Alsat 2020-01-03T13:01:46+01:00
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa bashkë me dorëheqjen e tij tërhiqet edhe i gjithë kabineti qeveritar. Kryetari i Kuvendit tha se përbërja aktuale e Qeverisë mbetet në detyrë deri në formimin e Qeverisë së ardhshme. Gjatë ditës së sotme pritet që presidenti Pendarovski t’i japë mandatin ish-ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovskit dhe më pas Kuvend të propozojë kabinetin e ardhshëm qeveritar.
Loading…




