“Britania është gati të veprojë!”. Kështu deklaroi Sekretarja e Jashtme, Yvette Cooper, duke theksuar angazhimin e fortë të Londrës pas mbështetjes së Donald Trump për rrëzimin e avionëve rusë që shkelin hapësirën ajrore të NATO-s. Ky mesazh i fortë vjen pas një incidenti të rëndësishëm, ku dy avionë luftarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore të Estonisë, duke qëndruar në ajër për më shumë se 10 minuta. Kjo ngjarje ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë rajonale dhe stabilitetin e NATO-s. Ministrja e Jashtme britanike e dënoi Moskën për këto shkelje, duke i cilësuar ato si “provokuese dhe të pamatura” gjatë…
Author: almakos
Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi të mos fillojë procedurë për vendimin e Qeverisë për përcaktimin e numrit të këshilltarëve komunalë, për të cilin ishin dorëzuar tri nisma. Gjykatësit kushtetues kanë hedhur poshtë mundësinë që me uljen e numrit të këshilltarëve në disa komuna është bërë shkelje kushtetuese. Dobrilla Kacarska, gjykatëse kushtetuese deklaroi se numri i këshilltarëve është ulur në të gjithë vendin e jo vetëm në disa komuna. DOBRILLA KACARSKA, GJYKATËSE KUSHTETUESE “Supozohet se ka diskriminim vetëm në disa komuna ku shumica e popullsisë janë komunitete më të vogla etnike. Kjo nuk është e saktë. Në pjesën më të…
Është sekuestruar nga policia e Tiranës një mjeti tip “Ferrari” me vlerë rreth 600 mijë euro, pasi dyshohet se është përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike. Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Red”. Sekuestrohet 1 automjet tip “Ferrari”, me vlerë rreth 600 000 euro, i dyshuar i përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike. Në hetim drejtuesi i automjetit, autor i kësaj veprimtarie kriminale, në Turqi. Ky shtetas e kishte regjistruar në pronësi të një 36-vjeçari, këtë automjet, të cilin e kishte sjellë në Shqipëri, për llogari të tij, një 30-vjeçar. Vihen në hetim dhe të dy të implikuarit në këtë rast.…
U zhvillua sot në Gjykatën e Posaçme procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i akuzuar për ngjarjen e shpërthimit në Gërdec, për të cilën SPAK ka ngritur veprën penale shpërdorim detyre në dy raste. Mediu ishte vetë i pranishëm në seancë, teksa paraqiti dhe kundërshtimet në lidhje me akt-ekspertiza tekniko-ushtarake. “Ekspertët e thirrur nga prokuroria ishin në nivel të ulët ushtarak. Gjatë procesit disa ushtarakë të lartë i kanë kundërshtuar këta ekspertë. Në këtë sallë prokurori deklaroi se nuk kishte njohuri për kalibrat se ishte jurist. Procedimi penal është ngritur në mënyrë të qëllimshme nga Prokuroria e kohës për…
Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ka hapur konsultim publik për Draft-Udhëzimin për radiodifuzerët, që ka të bëjë me zbatimin e rregullave gjatë Zgjedhjeve Lokale 2025. Drejtori i Agjencisë, Zoran Trajçevski, tha se bëhet fjalë për ndarjen e kohës për reklamat politike me pagesë, shënjimin e porositësit të reklamimit, ndarjen e kohës në lajmet tek Shërbimi publik radiodifuziv, prezantimin politik pa pagesë të Kanalit Parlamentar dhe sigurimin e aksesit në përmbajtjet e procesit zgjedhor për personat me nevoja të veçanta. ZORAN TRAJÇEVSKI, DREJTOR I AGJENCISË “Prej periudhes kur janë nënshkruajtur mbajtja e zgjedhjeve lokale 2025 , deri tash agjencia…
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një restorant në zonën turistike të Radhimës, në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme dhe fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar, por restoranti është djegur i tëri. Sipas burimeve paraprake, shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në kuzhinë. Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin. Në momentin e zjarrit, brenda restorantit ndodheshin 4 bombola gazi, të cilat përbënin rrezik të madh për një shpërthim me pasoja të rënda. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse të Vlorës arriti të shmangë tragjedinë, duke neutralizuar bombolat që tashmë ishin…
