“Nuk e kam parë që nga janari i vitit 2021”, tha në dëshminë e tij, djali i 62-vjeçares që varrosi nënën e saj në oborrin e shtëpisë në Beoti për të marrë pensionin. Ai këmbënguli se nuk kishte dijeni për rrethanat ose kohën e vdekjes së gjyshes së tij, ndërsa përgjigjet e tij ngrenë pyetje për oficerët e policisë që merren me çështjen. Fillimisht, 28-vjeçari, i cili është gjithashtu pronar i dupleksit ku jetonte gruaja e moshuar, deklaroi: “Nuk e di kur vdiq, as nga çfarë. Nuk e kam parë që nga fillimi i janarit 2021.” I riu pretendoi se u…
Author: almakos
Grupi qytetar “Njerëz të Pastër për një Kosjeriq të Pastër” ka denoncuar se Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për sulmin terrorist në Banjskë. Sipas mediumit serb Danas, Radoiçiq ka kërcënuar vazhdimisht qytetarët në një fshat në Serbi, për pjesëmarrje në protestën kundër presidentit Aleksandar Vuçiq. Sipas dëshmitarëve, Radoiçiq u shoqërua nga rojë sigurie dhe zyrtarë lokalë, përfshirë kryetarin e komunës, Zarko Dokiq, si dhe këshilltarët Dalibor Vujiq dhe Slobodan Dukiq. Në një deklaratë për media, grupi qytetar kërkoi reagim urgjent nga prokuroria, policia dhe shërbimet e sigurisë, për të garantuar…
Ajo që Kombet e Bashkuara janë për botën, Bashkimi Evropian është për Evropën – projekt shumëpalësh me një qëllim të lartë – paqe në kontinent. Këtë e arrin përmes zgjerimit në bazë të Kritereve të Kopenhagës – demokraci, sundim të ligjit, të drejta dhe liri të njeriut, dhe ekonomi e tregut, theksoi presidentja Gordana Siljanovska Davkova, duke folur në Samitin Vjetor në Konkordia, i cili po mbahet sot në Nju Jork. Siç njofton raportuesja e MIA-s, ajo tha se BE-ja, si mishërim rajonal, evropian i multilaterizmit, ka për detyrë që në mënyrë të paanshme dhe të vazhdueshme ta mbrojë multilateralizmin.…
Ragip Gila, autori i masakrës së 8 shtatorit në Shkodër ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 2 të tjerë, u përpoq ta mbyllë rrethin dhe ta kufizojë ngjarjen, te një armiqësi personale me Erogen Vaso Brajoviç. Emisioni “Në Shënjestër” duke iu referuar gjetjeve të grupit hetimor, publikoi të dhëna që e lidhin autorin e krimit me disa familje të fuqishme në Shkodër të përfshira në krime të ndryshme. Grupi hetues beson se në fakt masakra e fundit në Shkodër ka lidhje me luftën tashmë të shpallur në qytet midis disa familjeve të fuqishme të përfshira në krime…
Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar këtë të martë detaje nga dosja hetimore ndaj Ragip Gilës i cili është një personazh jo i panjohur për Pas njoftimit për të shtëna në lokalin “Idromeno” në Shkodër, mëngjesin e 8 shtatorit, nga kqyrja e vendit të ngjarjes, jashtë lokalit ku ndodhi krimi, policia konstatoi një motoçikletë ngjyrë të zezë të vendosur në kambalec, në gjendje të ndezur e markës ‘Dayang’, ku në anësore të saj mbante mbishkrimin ‘Shimano’. Motor që në vend të targës ka një plastikë dhe ku numri i shasisë rezultoi i fshirë dhe i lyer me bojë të zezë. Nga…
Udhëheqësia aktuale e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me Ligjin e ri për tekstet shkollore, të përgatitur së bashku me të gjitha palët e interesuara në miratimin, përpilimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, ka zgjidhur sfidën të cilën katër ministra të qeverisë së mëparshme nuk arritën ta tejkalojnë, thuhet në reagimin e MASH-it në deklaratën e sotme të zëdhënëses së LSDM-së Bogdanka Kuzeska se pas një muaji të plotë të fillimit të vitit të shkollor, nxënësit edhe mëtutje nuk kanë libra. “Këtë vit shkollor ka tekste shkollore për të gjithë nxënësit dhe shpërndarja tashmë…
