Alsat 2020-02-20T15:05:53+01:00
Ndonëse u nisën për të kapur një sasi shumë të madhe të drogës, në aksionin policorë të zhvilluar mbrëmë në Krushopek të Sarajit, u konfiskua 1 kilogram kokainë. Vetëm nga dy makina policore, në magazinën e firmës “Banteks” u kapën në flagrancë katër persona duke shkarkuar pako me banane ku fshihej droga nga kamioni me targa të Malit të Zi. Gjatë kontrollit të krim teknikës u gjet vetëm një pako drogë e bardhë. Nga Ministria e Brendshme thonë se sasi shumëfish më e madhe është porositur nga Kolumbia. Ndërsa, burimet jo zyrtare thonë se bëhet fjalë për mbi 1 ton kokainë, pjesë e së cilës është shpërndarë nëpër vendet ku është shpërndarë porosia e bananeve, respektivisht nga Italia deri në vendet ballkanike. Itinerari i kamionit “Iveco” ka qenë nga Bari i Malit të Zi dhe përmes Shqipërisë dje në ora 9 ka hyrë në Maqedoninë e Veriut. Ministri i brendshëm tha se destinacioni final ishte vendi ynë.
Pas kryerjes së bastisjes janë privuar nga liria J.K. 31 vjeç Shoferi nga Mali i Zi, S.E. 47 vjeç – Pronari i firmës si pranuesi përfundimtar i mallit, J.E. 22 vjeç – djali i pronarit, R.I. 51 vjeç – magacioneri, të cilët ishin në magazinë përderisa shkarkohej malli. Këta janë arrestuar, gjenden në stacion policorë dhe gjatë ditës do të procedohet rasti nga prokurori përgjegjës publik – u shpreh Naqe Çulev, Ministër i brendshëm teknik.
Si prova materiale janë konfiskuar kamioni “Iveco” më 1098 pako banane, celularët dhe para kesh. Çulev tha se hetimet vazhdojnë për të gjetur pjesën tjetër të drogës dhe rrjetin e trafikantëve.
Duke pas parasysh se bëhet fjalë për sasi të madhe të drogës, e cila sipas informatave ishte destinacioni i fundit shteti ynë edhe njëherë theksohet rëndësia e grupeve kriminale maqedonase në hartën e tregut ndërkombëtar të kokainës. Në vendin tonë u kap vetëm një kile, e gjithë sasia tjetër është në shtet tjetër. Nuk mund t’ju tregoj sasinë, nuk kam përmendur as shtete të tjera për të mbrojtur hetimin – tha Naqe Çulev, Ministër i brendshëm teknik.
Çulev tha gjithashtu se mbi një mijë porosi me radhë nga kjo firmë për banane janë bërë nga Kolumbia dhe Ekuadori. Sot, vendi i ngjarjes ishte i braktisur, asnjë gjurmë nga aksioni i mbrëmshëm.
“Një ditë pas aksionit policorë të zhvilluar në Krushopek, në këtë objekt ku u gjet droga nuk ka asnjë person, madje edhe dera magazinës është e mbyllur”.
Siç kumtojnë nga MPB aksionin anti-kokainë të zhvilluar në Krushopek si pjesë e aksionit ndërkombëtar për luftë kundër krimit të organizuar e kishte ndihmuar edhe një GPS gjurmues.
Jo zyrtarisht, mësohet se pjesëmarrës ishin forcat policore italiane, shqiptare edhe DEA amerikane. Sipas mediave rajonale, MPB-ja e Maqedonisë së Veriut është ngutur me zbulimin e detajeve, duke pezulluar vazhdimin e aksionit nga njësitë ndërkombëtare për anti-drogë nëpër shtetet tjera. Por, kryepolici Çulev tha se me këto pak detaje nuk kanë dëmtuar operacionin ndërkombëtar.
Adnan Qaili
Loading…




