Author: almakos

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, do të bëhen prezente prej orëve të mesditës dhe pasdites në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në relievet malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 9 m/s Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Lexo më Shumë

Edoardo Sarchi, biznesmeni italian që u vra në Salari të Tepelenës, raportohet se ishte pronar i një fabrike tullash në kryeqytet. Sipas burimeve, viktima udhëtonte në automjet me persona të tjerë kur një person i armatosur ka dalë para duke qëlluar drejt tyre. Pas sulmit drejtuesi i mjetit raportohet se ka vijuar rrugën me shpejtësi. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”. Disa persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim një person me iniciale G. B., si autor i dyshuar i ngjarjes. Njoftimi i policisë: Tepelenë/Informacion paraprak Rreth orës…

Lexo më Shumë

Çdo vit, miliona njerëz përballen me sfidën e ndryshimit të orës, një praktikë që ka ngjallur debate të shumta mbi ndikimin e saj në shëndetin tonë. A është koha e verës vërtet më e mira për trupin tonë, apo ndihmojmë më shumë duke mbajtur kohën standarde të dimrit? Një studim i ri hedh dritë mbi këtë çështje të rëndësishme. Një studim i publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences sugjeron se ruajtja e kohës standarde të dimrit është më e favorshme për shëndetin e njeriut se sa koha e kursimit të verës. Kjo është një zbulim që mund…

Lexo më Shumë

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit të ekipeve të Kryqit të Kuq dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, dy persona u gjetën menjëherë në shpatijet e Vodnos dhe u transportuan menjëherë në mënyrë të sigurt në qytetin e Shkupit, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Në numrin e emergjencës 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza, sot është lajmëruar zhdukja e një personi mashkull, një shtetasi polak, në shpatijet e malit Vodno. Menjëherë pas marrjes së raportit, qendra operative kujdestare e QMK-së njoftoi institucionet kompetente. Ministria e Punëve të Brendshme është mobilizuar për të formuar një ekip të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se disa nga figurat aktuale të koalicionit VLEN kishin shprehur gatishmëri për të marrë mbështetjen e BDI-së në zgjedhjet për komunën e Likovës. Në emisionin “Debat në SHENJA”, Taravari përmendi konkretisht Nexhmedin Sadikun, kandidatin aktual të VLEN-it për Likovën, si dhe Omer Ajdinin.“Nexhmedin Sadiku, kandidati për Likovë, erdhi në zyrën time dhe tha se mund të jetë kandidat i pranueshëm edhe për BDI-në, edhe për Aleancën. E njëjta gjë vlen edhe për Omer Ajdinin. Para disa ditësh, në një restorant në Shkup, në prani të dy shokëve të tij, e pranoi se…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka hedhur kritika të drejtpërdrejta ndaj ish-bashkëpartiakut të tij dhe zëvendëskryeministrit aktual, Arben Fetai, duke vënë në dyshim peshën e tij politike dhe aftësinë për të mobilizuar qytetarët nëse do të kalonte në opozitë, raporton SHENJA. Duke folur sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Taravari tha se ndikimi i Fetait në terren është i kufizuar dhe se mbështetja që gëzon aktualisht varet nga pozitat në pushtet.“Shihni, Ziadin Sela ka qenë kryetar i partisë për dy mandate, ka pasë ndikim dhe aty ndodhi thyerja. Arben Fetai, nxirreni nesër në opozitë, nuk mund t’i mbledhë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka kritikuar hapur disa zëvendësministra të koalicionit VLEN, duke i akuzuar për mungesë angazhimi dhe papërgjegjësi institucionale. Duke folur në Debat në SHENJA, Taravari tha se një pjesë e zëvendësministrave nuk kanë as prezencë të rregullt në zyrat e tyre dhe madje disa nuk kanë as infrastrukturën bazë për të ushtruar detyrën. “Kemi zëvendësministra që nuk shkojnë as në punë. Disa shkojnë vetëm një herë ose dy herë në javë. Nuk është vetëm një ose dy, janë shtatë,” deklaroi Taravari. Ai shtoi se vetëm tre prej tyre kanë qenë aktivë dhe kanë treguar…

Lexo më Shumë

Panorama.al ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë me pasojë vdekje që u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Poliçan, pranë fshatit Vodicë.[embedded content] Si pasojë e aksidentit humbi jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit, Endri Vrushaj, 34 vjeç, banues në lagjen “Vakëf” në Berat. Ndërkohë dy pasagjerët, Alban Elezi 36-vjeç dhe Gisi Shehu, i njohur edhe si Kristi Greku, 37 vjeç, të dy banues në lagjen “Barrikadë”, mbetën të plagosur rëndë. Të lënduarit u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit dhe më pas u dërguan me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, për shkak të gjendjes së tyre kritike. Aksidenti ndodhi kur automjet tip…

Lexo më Shumë

Çështja për ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës ka kaluar tashmë në betejë gjyqësore, ku banorët e fshatit Kurdari në njësinë administrative Suç, kanë paditur Bashkinë Klos, Agjencinë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit, AZHT dhe shoqërinë “Global Interprise Group” sh.p.k. Banorët, të përfaqësuar nga avokatët Adriatik Lapaj dhe Dorina Prethi, kërkojnë pavlefshmërinë absolute të vendimeve të Këshillit Bashkiak, kontratave të lidhura me kompaninë si dhe të lejeve të dhëna për shfrytëzimin e ujit dhe ndërtimin e hidrocentralit. Avokatja Dorina Prethi theksoi se vendimet e Këshillit Bashkiak të Klosit për dhënien me qira apo në përdorim të fondit pyjor-kullosor,…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat–Poliçan, ku një automjet tip “Porsche” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë. Viktima është identifikuar si Endri Vrushaj, 34 vjeç, banues në fshatin “Vodice” të qytetit të Beratit. Mjeti luksoz në të cilin udhëtonin tre të rinj, dyshohet se ka humbur kontrollin në një kthesë të fortë, duke u përmbysur në kanal. Të plagosur rëndë kanë mbetur dy shtetasit Alban Elezi dhe Gisi Shehu, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt…

Lexo më Shumë

Abortet te të miturat në Shqipëri po shënojnë një rritje shqetësuese, duke ngritur pyetje të rëndësishme mbi shëndetin riprodhues dhe edukimin seksual. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT), fenomeni i abortit mbetet i pranishëm, pavarësisht një rënieje të lehtë në shifra absolute. Gjatë vitit 2024, Shqipëria regjistroi 180 aborte për çdo 1.000 lindje, një shifër që tregon se problemi i abortit është ende i pranishëm në shoqërinë tonë. Ky fenomen është veçanërisht i theksuar tek gratë e grupmoshës 20–34 vjeç, që përbën periudhën më aktive të riprodhimit, duke sugjeruar se nevojitet një qasje më e thellë…

Lexo më Shumë

Pa garanca të Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian, kryeministrit Hristijan Mickoskit as nuk i bie ndërmend të mendoj për ndryshime kushtetuese, të cilat sipas rezolutës së LSDM-së, kërkohen të miratohen në shkurt të vitit që vjen. Kur të shohim gatshmëtri nga pala tjetër thekson Mickoski do të ulen dhe të bisedojnë bisedojnë për këtë çështje. Ndërsa për rezolutën, u shpreh se do të flasin pas zgjedhjeve. Hristijan Mickoski, kryeministër “Pozicioni ynë është i qartë. Ne nuk i injorojmë detyrimet që qeveria e kaluar i ka pranuar, për fat të keq. Por, gjithashtu nuk shohim që fqiu jonë lindor po bën…

Lexo më Shumë