Një tubim solidariteti për Pano Ruçin, babain e 22-vjeçarit Denis Ruçi, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi, po zhvillohet këtë mbrëmje në sheshin Sintagma të Athinës. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh pas orës 18:30, ora e caktuar për nisjen e protestës. Pano Ruçi ndodhet në ditën e 14-të të grevës së urisë, duke kërkuar drejtësi për vdekjen e të birit dhe ndëshkimin e përgjegjësve të tragjedisë së 28 shkurtit 2023. Tubime të ngjashme solidariteti po zhvillohen edhe në qytete të tjera të Greqisë, si Selanik, Patra, Larisa, Heraklion dhe Rethymno. Në Larisa, qyteti ku…
Author: almakos
Fenomeni i lidhjeve mes vajzave të reja dhe burrave të martuar po merr përmasa shqetësuese në Shqipëri, duke u bërë një temë e nxehtë diskutimi në shoqëri. Gazetarja Linda Pano, në një emision të njohur, ngriti alarmin për këtë trend që po përhapet me shpejtësi mes studentëve shqiptarë, duke e bërë të qartë se ky fenomen ka pasoja të rënda për familjet. “Vajzat e reja duket se nuk e kanë aspak problem të hyjnë në mes të një martese. Ato preferojnë burra të stabilizuar ekonomikisht, duke e parë këtë si një mundësi për të përmirësuar standardin e jetesës së tyre,”…
Bashkimi kombëtar është një temë e nxehtë që vazhdon të ngjallë debate të shumta në Shqipëri dhe Kosovë. Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të fundit, ka theksuar se ky koncept është i lidhur ngushtë me integrimin në Bashkimin Evropian, duke e quajtur çdo gjë tjetër si një përrallë të paqëndrueshme. Rama, i ftuar në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e progresit në forcimin e miqësive ndërkombëtare të Kosovës. Ai theksoi se pa krijimin e besimit dhe simpatisë ndërkombëtare, çdo përpjekje për bashkim kombëtar do të ishte e kotë. “Është e pamundur…
Ishte dëbuar nga Italia për 10 vite pas dënimit që kishte vuajtur për trafik droge, shqiptari kthehet ilegalisht dhe riarrestohet. Aksioni u krye në zonën e Perugia, në zonën e Santa Maria degli Angeli, gjatë një kontrolli të policisë së Asizi. Postblloku i ngritur në qytetin Seraphic rezultoi i suksesshëm teksa u ushtrua kontroll në një veturë me 3 persona në bord. Shqiptari 32-vjeçar dorëzoi një pasaportë të lëshuar nga autoritetet e vendit tonë dhe që mbante vulën e hyrjes në Itali rreth 10 ditë më parë nga kufiri tokësor kroat. Ai kishte qenë i skeduar për krime të shumta…
Sonte në mesnatë fillon edhe zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, për të cilat raundi i parë do të mbahet më 19 tetor, ndërsa i dyti më 2 nëntor. Zgjedhjet lokale të këtij viti, janë të tetat që nga pavarësia e vendit, dhe të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025, ka gjithsej 309 kandidatë për kryetar komunash dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale me gjithsej 10,490 kandidatë. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi u ka adresuar sot një thirrje të gjitha subjekteve…
Tre persona janë vrarë dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur pasi të shtunën mbrëma një person hapi zjarr nga një anije drejt një turme që ishte mbledhur në një bar buzë ujit, në një qytet bregdetar të Karolinës së Veriut, thanë autoritetet amerikane. Të shtënat ndodhën rreth orës 21:30, sipas kohës lokale, pranë një sërë baresh dhe restorantesh të frekuentuara në Sauthport, që gjendet 48 kilometra në jug të Uillmingtonit. Hetuesit thanë se sulmuesi i dyshuar ishte në një anije të vogël pranë bregut dhe papritur u ndal dhe shtiu drejt turmës dhe më pas iku. Autori është…
