Author: almakos

Alsat 2020-02-20T09:27:25+01:00 Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në dy lokale të ndryshme në Hanau të Gjermanisë. Mediat raportojnë se një person i armatosur hapi zjarr rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të mërkurës. Autori i krimit raportohet se hapi zjarr në lokalin e parë të shishave në qendër të qytetit Hanau, duke vrarë tre persona. Pak më vonë, ai udhëtoi në lagjen Kesselstadt ku përsëri në një tjetër bar me shisha, vrau 5 persona. Sipas mediave lokale, mes viktimave ka edhe persona kurdë. BBC raporton…

Lexo më Shumë

Kryeministri Kurti  ka pranuar urime nga kryeministri slloven, Marjan Šarec, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.Në këtë letër urimi, kryeministri slloven ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit më të fortë ekonomik dhe institucional. “Sllovenia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit më të fortë ekonomik dhe institucional, përparimit dhe stabilitetit, gjithmonë në të mirë të popullit të vendit tuaj. Më lejoni gjithashtu të riafirmoj mbështetjen e Sllovenisë lidhur me përpjekjet tuaja për të përparuar në rrugën drejt integrimit euro-atlantik”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Larry Tesler, një ikonë e hershme e kompjuterikes, ka vdekur në moshën 74-vjeçare.Ai nisi të punonte në Silicon Valley në fillim të viteve të 60-a, në një kohë kur kompjuterët ishin të paqasshëm për shumicën e popullatës. Falë inovacioneve të tij – që përfshinin komandat “cut” (shkëput), “copy” (kopjo) dhe “paste” (barte) – kompjuteri u bë më i thjeshtë për t’u mësuar e për t’u përdorur. Komandat e tij u inkorporuan në softuerin e kompjuterit “Lisa” më 1983 dhe në Macintoshin që u lansua një vit më pas, shkruan BBC. Tesler ishte lindur në Bronx të New Yorkut më 1945.…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Gjermani. Një i dyshuar ka qëllua për vdekje 11 personaRreth orës 01:00 në qytetin Hanau të landit Hessen në Gjermani një person ka shtënë me armë zjarri në disa lokale të natës, duke vrarë 11 persona. Policia gjermane pas disa orëve e ka gjetur sulmuesin të vrarë në një banesë. Ende nuk dihet nacionaliteti i sulmuesit.

Lexo më Shumë

Pas lajmit të prestigjiozes Neë York Times, Presidenti i SHBA-ve e ka zyrtarizuar Richard Grenell si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare në Washington DCPresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka emëruar Drejtor të Inteligjencës Kombëtare, Ambasadorin e SHBA-ve në Gjermani dhe Emisarin për Kosovën, Richard Grenell. Këtë ai e ka bërë me anë të një postimi në Twitter. “Kam kënaqësinë të lajmërojë që Ambasadori shumë i respektuar në Gjermani, Richard Grenell do të jetë Drejtor i Inteligjencës Kombëtare. Rick e ka prezantuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe po shikojë mundësinë që të punojë më të. Dua ta falëndëroj…

Lexo më Shumë

Kjo lëvizje bën që një njeri besnik i Trumpit të jetë në krye të Agjencisë Inteligjente, e cila shikohet me skepticizëm në Shtëpinë e BardhëPresidenti Trump pritet që ta emërojë Richard Grenell, Ambasadorin amerikan në Gjermani, si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare, dy burime të afërta me këtë çështje kanë thënë të mërkurën për New York Times. Grenell, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka vepruar si operativ politik dhe mandej si ambasador ka nxitur kritika të shumta, ai është një zë dhe njeri i besueshëm i Trumpit i cili do të udhëheq grupin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, por…

Lexo më Shumë

Më shumë se 75% e popullsisë u prek nga zjarret që filluan në shtator të vitit 2019 në Uellsin e Ri Jugor, e më pas u përhapën në Queensland, Victoria dhe në Australinë e Jugut.Universiteti Kombëtar i Australisë (ANU), publikoi një raport lidhur me ndikimin e zjarreve që vazhduan përreth 6 muaj dhe u morën nën kontroll vetëm javën e kaluar. Raporti zbuloi se nga 25 milionë banorë, rreth 3 milionë prej tyre janë prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga zjarri, ndërsa rreth 15 milionë të tjerë në mënyrë indirekte. Gjithashtu u regjistruan rreth 11 milionë hektarë të djegur. Australianët…

Lexo më Shumë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, në emisionin DPT te Fidani të T7, ka thënë se është turp për ato parti që çështjen e taksës ta kthejnë në kauzë.“Është turp që temën e taksës ta krijojmë si kauzë. Ne duhet të ulemi dhe të fitojmë kundër Serbisë”, është shprehur Gaxherri. Tutje, ajo tregoi se cilët hapa duhet t’i ndërrmarrë qeveria e re në Kosovë. “Duhet me vendos me tërhjek taksën, duhet të përgatitemi mirë, duhet të shkojmë në tavolinë dhe ta përfundojmë këtë çështje”, ka thënë Gaxherri. Ndërsa për zgjedhjet në Podujevë, Gaxherri tha se LDK’ja…

Lexo më Shumë

Gazeta Express ka mësuar nga burimet e veta se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është në telashe serioze me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas burimeve, Kurti i gënjeu ata lidhur me taksën dhe se po mbështetet në evropianët në vend të amerikanëve.Burimet e besueshme nga SHBA’ja tregojnë për Gazetën Express se “Kurti është në telashe serioze me Amerikën”. Amerikanët besojnë se Kurti nuk është i denjë për pozitën e kryeministrit. “Ekziston një numër zyrtarësh amerikanë të cilët besojnë se ai i ka gënjyer ata lidhur me çështjen e taksës dhe se Kurti nuk është i denjë për pozitën e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar vendimet e sotme të Qeverisë Kurti.Limaj ka thënë se kjo qeveri sot e ka shkelur ligjin, sepse ka larguar njerëz të cilët kanë qenë të zgjedhur përmes konkursit. Kreu i Nismës thotë se me këto vendime do të dëmtohet buxheti i vendit. “Arsyetimi që u dha do të duhej bërë ndryshe, së pari të plotësohen. Hapje për të punësuar njerëz të vet. Janë veprime të paligjshme të cilat do t’i shkaktojnë dëme buxhetit të Kosovës. Nuk mund ta largoni askënd i cili ka fituar të drejtën për punë, përmes punësimit”, ka thënë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës është duke punuar për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe për futjen e masës së reciprocitetit të plotë tregtar me Serbinë, ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Deklaratat e tilla Kurti i ka bërë në Konventën e Prodhuesve të Kosovës, ku ka thënë se tarifa ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës ka qenë vendim i qeverisë së kaluar dhe se qeveria që ai drejton, nuk mbështet tarifat si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit, por është e angazhuar për reciprocitet, si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve. Siç ka thënë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-19T19:08:49+01:00 Nga informacionet e para që vijnë nga operacion që po zhvillohet në këto momente në Krushopek të Sarajit kundër një sasie të madhe droge janë arrestuar të paktën 3 persona, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga. Ndërsa informacionet e para thonë se në këtë magazinë frutash është sekuestruar një sasi e madhe lëndësh narkotike. Në përditësim…. Loading…

Lexo më Shumë