Alsat 2020-02-20T16:15:41+01:00 Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës amtare, nuk gjen zbatim Ligji për përdorimin e gjuhëve i cili avancon përdorimin e shqipes në institucione. Kreu i Agjencisë për Zbatimin e gjuhëve, Ylber Sela thotë se zbatimi i Ligjit mbetet sfidë për të ardhmen, duke kritikuar mediat dhe institucionet shtetërore të cilat e anashkalojnë shqipen. [embedded content] Qeveria duhet të jetë promotor i zhvillimit të një shoqërie multi-etnike dhe multi-gjuhësore. Të gjithë duhet të kemi përgjegjësi dhe të jemi të kujdesshëm që të mos lejojmë elemente siç po i shohim edhe sot, psh në të gjitha tabelat e televizioneve kemi vetëm…
Author: almakos
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca sot ka shkarkuar 14 konsuj nëpër ambasada të ndryshme të Kosovës në botë.Në mesin e të shkarkuarve është edhe Kadri Balaj djali i hallës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, raporton Gazeta Express. Balaj ka shërbyer si konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë. Në këtë pozitë Kadri Balaj ishte emëruar nga ish-ministri i jashtëm Behgjet Pacolli, në vitin 2018. Ministri Konjufca ka njoftuar se këto shkarkime janë në pajtim me ligjin dhe emërimet e tyre ishin bërë kundërligjshëm.
Alsat 2020-02-20T15:05:53+01:00 Ndonëse u nisën për të kapur një sasi shumë të madhe të drogës, në aksionin policorë të zhvilluar mbrëmë në Krushopek të Sarajit, u konfiskua 1 kilogram kokainë. Vetëm nga dy makina policore, në magazinën e firmës “Banteks” u kapën në flagrancë katër persona duke shkarkuar pako me banane ku fshihej droga nga kamioni me targa të Malit të Zi. Gjatë kontrollit të krim teknikës u gjet vetëm një pako drogë e bardhë. Nga Ministria e Brendshme thonë se sasi shumëfish më e madhe është porositur nga Kolumbia. Ndërsa, burimet jo zyrtare thonë se bëhet fjalë për mbi…
Avokati i Julian Assange, tha se themeluesi i Wikileaks, do të tregojë para gjykatës se atij iu ofrua falje nga administrata e presidentit, Donald Trump, në këmbim të deklarimit publik se Rusia nuk ishte e përfshirë në hakimin e postës elektronike të Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike.Assange, po e kundërshton ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara. Ai u arrestua vitin e kaluar në Londër me kërkesë të SHBA-së, nën akuzën e spiunimit që datonte nga viti 2010. Seanca gjyqësore ndaj tij do të zhvillohet javën e ardhshme. Gjatë një seance dëgjimore paraprake, më 19 shkurt, avokati i Assange, Edward…
Alsat 2020-02-20T13:24:57+01:00 Pasaportat e reja të cilat pritet që të arrijnë muajin e ardhshëm, nuk do ta kenë të shkruar emrin e ri të shtetit (veriore), tha në pres konferencën e sotme për shtyp ministri i brendshëm, Naqe Çulev. Shkak për këtë sipas Çulevit është çështja teknike të cilën është dashur ta kryente shumë më herët ekipi i Spasovskit. Loading…
Lufta në Siri është egërsuar shumë gjatë muajve të fundit teksa ushtria e Asad po rimerr nga rebelet zonën e fundit të mbetur në duart e tyre, qytetin e Idlibit.Nisur nga tensioni si edhe interesat e fuqive të mëdha, në Sirinë e Veriut gjenden një numër i madh ushtrish, siç është ajo e Turqisë, elementë të ushtrisë amerikane si edhe Rusia. Rivaliteti SHBA-Rusi është i njohur dhe kjo është duke u reflektuar edhe në Siri. #US army vehicle pushes #Russia police vehicle off the road, today, eastern Qamishli NE #Syria. pic.twitter.com/X5RNPyqafL — Mohammad (@ibrashino) February 19, 2020 Së fundmi, në…
