Një 52 vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në Nju Jersey të SHBA’së, pas një aksidenti rrugor.Nuri Kaloshi po udhëtonte me motorin e tij Kawasaki në momentin kur është goditur nga një kamion plehrash. Përplasja ka rezultuar fatale për 52 vjeçarin. I biri i viktimës, bëri një postim prekës për të atin në rrjetin social. “Për këdo që e lexon këtë, më thyhet zemra të njoftoj se më 17 shkurt 2020, babai im Nuri Kaloshi u përfshi në një aksident shumë shkatërrues të motorëve rreth orës 3 të mëngjesit në Rt. 17. Ai për fat të keq humbi jetën.…
Author: almakos
Alsat 2020-02-19T18:06:01+01:00 Në një aksion ndërkombëtar policor që po zhvillohet në këto momente në fshatin Krushopek të Sarajit, është zbuluar një magazinë frutash ku është sekuestruar sasi e madhe droge. Në këtë aksion policor po marrin pjesë edhe pjesëtarë të Policisë Financiare italiane. Aksioni policor është në rrjedhë e sipër. Për informata më të hollësishme do t’ju njohim në lajmet e orës 19:00. Loading…
Kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq, është dënuar me pesë muaj burg, pasi që shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare.Por, me pëlqimin e të akuzuarit, Gjykata Themelore në Gjilan, dënimin me burg atij ia ka zëvendësuar me gjobë, në shumë prej tremijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.I akuzuari Ivanoviq, po ashtu është obliguar që të paguajë edhe paushallin gjyqësor prej 50 euro, si dhe 50 euro për kompensimin e viktimave të krimit. Sipas aktgjykimit të shpallur të mërkurën, nga kryetari i trupit gjykues, Naser Maliqi, Ivanoviq, dënimin me gjobë duhet ta paguajë brenda 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së…
Alsat 2020-02-19T16:32:53+01:00 Ministrja e Jashtme spanjolle, Arança Gonzalez Laja tha se Spanja së shpejti do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe me këtë rast Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës. Spanja është shteti i fundit që do ta ratifikojë Protokollin, ndërsa në Parlamentin spanjoll është në rrjedhë ratifikimi me procedurë të shpejtë. Pas takimit me Ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov ajo shtoi se në Këshillin Evropian në mars, Spanja do ta mbështesë hapjen e negociatave për anëtarësim me Shkupin. Shtoi se po punon bashkërisht me Francën për të siguruar…
Para disa muajve, banesa e ivalididit të UÇK’së. Metush Kamerit, ishte dëmtuar si pasojë e një zjarri. Drejtoria e Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës ka rinovuar banesën e tijKëtë e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook. “Banesa e Metush Kamerit, invalid i luftës së UÇK-së, ishte djegur e dëmtuar nga zjarri muaj më parë. Ndërsa prej sot, familja e tij tetë anëtaresh i kthehet banimit në banesën e tyre, tërësisht të renovuar nga Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale”, ka shkruar Ahmeti./Express/ [embedded content]
Alsat 2020-02-19T16:14:28+01:00 Radhë të gjata të pritjes nëpër sportelet administrative të policisë në Shkup. Disa mbushin formularët për pasaporta, paguajnë me procedurë të shpejtë, të tjerët presin të fotografohen. Por, asnjëri prej këtyre nuk e di se kur do të merr dokumente të udhëtimit. Që nga ndërprerja e linjës telefonike për termin, qytetarët ia mësynë dyerve të Sektorit për punë të udhëheqjes së dokumenteve në kryeqytet. Situatë e tillë nga mungesa pasaportave është edhe në qytetet tjera. [embedded content] Mendoj se sipas vlerësimeve mund të rregullohet kjo çështje, por qytetarët janë të dëmtuar nga këto procedura. Duhet të reagohet urgjentisht.…
