Një pamje prekëse është shfaqur këto ditë, ku Australia po përballet me zjarre të shumta apokaliptike, ku shumë kafshë kanë humbur jetën si pasoj e zjarrit që ka përfshirë një pjesë të madhe të vendit, ndërsa shumë vullnetar janë angazhuar për shpëtimin e kangurëve dhe kafshëve të tjera që janë në rrezik.Është për të ardhur keq që ne njerëzit shpesh harrojmë rëndësinë e mirënjohjes. Është një vlerësim mirënjohës për atë që marrim, një mënyrë për të pranuar mirësinë në jetën tonë. Mirënjohja konfirmohet se është e lidhur me lumturinë, pasi rrit pozitivitetin, ndërton marrëdhënie të forta, dhe përmirëson shëndetin. Për…
Author: almakos
Me përfundimin e festave të fundvitit, ka nisur edhe kthimi i mërgimtarëve në vendet ku ata jetojnë e punojnë.Kështu, fluksi i madh në kufi, ka shkaktuar pritje dhe kolona të gjata. Përmes fotografive një mërgimtar për Insajderin ka thënë se vetëm sot kolona ka zgjatur deri në pesë orë.
Pa investime milionëshe, kombinati metalurgjik “Trepça” në Kosovë, nuk mund të rimëkëmbet dhe vështirë se do të mund të funksionojë tutje, thonë udhëheqës të kësaj ndërmarrjeje.Planet për kombinatin metalurgjik “Trepça” për vitin 2020 janë të shumta, thonë drejtuesit e ndërmarrjes, por që asnjëra nga to nuk mund të realizohet nëse Qeveria e Kosovës, si aksionare e këtij kombinati, nuk i bën investimet e duhura. Drejtori menaxhues në “Trepçë”, Basri Ibrahimi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se gjatë vitit 2019 janë bërë përpjekje të mëdha për të vënë në funksion më të madh këtë ndërmarrje, por, sipas tij, problemet…
Alsat 2020-01-05T16:05:08+01:00 VMRO-ja kërkon përgjigje nëse ka diçka të vërtetë në shkrimet e mediave për njerëzit e tjerë të përfshirë në rastin Reket. Nga LSDM-ja mohojnë të gjitha shkrimet në lidhje me përfshirjen eventuale të ndonjë prej familjes së Zaevit në këtë rast dhe të njëjtat i quajnë gënjeshtra. “Humbja e Mickoskit tregon gjithë panikun që është brenda VMRO-së përmes publikimit të përditshëm të gënjeshtrave në media, thonë nga LSDM. [embedded content] Ky rrjet i thurur zhvatës na shpie drejt kokës së oktapodit, tek koka e mafies së shtetit. Rasti “Reket” është produkti dhe shtylla e sundimit të Zoran Zaevit…
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka bërë një ndërhyrje estetike gjatë ditëve të fundit të vitit 2019.Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, për legjislaturën e re, Daut Haradinaj, para disa javësh i është nënshtruar një ndërhyrje estetike për mbjelljen e flokëve, shkruan magazina.al. Haradinaj i cili nuk është shfaqur në publik tash e një kohë, mungoi edhe në seancën konstituive të Kuvendit më 26 dhjetor dhe ai pritet të rikthehet jetës publike sapo stili i ri i flokëve të marrë formë. Një një fotografi të publikuar këto ditë nga miqtë e tij, shihet se flokët e rinj të Haradinajt, tashme…
Alsat 2020-01-05T14:59:36+01:00 Filloristët shqiptarë nuk shfaqin interesim për të mësuar lëndën e maqedonishtes, edhe pse nga klasa e katërt kjo lëndë është obliguese. Mësimdhënësit thonë se për këtë mos interesim kanë ndikuar shumë faktor, madje edhe politika e zhvilluar viteve të fundit. Mësuesja Enisa Abdullai, si arsye tjetër përmend edhe problemet në plan-program. Sipas saj ajo që s’ka kuptim është se fillimisht mësohen tekstet e pastaj shkronjat. [embedded content] Plan programet me të vërtet kanë qenë të vështira sidomos duke e llogaritur se fillojnë prej klasës së katërt. Më herët fillimi i maqedonishtes ka qenë prej në klasë të tretë…