Alsat 2020-02-20T13:17:11+01:00 Ministri i Brendshëm Naqe Çulev sot ka njoftuar se dikasteri që ai drejton po shqyrton mundësin që në çdo hyrje të Shkupit 24 orë në ditë, të qëndroj nga një patrullë policore. Kjo, si masë preventive e incidenteve eventuale. Ndërkohë sa i përket aksidentit të armatosur që ndodhi ditë më parë në një kazino në Shkup, me çrrastë mbetën dy persona të vdekur, Çulev tha se hetimi për zbardhjen e rastit po vazhdon. Loading…
Është shoqëruar në stacionin policor një person i cili dyshohet se ka shfrytëzuar birin e tij për të kërkuar lëmoshëRasti ka ndodhur pasditen e 7 shkurtit në Ferizaj, bën të ditur policia në raportin 24 orësh. “Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull/K, pasi që i njëjti dyshohet se ka shfrytëzuar të birin e tij /K për të kërkuar lëmoshë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, theksohet në raport./GazetaExpress/
Alsat 2020-02-20T11:28:51+01:00 Kryeministri teknik Oliver Spasovski, deklaroi se qeveria po kërkon një zgjidhje të qëndrueshme sa i përket problemit me pasaportat. Ndërkohë që kritikoi ashpër deklaratën e ministrit teknik Naqe Çulev, se nuk ka vullnet politik për zgjidhjen e problemit. “Në qeveri po mendohet në më shumë drejtime, ndërkohë që detajet do të bëhen publike kur të ketë një zgjidhje të qëndrueshme”, deklaroi kryeministri Oliver Spasovski. Loading…
Vetëm një javë pasi Albin Kurti u zgjodh Kryeministër i Kosovës, Ministria e Administratës Publike ka shpallur tender për furnizim me ngjyrë për ngjyrosjen e zyreve në ndërtesën e Kryeministrisë, raporton Express.Përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës, të publikuar nga MAP’i në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, është bërë e ditur se për lyerjen e mureve në ndërtesën e Kryeministrisë do të shpenzohen rreth 1 mijë euro nga buxheti i shtetit. “Furnizim me ngjyrë për ngjyrosjen e zyrave në ndërtesën e Kryeministrisë”, thuhet në njoftimin për nënshkrimin e kontratës. Për këtë tender kishin aplikuar tri kompani, por…
Alsat 2020-02-20T10:47:36+01:00 Në bazë të pretendimeve të ministrit të brendshëm Naqe Çulev, të datës 19 shkurt e që kanë të bëjnë me mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur më 15.02.2020 dhe vendimit për anulimin e vendimeve të miratuara nga ministri teknik në Ministrinë e Brendshme, Prokuroria Themelore Publike – Shkup njofton opinionin se do t’i kontrolloj këto pretendime që të vërtetoj nëse ka pasur ose jo parregullsi. Për këtë qëllim, prokurori publik kompetent ka shtruar kërkesë deri tek Qeveria e RMV-së për sigurimin e të dhenve të nevojshme dhe dëshmive me shkrim që kanë të…
Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, e ka uruar të dërguarin special për dialog me Richard Grenell, për emërimin e tij në krye të Inteligjencës Kombëtare.Presidenti amerikan Donald Trump, e ka emëruar Grenellin ushtrues detyre si Shef i Inteligjencës Kombëtare. Trump në vitin 2019 ia besoi Grenellit ndërmjetësimin mes Kosovës e Serbisë. Mustafa i kërkon atij që të vazhdojë të merret me Kosovën dhe me proceset e tjera që ka nisur. “Përgëzime Richard Grenellit, që u emërua nga Presidenti Donald Trump ta drejtojë Inteligjencën Kombëtare. Jam shumë i bindur që do të vazhdoni të drejtoni procese të rëndësishme për Kosovën, përfshirë…

