Çfarë surprizash do të sjellë horoskopi i së hënës për ju sot? A jeni gati të zbuloni se si do të ndikojnë yjet në jetën tuaj personale dhe financiare? Sot, çdo shenjë do të përballet me sfida dhe mundësi unike, dhe është koha të përgatiteni për ato që vijnë. Dashi Gjatë kësaj dite, do të ndiheni tërheqës dhe të gatshëm për të përkëdhelur partnerin tuaj. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet tuaja. Megjithatë, beqarët duhet të jenë të kujdesshëm, pasi takimet e mundshme mund të sjellin më shumë shqetësime sesa gëzim. Në sektorin financiar, yjet parashikojnë…
Author: almakos
Plagosja me armë zjarri e ndodhur pasditen e së hënës në qytetin e Vlorës ka marrë një tjetër drejtim pas hetimeve të para nga policia. Burime zyrtare konfirmojnë se shtetasi Skerdi Mehmeta 37 vjeç, banues në Selenicë, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, jashtë ambienteve të një lokali në lagjen “10 Korriku”. 37-vjeçari mbërriti në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore pas plagosjes në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mjekët konfirmojnë se plaga është shkaktuar nga një plumb i vetëm. Nga verifikimet e kryera në vendngjarje, policia ka sekuestruar armën e dyshuar të përdorur, një…
SPB Shkup njofton qytetarët se të martën, më 23 shtator 2025, në periudhën nga ora 17:30 deri në 21:00, do të vendoset regjim i veçantë trafiku për shkak të mbajtjes së një gare rrugore. Gara do të nisë para Shkollës Fillore “Koço Racin” dhe do të zhvillohet përgjatë rrugëve “Todor Aleksandrov”, “Partenija Zografski” dhe “Aco Karamanov”. Për këtë arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për ridrejtimin e trafikut në rrugët përreth. SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, me qëllim të garantimit të…
Rasti i Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ka shkaktuar një reagim të fortë në shoqërinë tonë. Sociologu Jeton Brajshori e përshkruan këtë situatë si një shembull ekstrem të psikopatizmit dhe narcizizmit patologjik, duke e vendosur atë në një kontekst më të gjerë të problemeve sociale që prekin individë dhe familje. Brajshori thekson se mungesa e empatisë nga ana e Murselit ndaj gruas dhe fëmijëve të tij është një tregues i qartë i një personaliteti të sëmurë. Ai e përshkruan Murselin si dikë që i sheh ata si pronë personale, duke e…
Detaje të reja dalin në dritë lidhur me plagosjen me armë zjarri të 37-vjeçarit Skerdi Mehmetaj alias Piperi, që ndodhi pasditen e së hënës në zonën e Kupolës në Vlorë. Dyshohet se ai është plagosur brenda automjetit të tij. Në këtë fazë, nuk është sqaruar ende nëse plagosja ka ardhur si pasojë e një sulmi nga persona të tjerë apo nëse është vetëplagosur. Për të sqaruar ngjarjen, grupi hetimor po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Pas incidentit, Mehmetaj u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku burime nga personeli mjekësor bëjnë me dije se ai ka…
Një kthesë e papritur është shënuar në rastin e grabitjes së përgjakshme të një 25-vjeçareje ukrainase, që ndodhi të premten e kaluar në Halkidiki të Greqisë. Ndërsa fillimisht, një i arratisur shqiptar nga burgu i hapur Kasandrës, Ylli Shkalla, 27 vjeç, nga Tirana, u konsiderua si i dyshuari kryesor, analiza e gjurmëve të gishtërinjve zbuloi në fund se ai nuk ishte i përfshirë në këtë rast. Prandaj, hetimi policor për të identifikuar dhe arrestuar autorin e krimit po fillon nga e para. Paralelisht edhe kërkimet për kapjen e shqiptarit, por jo për grabitjen e dhunshme, por për arratisjen, informon “Protothema”.…
Situata me cilësinë e ajrit në Trubarevë të Shkupit një javë pas zjarrit në deponë për mbeturina elektronike është normalizuar, ndërsa vlerat nga matjet janë normale për një mjedis urban, theksoi rektori i Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip dhe udhëheqës i laboratorit AMBIKON, Dejan Mirakovski. Shkencëtarët hulumtues nga laboratori AMBIKON kryen matje të ajrit në Trubarevë prej 14 deri 17 tetor dhe siç thotë Mirakovski tashmë është publikuar versioni i punës nga raporti në interes të publikut. “Janë publikuar në detaje, ka analiza, këtu ato variojnë nga 28 mikrogramë për metër kub, mesatarja ditore, deri diku deri në 40, që…
Çfarë ndodh kur dikush hyn në shtëpinë tënde? A je i sigurt se po e mbron hapësirën tënde nga ndikimet negative? Shtëpia jote është më shumë se një vend; ajo është një reflektim i jetës tënde dhe meriton të trajtohet si e tillë. Shtëpia jote nuk është një hotel për të tjerët, as një vend për të mbajtur barrën emocionale të të tjerëve. Ajo është një strehë e shenjtë që duhet të respektohet. Ndonjëherë, ata që hyjnë brenda sjellin më shumë helm se dashuri, dhe shpesh, ata që janë më të afërt janë ata që shkaktojnë më shumë stres. Një…
Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua sot një tjetër seancë në procesin gjyqësor ndaj të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj, Dedan Gjoni, Besmir Murtati dhe Albert Prenga. Në sallë ishte i pranishëm vetëm Bujar Ajeti, ndërsa pesë të tjerët u përfaqësuan nga avokatët e tyre, pasi kishin shprehur vullnetin për të mos qenë të pranishëm në këtë seancë. Avokati Maks Haxhia paraqiti konkluzionet përfundimtare në emër të klientit të tij, Ismail Zeneli, i cili përballet me disa akuza të rënda, përfshirë trafik ndërkombëtar droge në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal,…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Uniformat blu bëjnë me dije se nga të shtënat ka mbetur i plagosur në këmbë një 37-vjeçar me emrin, Skerdi Mehmetaj, i cili është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore. “Sot, në spitalin e Vlorës ka mbërritur për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në pjesën e këmbës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë. Aktualisht, 37-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve”. Ndërkohë burime për Panorama.al bëjnë me dije se në të gjitha hyrje-daljet në Vlorë janë ngritur…
Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet për veprën penale “Pornografi me të mitur”. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesë e të riut me iniciale I.M u gjetën dhe u sekuestruan pajisje elektronike, në të cilat u gjetën materiale me përmbajtje pornografike ku përfshiheshin të mitur. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Njoftimi i policisë Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka finalizuar me sukses operacionin e…
Deri të mërkurën në vend do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Nga e enjtja pasdite vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme lokale të shiut, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorlogjike.Sipas paralajmërimeve, të premten pritet të fryjë erë mesatare deri e përforcuar jugore, ndërsa reshjet në disa vende do të përcillen edhe me bubullima.Temperaturat ditore do të fillojnë të bien, sidomos gjatë fundjavës. MARKETING