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përfunduar procedurat e verifikimit dhe vlerësimit për kandidaturat e paraqitura për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë më 11 dhjetor 2024, pas përfundimit të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Nga 13 kandidatët që shprehën interes për këtë vend, KED ka miratuar 6 kandidaturat e lejuara për t’u përfshirë në fazën e vlerësimit të mëtejshëm. 1-Asim Vokshi 2-Florian Ballhysa 3-Naureda Llagami 4-Alban Toro 5-Genta Tafa 6-Alma Faskaj Kandidatët e tjerë nuk plotësuan kushtet ligjore ose iu ndërpre procesi i kandidimit për arsye të ndryshme. Sipas…
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve ka zgjedhur Elis Dinen në postin e Zëvendës Kryetarit të kwsaj gjykate. Dine vjen në këtë detyrë me një përvojë të konsiderueshme në sistemin gjyqësor dhe angazhim të vazhdueshëm në përmbushjen e parimeve të drejtësisë, integritetit dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Kolegët e tij në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i uruan suksese në ushtrimin e përgjegjësive të reja dhe garantimin e një administrimi gjyqësor transparent, efikas dhe të pavarur.
Ndërsa airbag-ët dhe sistemet e tjera të sigurisë janë bërë standarde në automjetet moderne, shumë shoferë nuk e dinë se një buton i thjeshtë mund të jetë shpëtimi i tyre në situata kritike. Butoni “SOS” është një veçori shpëtimtare që shpesh injorohet, por që mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes. Ky sistem i quajtur eCall është i detyrueshëm për të gjitha automjetet e reja në Bashkimin Evropian që nga 31 marsi 2018. eCall aktivizohet automatikisht në rast të një aksidenti serioz, siç është hapja e airbag-ëve, dhe bën një thirrje emergjente drejt numrit 112. Ai dërgon gjithashtu të…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala ka prezantuar sot drejtuesen e re të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Anxhela Paparizo, dhe Arti Papajanin, drejtor të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH). Paparizo merr drejtimin e QSUT pas dorëheqjes së ish-deputetit Florenc Spaho, i cili drejtoi institucionin më të madh spitalor në vend për dy muaj. Ndërkohë, Arti Papajani u emërua si drejtor të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), duke pasuar Spartak Zekjan. Papajani është diplomuar në Financë-Kontabilitet, Matematikë të Aplikuar e Informatikë, si dhe në Menaxhim Shëndetësor dhe sjell një eksperiencë të gjatë në administratën publike.…
“Unë kam një dilemë, nuk e di a i meritojnë këto paga aktuale gjykatësit dhe prokurorët me vendime të tilla si ky i ditës së djeshme për onkologen në rastin “Onkologjia”, kështu është përgjigjur kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur lidhur me vendimin për dënimin me kusht për onkologen Meri Peshevska, e cila e pranoi fajësinë në rastin e onkologjisë. Mickoski tha se ata kërkojnë rritje të pagave por me vendime të tilla dëshmojnë që nuk i meritojnë as ato që i marrin. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Qëndrimet e mia për Prokurorinë dhe Gjyqësorin janë thënë shumë herë, janë diskutuar shumë herë…
Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, vetëm 2 muaj pas emërimit në krye të institucionit më të madh spitalor në vend. Burime për Panorama Online bëjnë me dije se në vend të Spahos është emëruar Anxhela Paparizo. Aktualisht nuk dihen ende arsyet zyrtare të dorëheqjes së Spahos, i cili mori detyrën në muajin korrik të këtij viti. Emërimi i Anxhela Paparizos pritet të formalizohet së shpejti nga Ministria e Shëndetësisë.

