Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve në qendër të Parisit, të cilët po kundërshtojnë sistemin e pensioneve.Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, teksa protestuesit tentuan që të hynin në stacionin e trenit në Gare de l’Est. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se reformat janë esenciale, që të thjeshtohet sistemi aktual i pensioneve, por kundërshtarët e tij thonë se reformat e reja do të bëjnë që qytetarët të punojnë për një kohë më të gjatë, përpara se të dalin në pension. Punëtorët e transportit në Francë kanë hyrë në grevë që prej fillimit të dhjetorit të…
Author: almakos
Kosovarja Ikballe Huduti-Berisha ka fshirë postimet në përkrahje të gjeneralit të vrarë iranian, Qasem Soleimani.Madje, ka paralajmëruar padi ndaj portaleve me pretendimin se fjalët e saj u keqcituan nga mediat kur raportuan se prizrenasja u mërzit pse u vra Soleimani, duke thënë se i njëjti s’do të vdesë kurrë. “Te gjitha portalet qe pergenjeshtrojne duke dhene mendimin shpifes ndaj asaj qe e them dhe se eshte e drejte e imja te flas per te drejten humane e nuk eshte e drejt e gazetarve te ia humbin kontekstin e te me etiketojne me ate qe eshte e pavertet per te marre…
Alsat 2020-01-04T16:15:54+01:00 Kalendari tregon muajin janar, por temperaturat nuk janë ato që zakonisht kanë shoqëruar këtë periudhë të vitit. Rrezet e diellit të krijojnë përshtypjen se nuk jemi në mes të dimrit po në fillim të pranverës. Qytetarët nuk mbajnë mend që në dhjetor apo janar temperaturat gjatë viteve të kaluara të kenë qenë mbi zero, sepse minusi e karakterizon këtë muaj në vendin tonë. Madje ata potencojnë luhatja e temperaturave, me mëngjese dhe mbrëmje shumë të ftohta, dhe mesditë me temperatura më të larta, ndikon negativisht në shëndetin e tyre. “Këtë vit veçanërisht është ngrohtë. Nuk e di se…
Këshilli i Ambasadorëve shqiptare ka dënuar veprimet e dhunshme ndaj ambasadës malazeze në Beograd duke bërë një apel si për qeverinë shqiptare ashtu dhe për atë serbe.Këshilli thotë se qeveria shqiptare duhet të luajë një rol aktiv në uljen e tensioneve që tashmë është ndezur në Beograd dhe për të tejkaluar situatën e krijuar. Kurse për Serbinë shprehet se duhet të shkëputet nga politika e viteve 90’ të Millosheviçit kur feja shpërdorohej për agjenda nacionaliste. Sipas tyre, Mali i Zi ka legjimitet dhe vendimmarrje sovrane për të drejtat fetare, dhe pikërisht diplomacia shqiptare duhet të dalë në mbrojtje të kësaj.…
Alsat 2020-01-04T15:06:47+01:00 Presidenca kroate, prioritet i së cilës do të jetë zgjerimi i BE-së ngjallë shpresën që vendi këtë vit do t’i hap negociatat e shumëpritura për anëtarësim. Profesori, Llazarar Llazarov vlerëson se pritjes së gjatë për t’i filluar negociatat po i vjen fundi, ndonëse deri në anëtarësim të plotë mund të na duhen edhe dhjetë vjet të tjera. Llazarov është optimist se deri në samitin e majit, shtetet-anëtare do të arrijnë konsensus për metodologjinë e re, ndonëse me të kriteret për anëtarësim pritet të jenë shumë më të rrepta sesa Kriteret e deritanishme të Kopenhagës. Jam i bindur se…
Në Coupvray të Francës, më 4 janar të vitit 1809, lindi Louis Braille, i cili e sfidoi verbimin qysh si adoleshent.Kur ishte fëmijë, Braille pësoi një aksident dhe mbeti i verbuar, por derisa ishte ende nxënës shkolle, krijoi një formë të re komunikimi që do transformonte jetën e miliona personave të verbër. Braille vdiq më 6 janar 1852, dhe sistemi i tij i shkrimit që mund të ndihet dhe të interpretohet nga të verbërit, do të njihej gjerësisht vetëm pas vdekjes së tij. Pothuajse dy shekuj më vonë, sistemi Braille vazhdon të jetë instrument tepër i çmuar i të mësuarit…
