Alsat 2020-01-05T09:19:05+01:00 Mbrëmë rreth orës 22:00 në Stacionin Policorë në Veles, personi me iniciale D.P. i lindur në vitin 1967 ka njoftuar se më date 03.01.2020 rreth orës 18:00, djali i tij S.P. i lindur në vitin 1997 ka qenë në Holandë në aeroportin e Amsterdamit dhe është dashur që të fluturoj për në Beograd e më pas në Shkup, që të kthehet në shtëpinë e tij në Veles. Por sipas denoncimit të babait të tij, ai nuk ka hipur në avion dhe prej atij momenti i humbet çdo gjurmë dhe është i pakapshëm në celularin e tij. Nga ana…
Author: almakos
Grupi militant “Al Shabaab” e ka sulmuar një bazë ushtarake në Lamu të Kenias. Kjo bazë përdoret nga forcat amerikane dhe forcat vendore.“Ata e kanë sulmuar pistën Manda në Lamu, e cila ndodhet pranë kampit ushtarak me personel të huaj nga shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Kemi informata se luftimet ende janë duke vazhduar”, tha një burim ushtarak. Ky burim tha se sulmuesit janë duke u përpjekur që t’i qasen bazës përmes pistës. Në disa pamje të publikuara shihet tym i zi. Përgjegjësinë për sulmin përmes një deklarate e mori grupi Al Shabaab. “Një grup elit i ushtarëve të…
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, qeverisjen dyvjeçare të tij po e quan sfiduese dhe me shumë vështirësi e pengesa. Por edhe me shumë të arritura.Haradinaj në një intervistë dhënë për eo thotë se për dy vjet në krye të qeverisë arriti të kthej dialogun nga dora e Mogherinit në atë të kancelares Merkel e presidentit Trump. Po ashtu ai thotë se arriti të ndalë edhe ndarjen e Kosovës dhe fuqizimin e saj përbrenda, duke miratuar pako ligjore që ndihmuan zbatimin e ligjit në tërë vendin. “Është një qeverisje e sfiduar sepse ne po ashtu arritëm me e heq dialogun nga…
Alsat 2020-01-05T08:10:56+01:00 Moti nesër në mbarë vendin do të jetë me vranësira, me erë të përforcuar veriore dhe me të reshura të përkohshme, kryesisht të borës. Përgjatë Luginës së Vardarit, ku erërat do të jenë më të fuqishme, gjatë ditës do të ketë edhe zvogëlim të përkohshëm të vranësirave. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 4 deri 4 gradë, ndërsa ajo e ditës prej minus 2 deri 7 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira, me erë të përforcuar veriore dhe me të reshura të përkohshme kryesisht të borës. Temperatura e mëngjesit do…
Në Kosovë ndalohet me ligj angazhimi i fëmijëve në aktivitete që dëmtojnë zhvillimin e tyre.Por megjithatë organizatat që merren me të drejtat e tyre thonë se një numër i madh i fëmijëve angazhohen në aktivitete të ndryshme në rrugë që dëmtojnë shëndetin psiko-fizik të tyre. Ata bëjnë thirrje për shtimin e shërbimeve për fëmijët dhe familjet e tyre, siç është hapja e më shumë qendrave për strehimin e përkohshëm, shkruan VOA. Aktualisht Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka regjistruar rreth 100 fëmijë që bëjnë punë të tilla. Mentor Morina nga kjo ministri, tha se janë rreth 100 raste të…
Alsat 2020-01-04T23:45:38+01:00 Në ora 18:45 minuta në vendkalimin kufitar Bogorodica, në afërsi të një kazinoje, është gjetur një person pa shenja jete (shtetas i huaj). Bëhet fjalë për shtetasin grek me iniciale K.G. i lindur në vitin 1946 në Selanik, Republika e Greqisë. Personi në fjalë nga ana e sigurimit është hasur në ora 18:30 minuta në gjendje të rëndë shëndetësore, pas çka edhe ka ndërruar jetë. Në ora 18;40 minuta, vdekje pa shenja dhune ka konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë – Gjevgjeli. Personi tanimë i ndjerë ishte i regjistruar si mysafirë në njërën nga kazinot që gjenden në…