Ministri i jashtëm britanik, Dominic Raab, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka pasur të drejtë ta vrasë gjeneralin më të lartë ushtarak të Iranit. Kjo deklaratë paraqet ndryshim të konsiderueshëm të qëndrimit të Mbretërisë së Bashkuar.Kryediplomati britanik tha se vendi i tij e kupton pozitën në të cilën janë gjendur Shtetet e Bashkuara para vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, duke thënë se ato ishin të detyruara ta mbrojnë veten. Ky ndryshim i qëndrimit zyrtar të Britanisë së Madhe erdhi pas kritikave të sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, ndaj Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë, duke thënë…
Alsat 2020-01-05T14:10:24+01:00 Ndërhyrjet kirurgjike nëpër Spitalet e vendit, shpeshherë anulohen në mungesë të instrumentareve. Unioni i Infermiereve alarmon se periudhën e fundit kjo situatë ka ndodhur shpesh si pasojë e mungesës së këtij profili në vend. Kuadrot e reja ikin jashtë vendit, ndërsa ata më të vjetrat dalin në pension. Në Maqedoni nuk ka drejtim të posaçëm për të studiuar këtë profesion, profilizimi i tyre bëhet pas mbarimit të Infermierisë, përmes trajnimit praktik. Nga Unioni i Infermierëvë kërkojnë zgjidhje ligjore për statusin e tyre. Në sallën e operimit mund të kemi 5-6 operacione të cilat po zhvillohen ku kirurgët ndërrohen…
Gjashtë persona kanë vdekur dhe 11 të tjerë janë lënduar pasi një vozitës që dyshohet se ishte i dehur e goditi me veturë një grup të turistëve gjermanë në rajonin verior italian, Alto Adige.Personat e vdekur, të gjithë në të njëzetat, ishin pjesë e një grupi prej 17 turistësh, kur u goditën nga një veturë e tipit “Audi TT”, e cila po lëvizte me shpejtësi të lartë, përderisa po kalonin në anën tjetër të rrugës rreth orës 1 pas mesnatës. Tre persona të lënduar ndodhen në gjendje të rëndë. Një grua është transportuar me helikopter në një spital në Innsbruck…
Me “lodhjen nga zgjerimi”, Bashkimi Evropian po humbet mjaft nga influenca e saj në rajonin e Ballkanit. Aktorë të tjerë duan t’i joshin këto vende, por a mundet ta zëvendësojnë ata BE-në? “Pyesni rininë”, thotë një ekspert.Viti 2019 nuk ishte një vit i mbarë për njerëzit në periferinë e Bashkimit Evropian, në Evropën Juglindore. Ndryshe nga sa premtoi, Bashkimi Evropian në samitin e muajit tetor nuk dha dritën jeshile për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA në një analizë për gjendjen në Ballkan me fillimin e këtij viti. Franca dhe vende…
Alsat 2020-01-05T12:12:37+01:00 Në vitin e ri, sektori i turizmit do të përballet me një mungesë edhe më të madhe të stafit profesional. Më së shumti do të mungojnë kuzhinierët dhe kamerierët, paralajmërojnë nga Shoqata Hoteliere e Maqedonisë, HOTAM. Ekspertët e Fakultetit të Turizmit në Ohër besojnë se arsyeja kryesore për këtë situatë, janë pagat e ulëta dhe motivimi i ulët i atyre, që punojnë në sektorin e turizmit. Si rezultat i kësaj, shumë prej tyre, veçanërisht gjatë muajve të verës, shkojnë në punë sezonale kryesisht në Kroaci dhe Mal të Zi. Pagat e ulëta, posaçërisht në turizëm, kontribuojnë për të…
Ambasada e Kosovës në Pragë vitin e kaluar ka pritur disa prej figurave më të rëndësishme të diplomacisë amerikane. Aty, madje ka shkuar edhe ish-Sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Reeker.Në një postim në Fb, Ambasadori Arbër Vllahiu ka njoftuar edhe për takimet tjera me udhëheqësit e shtetit çek. “Një vit i vështirë por i rëndësishëm tashmë ka zënë vend në histori, për të hapur rrugën për një Vit të Ri dhe me më shumë shpresë. Megjithatë, vitin 2019 do ta mbajmë në mend për përkrahjen e madhe të miqve amerikanë. Ambasadën e Kosovës në…

