Author: almakos

Bledar Selmanaj, i cili ditën e djeshme tentoi të arratisej nga burgu i Fierit, raportohet se ka goditur murin e qelisë dhe hapi një të çarë. Sipas burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) i akuzuari për vrasje pasi mbështjellë duart me peshqir dhe çarçafë, goditi murin e qelisë në katin e parë, duke hapur një çarë të mjaftueshme për të dalë. Pasi ka arritur të dalë nga qelia, ai ka shfrytëzuar tubat e kullimit për të ngjitur tarracën e burgut. Gjatë tentativës për arratisje, Bledar Selmanaj kishte një litar me të cilin planifikonte të zbriste dhe të vazhdonte…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar 33-vjeçarin Geraldo Obzova, që i hoqi lirinë një të riu disa ditë më parë në Sarandë, duke e mbjatur me forcë në makinë. Njoftimi i policisë: Sarandë/I hoqi lirinë një 19-vjeçari duke e mbajtur për disa minuta, në automjet kundër vullnetit të tij, arrestohet 33-vjeçari. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me rastin e një 19-vjeçari që dyshohej se ishte marrë me forcë në një automjet, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, vijuan veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Nga…

Lexo më Shumë

Një aksident tragjik ndodhi dje në një galeri minerare në zonën D të Bulqizës, ku humbi jetën 38-vjeçari K. D., si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor. Policia arrestoi dy punonjës të stafit teknik, brigadierin G. K. (47 vjeç) dhe teknikun B. C. (62 vjeç), ndërsa u procedua penalisht në gjendje të lirë drejtuesi teknik R. P. (67 vjeç). Hetimet treguan se personat përgjegjës nuk kishin marrë masat e nevojshme të sigurisë në punë, çka çoi në humbjen e jetës së minatorit. Ngjarja po hetohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen. Njoftimi…

Lexo më Shumë

Në rrugët e ngrira të Leningradit, një histori e tmerrshme mbijeton, duke na treguar se si një grua e vetme mund të përballojë vështirësitë më të mëdha. Ajo është Maria Ivanovna Shelomova Putina, nëna e Vladimir Putinit, e cila përjetoi një nga periudhat më të errëta të historisë ruse. Rrethimi i Leningradit, që zgjati 900 ditë, la pas një trashëgimi të dhimbshme dhe një pyetje të thellë mbi natyrën njerëzore. Gjatë atyre ditëve të errëta, kur temperatura arrinte -43°C, familjet e Leningradit ishin të detyruara të mbartnin kufomat e të dashurve të tyre, të mumifikuara nga uria. Këto pamje të…

Lexo më Shumë

Policia ka shoqëruar mbi 10 persona lidhur me ngjarjen e rëndë në lagjen nr.2 të qytetit të Durrësit, mbrëmjen e së mërkurës (24 Shkurt), ku Valbon alias Marko Beqiraj u masakrua me thikë. Mes të shoqëruarve dyshohet se është edhe autori i vrasjes, i cili sipas burimeve nuk është familjar i viktimës. Dyshohet se krimi nuk është kryer për motive familjare, ndërsa mes autorit dhe 51-vjeçarit ka pasur një debat para se të ndodhte krimi. Në banesën në katin e katërt të pallatit, policia ka mbledhur gjurmët e gishtërinjve, ndërsa janë analizuar edhe kamerat e sigurisë për të shkuar drejt autorit. Viktima jetonte në banesë me…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.4 lekë dhe do shitet me 97.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 103.9 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111.4 lekë.

Lexo më Shumë

Miq të dashur, a e keni menduar ndonjëherë se sa e fortë mund të jetë shpresa në momentet më të errëta të jetës? Kjo është historia e një djaloshi që, pavarësisht humbjeve të mëdha, arriti të rikthehet në jetë. Për 43 vite punova si infermiere në Spitalin e Traumës, ku kam pasur mundësinë të përjetoj dhe të ndihmoj në raste të shumta emergjente. Spitali ynë ishte një vend ku jeta dhe vdekja ishin në një luftë të vazhdueshme, dhe çdo ditë përballeshim me sfida të reja. Aksidentet, plagosjet dhe fatkeqësitë ishin pjesë e përditshmërisë sonë. Një nga historitë më të…

Lexo më Shumë

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në qytetin e Durrësit, ku 51-vjeçari Valbon Beqiraj alias Marko Beqiraj u gjet pa shenja jete në banesë. Blutë informojnë se nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me thikë, si pasojë e të cilave dyshohet se ka humbur jetën. Trupi i pajetë i tij u gjet rreth orës 19:30 në banesën e tij në lagjen nr. 12 të qytetit bregdetar. Grupi i posaçëm po punon me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Njoftimi i policisë: Durrës…

Lexo më Shumë

Me intensifikimin e provokimeve të Rusisë në hapësirën ajrore të NATO-s, frika për shpërthimin e një Lufte të Tretë Botërore është rritur ndjeshëm në Europë, sidomos në vendet e Baltikut dhe lindjen e aleancës, të cilat që nga shkurti i vitit 2022 ndihen të ekspozuara ndaj kërcënimeve të Moskës. Ukraina, e cila është bërë simbol i rezistencës ndaj agresionit rus, shihet si çelësi i sigurisë për të gjithë kontinentin. Megjithatë, ndihma ushtarake dhe financiare nga Shtetet e Bashkuara ka filluar të zvogëlohet, duke ngjallur shqetësime për qëndrueshmërinë e saj në këtë luftë të ashpër. Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, i ftuar…

Lexo më Shumë

Në hapjen e Shtabit të nëndegës Bajrush Baftijari në Fushë Topanë, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti para qytetarëve prezantoi projektet konkrete që janë duke u realizuar dhe që kanë ndryshuar imazhin e gjithë komunës së Çairit. Ai theksoi se vetëm në këtë perimetër ku u hap shtabi i Fushë Topanës janë mbi 3 milionë euro investime, duke përfshirë rekonstruktimin e rrugëve kryesore dhe lokale, përfshirë rrugën “Maksut Sadiku”, përfundimin e pishinës me investim prej 1 milionë eurosh, rikonstruimin e rrugës “Ferid Murati” një rrugë moderne me vendparkime. Ai mëtej përmendi edhe ndërtimin e…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një takimi të rëndësishëm në selinë e OKB-së, ka bërë një deklaratë të fortë që ka tërhequr vëmendjen e botës. Ai ka inkurajuar vendet e NATO-s të veprojnë nëse avionët rusë hyjnë në hapësirën ajrore të aleancës. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet mes Perëndimit dhe Moskës janë në kulmin e tyre. Trump, i cili u takua me homologun ukrainas, Volodymyr Zelenski, theksoi se është e domosdoshme që aleatët të mbrojnë hapësirën ajrore të tyre nga çdo kërcënim. Kjo është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj shkeljeve të fundit të hapësirës ajrore nga Rusia,…

Lexo më Shumë

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e tij, në lagjen nr. 12., në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima nuk e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë. Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë sapo është zbuluar nga policia, e cila ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe kapjen e autorit. Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës, por pritet që policia e Durrësit të dalë me një njoftim për shtyp për ngjarjen.

Lexo më Shumë