rrezikon të humbë rreth 200 milionë euro.Arjeta Shabani Rreziku i humbjes së miliona eurove i ka vënë në lëvizje Telekomin e Kosovës dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Të dy këto ndërmarrje, tashmë kanë angazhuar zyre ligjore për t’i përfaqësuar interesat e tyre në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Telekomi…
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur sot aktakuzë ndaj shtatë zyrtarëve lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.Në mesin e të akuzuarve është edhe emri i ish-këshilltarit të Kadri Veselit, Nijazi Kryeziu, i cili sot është liruar nga aktakuza për rastin “Pronto”. Ndaj Kryeziut nga Prokuroria Themelore e Prizrenit është ngritur aktakuzë nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë periudhës 2014-2016 sa ka qenë drejtor i Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit. Kryeziu dyshohet se me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për dikë tjetër (pronarëve të objekteve të ndërtuara), kanë…
Alsat 2020-01-03T16:04:15+01:00 Në Kuvend në këto momentet pritet të nis debati për zgjedhjen e qeverisë teknike pasi gjatë ditës Zoran Zaev dha dorëheqje nga posti i kryeministrit duke i hapur kështu rrugën votimit të kabinetit të ri që do të drejtohet nga kryeministri teknik, Oliveri Spasovski. Qeveria e re pritet të votohet më së voni deri në mesnatë. Ndërkohë pak orë më parë Presidenti Stevo Pendarovski i dorëzoi mandatin e kryeministrit Oliver Spasovskit për të formuar qeverinë e re teknike që do të zgjasë 100 ditë, deri në zgjedhjet e 12 prillit, sipas Marrëveshje së Përzhinos. https://www.youtube.com/watch?v=Wd79FDSUBBQ&feature=youtu.be Loading…
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka folur rreth deklaratës së bërë sot nga nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, se do të ishte gabim historik nëse nuk do të arrihej një pajtim Mustafa-Kurti për një koalicion për ndërtimin e institucioneve të reja.Megjithatë Hoxha ka thënë se Osmani do të ishte mirë të kuptonte se një gabim historik ishte edhe fakti që ajo përfaqësoi në zgjedhje Isa Mustafën, Agim Veliun e Lutfi Hazirin. Siç ka shkruar anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes në Shqipëri, LDK’ja ka mashtruar votuesit e saj kur ka nxjerrë Osmanin si kandidate për kryeministre. Shkrimi i plotë i…
Një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës i kryesuar nga nënkryetari Agim Veliu kanë qëndruar për një vizitë zyrtare në Berlin ku janë takuar me Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Express.Në një komunikatë të lëshuar nga partia e Isa Mustafës është njoftuar që Grenell ka kërkuar heqjen e taksës me qëllim të rinisjes së dialogut. Ndërkohë LDK’ja ka njoftuar ambasadorin amerikan rreth zhvillimeve për koalicion me LVV’në. Për takimin në një postim në profilin e tij zyrtar ka shkruar edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, që ka qenë bashkë me Veliun në…
Alsat 2020-01-03T13:57:07+01:00 Në samitin e Zagrebit, në maj, kemi ambicien dhe qëllimin e qartë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe MV, deklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç. ”Ne do të këmbëngulim për këtë. Ne shkojmë në mënyrë ambicioze në samitin e Zagrebit, me qëllimin e qartë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe MV”, theksoi Plenkoviç. Sipas tij, përvoja e Kroacisë thotë se kur negociohet nuk shihet menjëherë hapi i ardhshëm, menaxhimi ekonomik që, sipas tij, për momentin nuk është mjaft e dukshme në negociatat për aderim. Kryeministri kroat shtoi se nga samiti BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb majin e ardhshëm…
Përgjigja e kësaj pyetjeje është mjaft interesante – Republika Çeke.Kjo sipas të dhënave të publikuara nga The Economist në raportin World In Figures, transmeton KlanKosova. Shumëkush mund të mendonte që Gjermania është e para në këtë aspekt, por Gjermania dhe Austria renditen në vendin e tretë dhe të dytë, respektivisht. Polonia radhitet e katërta, ndërsa Rumania e pesta. Të dhënat për konsumimin e birrës në vendet tjera mund t’i gjeni këtu.
Alsat 2020-01-03T13:01:46+01:00 Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa bashkë me dorëheqjen e tij tërhiqet edhe i gjithë kabineti qeveritar. Kryetari i Kuvendit tha se përbërja aktuale e Qeverisë mbetet në detyrë deri në formimin e Qeverisë së ardhshme. Gjatë ditës së sotme pritet që presidenti Pendarovski t’i japë mandatin ish-ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovskit dhe më pas Kuvend të propozojë kabinetin e ardhshëm qeveritar. Loading…
Alsat 2020-01-03T11:41:54+01:00 Dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev ka arritur në Kuvend. Kështu kanë njoftuar nga kabineti i kryeparlamentarit Talat Xhaferit dhe se të njëjtën do t’ja përcjellin presidentit Stevo Pendarovski, i cili do ta dekretojë kryeministrin e ardhshëm teknik. “Pasi të na dërgojnë mandatarin e ri, do të caktohet seanca për miratim”, kanë njoftuar nga kabineti i Xhaferit. Loading…
Me rastin e paralajmërimit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq se për Krishtlindje do të shkojë në Mal të Zi për t’iu dhënë përkrahje serbëve atje, Lëvizja Malaziase propozon që Vuçiqi të shkojë në Kosovë dhe atje ta ndezë pemën e Krishtlindjes.Lëvizja Malaziase ka kumtuar sot se ardhja e paralajmëruar e presidentit të Serbisë ditën e Krishtlindjes serbe në Mal të Zi, ka për qëllim që edhe më tepër ta acarojë situatën në Mal të Zi, që të përsëritet skenari i 16 tetorit 2016 kur u tentua grusht shteti në këtë vend dhe kështu të krijojë kaos në Mal të…
Alsat 2020-01-03T11:14:09+01:00 Presidenti Stevo Pendarovski ka njoftuar sot se mbi bazë të nenit 84 të Kushtetutës, do t’i jap mandatin për formimin e Qeverisë së re Oliver Spasovskit. Në kumtesën e Presidentit theksohet edhe se pas përfundimit të seancës në Kuvend për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidenti Pendarovski në Kabinetin e tij – Vilën Vodno, do të presë anëtarët e përbërjes së re qeveritare. Terminet për të dyja ngjarjet, ndarjen e mandatit dhe pritjen e anëtarëve të përbërjes së re të Qeverisë, siç është theksuar nga Kabineti i Pendarovskit, në mënyrë shtesë do…