Mërgimtarët të cilët po kthehen në shtëpitë e tyre pasi që ishin në Kosovë për festat e fund vitit po presin deri në 7 orë për të dal jashtë kufirit në Merdare.Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Në njoftim thuhet se pritja në pikën kufitare Merdare pritja 6 orë e 40 minuta deri 7 orë për të dalur nga vendi. Ndërsa për të hyrë 5 deri në 10 minuta. Sipas të dhënave në pikat tjera kufitare trafiku është më i lirë ku brenda një ore mërgimtarët mund të dalin nga Kosova.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka sulmuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhjet e përkohshme parlamentare të 6 tetorit.Tahiri, njeri i afërt i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar Albin Kurtin se po e vonon formimin e qeverisë së re të vendit. Goditjen ndaj Kurtit, Tahiri e ka dhënë nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ku e ka komentuar situatën e fundit politike të krijuar në Kosovë, me ngecjen e bisedimeve mes VV’së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e koalicionit qeverisës. “Po bëhen 3 muaj nga…
Një studente vrau veten, pasi zbuloi se u dashuri i saj i kishte dërguar mesazhe një vajze tjetër në Facebook.Emily Elliott nisi një marrëdhënie me Shay Doyle, pasi u takuan në Universitetin Huddersfield, West Yorkshire. Çifti u nda në muajin shkurt të vitit 2019, kur ajo zbuloi se i dashuri kishte komunikuar me një femër tjetër. Pas ndarjes, ajo tentoi të vriste veten, por u shpëtua nga miqtë. Ndërsa, disa muaj më pas, 23-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj. Sipas mediave të huaja, vajza nuk e përballoi dot ndarjen dhe vendosi t’i jepte fund jetës.
Shqiptarët që janë lindur e rritur në Turqi nuk e harrojnë prejardhjen e tyre.Në kuadër të “Ditëve të kulturës shqiptare” gjatë dhjetorit atje janë mbajtur organizime kulturore dhe sportive. Pos këngëve për Kosovën, këta shqiptarë, familjet e të cilëve kanë migruar para shumë dekadash, dinë edhe të hedhin valle kosovare. Qamil Bytyqi që e koordinon punën e Qendrës Kulturore të Kosovës thotë se me to po ngritët vetëdija për identitetin kombëtar tek shqiptarët e Turqisë. Shqiptarët e Turqisë duan shtetësi kosovare – 04.01.2020 – Klan Kosova Uploaded by KlanKosova on 2020-01-04.
Banorët e Syriganës së Skenderajt, ankohen se ende pa përfunduar ndërtimi i rrugës, asfalti është prishur.Ende pa përfunduar asfaltimi në tërësi i rrugës Runik deri te Kisha, kanë filluar telashet për banorët e Syriganës së Skenderajt. Shtresa e re e asfaltit duket të mos jetë fort e qëndrueshme. Madje për banorët nuk është e vështirë as ta ilustrojnë një problem të tille. Sipas Kapllan Sinanit, banor i fshatit Syriganë, projekti i asfaltimit të kësaj rruge është i dështuar. Ai thotë t’i ketë njoftuar institucionet përkatëse qysh gjatë fazës së punimeve që cilësia nuk është e duhura. Sipas Sinanit intervenimi veçse…
Gjatë gjithë ditës së sotme, e gjithashtu ditët e fundit, prej pikës kufitare në Merdare për të dalë nga Kosova janë dashur me orë të tëra.Sipas Qendrës Kufitare për Menaxhim Kufitar, e cila statistikat e fundit i ka publikuar para pak minutash, për të dalë nga Kosova duhen 5 orë e 40 minuta.Ndërkaq, nga po kjo pikë kufitare për të hyrë në Kosovë duhen 5 deri në 10 minuta. E prej pikës kufitare Dheu i Bardhë duhen 1 orë për të dalë nga Kosova e deri në 10 minuta për të hyrë. Ndërkaq prej pikës kufitare Muçibabë duhen 1 orë…