Policia e Kosovës ka dhënë detaje sa i përket gjendjes mendore të Valdete Bllacës e cila dyshohet se ka privuar nga jeta katër familjarët e saj, babain, nënën, e dy vëllezërit dhe krejt në fund e ka vrarë edhe vetën. Nga policia e Kosovës treguan se e ndjera zyrtarja është trajtuar në 14 seanca të ndryshme dëgjimore dhe këshilluese nga viti 2016 deri në fund të vitit 2019, gjersa në klinikën e kontraktuar nga Policia ajo ka mbajtur 6 seanca, ku i është caktuar diagnoza përkatëse dhe i është caktuar terapia adekuate nga komisioni mjekësor përkatës.“Zyrtarja policore V. B., e…
Alsat 2020-02-19T15:16:31+01:00 Bileta për një vozitje me çmim prej 50 denarësh tashmë në dispozicion për udhëtarët po merr kritika të shumta për shumën e saj. Qytetarët shprehen të revoltuar duke nënvizuar se kushtet ekonomike nuk përballojnë një shumë kaq të lartë të biletave për transportin publik vetëm për një vozitje. “Shumë është, vërtetë shumë është për një vozitje. Edhe 30 denarë ishte por përballohej disi ama 50 denarë është shumë”. “Nuk është në rregull, kjo është shumë, mirë ishte 35 denarë, ajo është në rregull a kjo që e kanë bërë 50 denarë kjo është katastrofë. Unë e kamë për…
Gjithandej në botë është përhapur alarmi se sa gjatë mund të mbijetoj koronavirusi në Kinë dhe gjithë vendet e prekura.Është e paditur akoma se sa do të zgjasë koronacirusi, mirëpo disa studiues kanë sjellë një version të tyre krahasuar me sjelljet e personave të prekur me koronavirus. Koronavirusi është një grup i madh virusesh që zakonisht gjendet tek kafshët por që do të thotë se ato mund të transmetohen nga kafshët tek njerëzit. Zyrtarët shkencor akoma nuk e dinë se cila kafshë e ka shkaktuar ekspansionin e madh tek njerëzit në të gjithë Kinën. Sipas disa studimeve të tjera, personat…
Alsat 2020-02-19T14:09:31+01:00 Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në konferencen e sotme për shtyp para godinës së Prokurorisë Publike tha se kryeministri teknik Oliver Spasovski po pengon funksionimin e qeverisë teknike. Çulev akuzoi Spasovskin se ka kryer vepër penale, respektivisht falsifikim në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të shtunën, me 15 shkurt, ku qeveria anuloi 5 vendime të ministrit Çulev. “Do të doja të informoja publikun vendas dhe ndërkombëtar se kryeministri teknik Oliver Spasovski vazhdon të pengojë funksionimin e qeverisë teknike, dhe me zhvillimet e fundit në bashkëpunim me disa persona nga shërbimet e qeverisë ka bërë vepër…
Në brendi të qytetit të Shtimes ndodhet rruga që të shpie drejt të ashtuquajturës “Shpella e Lakuriqëve”, siç njihet nga banorët, e cila shërbeu si Spital Ushtarak në zonën e Nerodimes për të plagosurit në periudhën e luftës.Ngjitja deri te kjo shpellë është një sfidë më vete, pasi që ndodhet rreth 1000 metra lartësi. Ajo vizitohet vazhdimisht nga qytetarë që më së miri ia njohin historinë, e përmes vizitave ata i rikthejnë kujtimet rrëqethëse, raporton emisioni SOT në KTV. [embedded content] Të freskët edhe sot e ka përjetimin Faton Qarri, njëri nga ushtarët e plagosur, i cili u kurua pikërisht…
Alsat 2020-02-19T12:42:51+01:00 Skandali me thirrjet telefonike nga vendet e huaja po vazhdon. Telefonatat dyshohet të vijnë kryesisht nga vendet si Lituania dhe Estonia, ndërsa shumicën e rasteve mbartin prefiksin +370 (668), +370 (669), +48 780, +881. Nga MPB thonë se janë të njoftuar me rastet dhe se së bashku me operatorët po punojnë për tejkalimin e problemit. Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori për krim kompjuterik është i njoftuar me këtë dukuri dhe është realizuar kontakt me operatorët e shërbimeve me qëllim të informimit por edhe për parandalimin, për mbrojtjen e qytetarëve. Njëkohësisht njoftojmë se në pjesën e kualitetit…