Policia e Sarandës jep njoftim zyrtar për rrëmbimin e 19-vjeçarit Francesko Mani. Burime zyrtare bënë me dije se i riu është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, teksa po pyetet për autorët, dinamikën, shkaqet dhe detaje të tjera, me qëllim zbardhjen e plotë të saj. Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve mes adoleshentit dhe personave që e rrëmbyen, por ka dyshime edhe për çështje të larjes së hesapeve. Policia e konfirmon pistën e mosmarrëveshjeve me një tjetër person. “Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës,…
Në territorin e Maqedonisë së Veriut deri sot në mesditë ka gjithsej 9 zjarre në vende të hapura, prej të cilëve katër janë aktivë, katër janë nën kontroll, ndërsa një zjarr është shuar, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza. Aktivë janë zjarret në komunën Makedonski Brod, mbi fshatin Bençe, në malin Dobra Voda ku po digjet pyll lisi dhe shkurre, në komunën e Çuçer-Sandevës, fshati Malinë dhe fshati Tanushë ku po digjet pyll i përzier, komunën e Likovës, fshati Goshincë ku zjarri ka kapluar pyllin dhe në komunën e Dollnenit, fshati Ropotovë, ku po digjet vegjetacion i ulët. Sipas…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Qafë Gjashtë, ku policia ka marrë informacion për një rrëmbim të një personi. Ngjarja është raportuar pak më parë, dhe dyshohet se rrëmbimi është motivuar nga larje hesapesh. Sipas informacionit paraprak, personi i rrëmbyer është identifikuar si shtetasi me inicialet F. M., i cili është marrë me forcë nga disa individë të paidentifikuar deri tani. Forcat e shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë angazhuar për zbardhjen e rastit dhe arrestimin e autorëve. Në këtë moment, janë identifikuar disa persona si të dyshuar për ngjarjen, ndërsa autoritetet janë në kërkim të…
Regjistri Qendror ishte mes institucioneve të para që iu bashkua platformës së ndërveprimit dhe sot ai shkëmbim i informatave mes institucioneve zhvillohet në mënyrë standarde, të sigurt dhe të unifikuar, duke mundësuar shërbime pa letër, pa pritje dhe pa burokraci të panevojshme. Regjistri Qendror në platformën për ndërveprim në nivel mujor kryen mbi 100 mijë transaksione, deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në shënimin e 24 vjetorit të Regjistrit Qendror. Regjistri Qendror, sipas Andonovskit, është një institucion i cili 24 vjet është një motor i rëndësishëm për lëvizjen e ekonomisë së Maqedonisë dhe Ministria e Transformimit Digjital e sheh…
Në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, qytetarët e Kosovës u mblodhën për të nderuar heroi Afrim Bunjaku, i cili ra në mbrojtje të rendit dhe sigurisë së vendit. Ky moment përkujtimi shërben si një kujtesë e fortë për sakrificën e tij dhe përkushtimin e tij ndaj atdheut. Ceremonia e homazheve u mbajt me pjesëmarrjen e familjarëve, zyrtarëve të lartë shtetërorë, si dhe të përfaqësuesve të Policisë së Kosovës. Të pranishmit vendosën kurora lulesh në varrin e rreshterit Bunjaku, duke shprehur kështu respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tij. Një moment veçanërisht prekës ndodhi gjatë ceremonisë, kur djali i heroit…
Babai i 15-vjeçares, që u hodh nga kati i katërt, ka rrëfyer se vajza e tij pasi mbërriti nga shkolla nga shkolla i kishte thënë që “më bullizuan shokët”. “Një djalë dhe një vajzë i kishin thënë që je e shpifur”, u shpreh ai. Vijon… Pjesë nga intervista: Vajza erdhi direkt nga shkolla rreth orës 13:30 (Qan), vjen në shtëpi dhe i thotë të të vëllait që një vajzë bashkë me shokun e saj në klasë e ofendonte, që je e shpifur dhe shumë gjëra”. Mirë i kishte thënë ai, mos u mërzit se do e zgjidhim. Dje kisha ditëlindjen…

