Author: almakos

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga ana e VV’së, Shpejtim Bulliqi, ka përgënjeshtruar disa tituj të portaleve ku thuhet që ai ka bërë një deklaratë kundër LDK’së.Sipas disa titujve, Bulliqi pandehet të ketë thënë se do të “çrrënjosë rugovizmin nga Llap”. Bulliqi e mohon kategorikisht që e ka thënë një gjë të tillë ndonjëherë. “Një lajm që po qarkullon nëpër disa portale që kanë për qëllim të sulmojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe mua si kandidat për kryetar komune”, ka shkruar Bulliqi. “Nga frika e humbjes së pushtetit janë shfrenuar djemtë e Agim Veliut, me shpifje të ulta që kanë…

Lexo më Shumë

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës, që të suspendojë katër punonjës të Policisë së Kosovës, me arsyetim se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në rastin e tragjedisë së Gjilanit, ku vdiqën pesë veta të familjes Bllaca.Zyrtarët që do të suspendohen janë; komandanti i stacionit policor, zëvendës komandanti policor, shefi i operativë të stacionit policor dhe një zyrtar i stafit civil. “Pas raportimit për incidentin në Gjilan ku dyshohej se ishte e përfshirë një zyrtare policore, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen ‘’Bujanina’’. Ekipet e hetuesve të…

Lexo më Shumë

Senatori demokrat i Vermontit, Bernie Sanders vazhdoi sulmet ndaj rivalit Michael Bloomberg duke e akuzuar miliarderin se po përpiqej të blinte zgjedhjet.“Bloomberg, ashtu si kushdo tjetër, ka të drejtë të kandidojë për president. Ai nuk ka të drejtë të blejë presidencën. Veçanërisht pasi ishte kryebashkiak i Nju Jorkut dhe ndoqi një politikë raciste ndalimi dhe kontrolli”, deklaroi Sanders në San Francisko. Mesazhi i Sanders u mirëprit nga mbështetësit e mbledhur në një ish-uzinë të makinave “Ford”, në Riçmond, një qytet i klasës punëtore ku të ardhurat mesatare të familjeve janë 55 102 dollarë dhe shumica e banorëve janë të ngjyrë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-18T19:24:17+01:00 Ministri teknik i MPB Naqe Çulev sipas burimeve të “Libertas” nesër do ta dorëzojë dorëheqjen e tij në kabinetin e kryeministrit teknik, Oliver Spasovski. Burime të afërta me Çulev thonë se vendimi për dorëheqje veç më është dorëzuar në Qeveri dhe se gjatë ditës së nesërme pritet të bëhet publike. Çulev si shkak për dorëheqjen ka nënvizuar se solidarizohet me ministren e shkarkuar Rashella Mizrahi e cila u shkarkua nga dikasteri i punës dhe politikës sociale nga kryeministri teknik Oliver Spasosvki, për shkak të mosrespektimit të emrit kushtetues të shtetit. Megjithatë të kontaktuar nga Alsat, nga VMRO-DPMNE-ja përgënjeshtrojnë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka shprehur ngushëllime familjes Bllaca për humbjen e pesë anëtarëve në Gjilan.Ai tha se që prej momentit që ka ndodhur rasti, ka angazhuar të gjitha institucionet e sigurisë, si Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës për hetimin e të gjitha rrethanat që çuan në kryerjen e kësaj vrasje nga një zyrtare policore, njofton Klan Kosova. “Në këto momente tragjike Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është pranë familjeve të viktimave të cilët humbën jetën, me bindjen e thellë që me të gjitha mekanizmat shtetërore të sigurisë…