Vladimir Putin, udhëheqësi rus, është bërë objekt i spekulimeve të shumta rreth shëndetit të tij, duke ngritur pyetje të rëndësishme për të ardhmen e tij dhe të vendit që ai drejton. A është ai i sëmurë rëndë nga kanceri, Parkinsoni apo sëmundje të tjera neurologjike? Kjo është një çështje që po shqetëson jo vetëm rusët, por edhe të gjithë botën. Spekulimet rreth shëndetit të Putinit kanë filluar të rriten pas disa incidenteve publike. Një raport nga Massimo D’Alema, i publikuar në Corriere, sugjeron se ai është parë i lodhur dhe i mbështetur nga dy burra, duke ngritur dyshime mbi gjendjen…
Dita e djeshme ishte plotësisht për t’u harruar për Maldini Kacurrin. Futbollisti i Kombëtares u largua me karton të kuq, ndërsa skuadra e tij Morekambe u mposht 5 me 0 në transfertën e Truro Sitit. Kacurri e mori kartonin e parë të verdhë në minutën e 31-të, ndërsa të dytin në minutën e 42-të. Për të dyja rastet, ndërhyrjet ishin të dukshme. 19-vjeçari e la ekipin me 10 lojtarë, ndërsa Morekambe pësoi më pas eshtë katër gola të tjerë në pjesën e dytë. Sfida ishte e vlefshme për javën e 12-të në kategorinë e pestë angleze. Risia e Silvinjos për…
Dy shqiptarë, 20 dhe 26 vjeç, të skeduar nga karabinierët për aktivitete të paligjshme më parë, u arrestuan gjatë një aksioni në zonën e Foligno në Itali, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Aksioni nisi kur efektivët pikasën më të vjetrin prej tyre duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë nëpër qytet me biçikletë. Pasi pa oficerët, ai u përpoq të ikte dhe hoqi qafe 13 pako kokainë, me një peshë totale prej afërsisht 13 gramë. Droga u sekuestrua. Hetimi më pas u zhvendos në shtëpinë e tij, ku bashkëpunëtori 20-vjeçar u kap duke u përpjekur të fshihte një çantë…
Nga BDI i kanë hedhur poshtë akuzat e koalicionit VLEN, se familjari i liderit të tyre Ali Ahmeti, i ka shitur aksionet Alta Bankës nga Serbia.Sipas, Arbër Ademit, ata, asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e rrjeteve të huaja financiare apo vendore.“Përkundrazi, çdo betejë e BDI-së ka qenë për barazi, për drejtësi, për rrugën euroatlantike dhe për rrënim të çdo ndikimi serb, rus apo ndonjë ndikimi tjetër që është armiqësor ndaj vendit në përgjithësi dhe ndaj shqiptarëve në veçanti”, ka deklaruar Ademi.Më tej, Ademi ka shtuar se banka serbe mban firmën e VLEN-it.“Konkretisht, zonja Bujare Abazi, kryetare e Komisionit për Letrat…
Një ditë pas sherrit mes armë zjarri mes kunetërve në Kombinat të Tiranës, policia ka vënë në pranga edhe 54-vjeçarin që mbeti i plagosur, pasi u qëllua me pistoletë nga kunati i tij 41-vjeçari, Misir Trushi. Ky i fundit u arrestua dje 27 shtator. Ndërkohë 54-vjeçari Genci Mullaymeri, që u plagos dje, u arrestua sot (28 shtator). 54-vjeçari u shtrua dje në spital për shkak të plagëve të marra. Genci Mullaymeri ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se pak më parë sherrit me kunatin, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu policia njofton se vijon…
Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, i cilësoi të dhëna alarmante gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, mbi klimën e investimeve në Shqipëri. Deputeti i partisë Demokratike vuri theksin tek korrupsioni i lartë, krimi o organizuar dhe pastrimi i parave në një ekonomi informale masive, që po dëmtojnë zhvillimin ekonomik në vend dhe po pengojnë investimet serioze nga partnerët ndërkombëtarë. “Shqipëria, sipas raportit, mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes, me një klimë që dekurajon investitorët dhe që favorizon klientelizmin e lidhur me pushtetin”, shprehet mes të tjerash Gjekmarkaj në një postim të tij në rrjetin social.…