Alsat 2020-01-04T14:10:14+01:00 Ikja e mjekëve dhe e personelit tjetër mjekësor nga vendi si dhe rritja e pagave karakterizuan edhe vitin që e lamë pas. Protestat për përmirësimin e kushteve nuk munguan as gjatë 2019-tës. Disa herë të punësuarit në sektorin e Shëndetësisë dolën në rrugë për të kërkuar përmbushjen e premtimeve të Qeverisë. Gjatë nëntorit 2019, ministri kumtoi për rritjen e pagave masë kjo që synon parandalimin e largimit të mjekëve nga vendi. Mjekët specialistë do të marrin paga më të larta për 25%. Pagat e Infermierëve dhe laborantëve shënuan rritje prej 10% ndërsa mjekët e përgjithshëm në Spitalet shtetërore…
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 17 vjetorin e vrasjes së Tahir, Hasan e Enis Zemajt.Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka thënë se vrasësit e tyre janë akoma të lirë dhe se të njëjtit po pengojnë zbardhjen e krimeve të pasluftës. “Vrasësit e urdherdhënësit janë akoma të lirë dhe sot, si asnjëherë më parë, vazhdojnë të krijojnë pengesa drejt zbardhjes së krimeve të pasluftës dhe pengesa ndaj përpjekjeve që mund të jenë shpresa e fundit për drejtësi”, ka shkruar Osmani./Express
Alsat 2020-01-04T12:51:45+01:00 Sot paradite, konkretisht rreth orës 10:30 minuta, Ministria për Punë të Brendshme ka pranuar thirrjen se në Lagjen Maxhari në afërsi të stadiumit “Boris Trajkovski”, është gjetur një person i vdekur. Raportohet se bëhet fjalë për personin me iniciale A.C. i lindur në vitin 1985 dhe i punësuar në Agjencinë për Sigurim MDN. Personi në fjalë një ditë më parë (03.02.2020) në ora 20:10 minuta ka dal nga shtëpia për të shkuar në punë, kur edhe është parë për herë të fundit nga familjarët. Tek viktima është vërejtur një plagë në kokë e cila supozohet se është shkaktuar…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një punëtore e Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë është sulmuar nga nje person.Sipas policisë, rasti ka ndohur dje rreth orës 10:00, në rrugën “Rrahim Beqiri” të kryeqytetit. “Viktima, punëtore e Qendrës për Punë Sociale, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin policor.
Policia ka njoftuar se dy të dyshuar i kanë grabitur portofolin me para një personi.Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Pejës në Fushë Kosovë rreth orës 20:00 para dy ditësh. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se dy të dyshuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur portofolin në të cilin kishte 50 euro. Nuk raportohet për të lënduar.
Mbi 250 persona, ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare dhe qytetarë të Kosovës janë ftuar gjatë vitit që shkoi nga Gjykata Speciale. Disa prej tyre u ftuan në cilësinë e të dyshuarve, por shumë prej tyre ftesën e kanë marrë vetëm si dëshmitarë. Shumë ftesa u dërguan edhe nëpër në lokale të ndryshme dhe tregon joprofesionalizëm. OVL-UÇK nuk përjashton protestat të ashpra për të kundërshtuar arrestimet. Këtë e tregojnë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët vazhdojnë të kundërshtojnë këtë gjykatë që sipas tyre është politike dhe e njëanshme, duke deklaruar se shumë shpejtë pritet të ngritën aktakuzat…