Lexo më Shumë

Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë rajonin dalëngadalë po dobësohen, kështu që për dallim nga ditët e para të javës të cilat paraqiten me mot stabil dhe të ngrohtë, nga dita e enjte priten kushte tjera meteorologjike, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.Sipas IHMK’së, në fushat barike pritet të ketë rënie dhe kushte për formim të vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset kodrinore-malore parashihet të ketë vetëm reshje bore. Instituti njofton se reshjet do të ndikojnë në rënien e përkohshme të temperaturave në të dy vlerat…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të procedurave hetimore nga Forenzika dhe Mjekoligjorët, tashmë ka filluar edhe nxjerrja e pesë  trupave të pa jetë të familjes Bllaca në Gjilan.Në orët e pasdites në lagjen “Bujana” dyshohet se pjesëtarja e Policisë së Kosovës, me inicialet V.B, me armë zjarri ka vrarë dy prindërit e saj dhe dy vëllezërit dhe më pas ka kryer edhe vetëvrasje. Ky është versioni zyrtar i deritanishëm i Prokurorisë Themelore të Gjilanit. Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim ambasadorin slloven Bojan Bertoncelj.Ai ka uruar zonjën Osmani për detyrën dhe për 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.Në të njëjtën kohë, ka potencuar se politika e jashtme sllovene e ka në fokus Ballkanin Perëndimor. Ambasadori Bertoncelj e ka konsideruar fazë të re në politikën kosovare, kryesimin e Kuvendit nga ana e zonjës Osmani. Ai ka rikonfirmuar mbështetjen e Sllovenisë ndaj Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe ka thënë se shteti slloven është për zhvillim dhe bashkëpunim rajonal. Ndërkaq kryekuvendarja Osmani, ka përmendur investimet sllovene në Kosovë dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-18T16:00:46+01:00 Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do ta udhëheq zëvendës ministri Gjonul Bajraktar. Ky është  konkluzioni i Qeverisë i miratuar në seancën e sotme, pasi VMRO DPMNE-ja nuk propozoi kandidat tjetër që do ta zëvendësonte ministren e shkarkuar Rashella Mizrahi. Qeveria “Në paragrafin 2 të nenit 48 të Ligjit për organizimin e punës dhe organeve të administratës shtetërore në pjesën  4 që e rregullon udhëheqjen me organet me institucionet shtetërore dhe marrëdhënieve mes tyre thuhet se zëvendësi e zëvendëson ministrin në raste kur ai mungon ose kur për shkak të sëmundjes ose arsyeve të tjera nuk ka mundësi…

Lexo më Shumë

Zyrtarja policore, Valdete Bllaca, e cila dyshohet se vrau katër anëtarët e familjes dhe veten, ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës që 18 vjet, raporton Express.Express merr vesh se fillimisht Bllaca ka punuar në Prishtinë, në Qendrën e Thirrjeve dhe se para pesë vitesh është transferuar në Gjilan. “Valdetja është që 18 vite police. Fillimisht ka punuar në Prishtinë për disa vite, në Qendrën e Thirrjeve. Është transferuar në Gjilan para rreth pesë vitesh”, ka thënë një zyrtar policor për Express. Ndryshe, në vendin e ngjarjes përvec policisë, prokurorit kujdestar dhe mjekëve, kanë arritur edhe drejtori i Policisë së…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-18T15:12:36+01:00 Partitë politike nuk do të mbyllin listat e kandidatëve për deputetë deri në ditët e fundit para dorëzimit të tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. LSDM-ja ka njoftuar tashmë se do të ketë kandidatë shqiptar në njësinë e parë, të dytë, të tretë dhe të gjashtë zgjedhore. Por, sipas tyre, kjo nuk nënkupton që këto vende në listë do t’u takojnë partive shqiptare me të cilat mund do të bëjnë koalicion. Kjo parti nuk përjashton mundësinë e koalicionimit me Besën dhe PDSH-në. Gjithsesi kjo nuk duhet patjetër të lidhet me koalicionet e mundshme me ndonjë parti shqiptare që…

Lexo më Shumë

Një tragjedi ka ndodhur sot në Gjilan. Një zyrtare e Policisë së Kosovës dyshohet se ka vrarë katër anëtarët e familjes, dhe më pas veten. Rasti ka ndodhur në lagjen “Bujanina”, ndërsa zyrtarja policore ka inicialet V.B.Express raporton nga vendi i ngjarjes se Mjekësia Ligjore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe se për pak do të bëhet tërheqja e pesë trupave. Rastin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit përmes një komunikate drejtuar mediave. Sipas Prokurorisë, ajo  dyshohet se fillimisht ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje. “Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’,…

Lexo më Shumë