Author: almakos

“Çdonjëri, i cili në çfarëdo lloj mënyre dhe në çfarëdo lloj forme ka lidhje me rastin në Koçan duhet të nxirre para faqes së drejtësisë”, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski pas mbikëqyrjes së realizuar të aktiviteteve ndërtimore në rrugën “8 Shtatori” në Gradsko. I pyetur për koment për storjen e re të IRL-së, në të cilën thuhet se ka përfshirje të inspektorëve tatimorë në rastin Koçan, ndërsa nuk ishin përfshirë me aktakuzën, ai theksoi se rastin e udhëheq prokuroria, gjegjësisht prokurori shtetëror publike Ljupço Kocevski. “E keni parë edhe ju në periudhën e kaluar, rreth 12 prokurorë punuan në këtë…

Lexo më Shumë

Me fluturimin e parë që u nis sot në orën 06:25 nga Shkupi drejt Shtutgartit, kompania “Wizz Air” ka hapur një linjë dhe destinacion të ri nga kryeqyteti i Maqedonisë drejt Gjermanisë, njofton TAV Maqedonia. Kompania do të operojë fluturime nga Shkupi për në Shtutgart 3 herë në javë, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte. Gjatë orarit veror të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, deri më 24 tetor, orari i nisjes është: E hënë dhe e premte: 06:25 nga Shkupi, me mbërritje në Shtutgart në 11:10 sipas orës lokale.E mërkurë: nisja në 06:30 nga Shkupi, me mbërritje…

Lexo më Shumë

Një qytetar vlonjat është futur me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ditën e sotme.[embedded content] I riu ka shtyrë derën për t’u futur brenda sallës ku zhvillohej mbledhja. Teksa e përplasi, ai goditi efektiven që ndodhej e ulur pas dere. Vlonjati iu drejtua anëtarëve të Këshillit Bashkiak duke u shprehur se “të gjithë mashtruesa jeni, plehrat e m*tit, intrigantë”. “Të gjithë mashtruesa jeni, kemi 5 vite që po kërkojmë lekët tona dhe s’po na i jep njeri”, shprehet ai. “Çfarë duhet të bëni? Ti vini para këto të gjithë. 5 vite të dëgjojmë ne këta, plehrat e m*tit, intrigantë”, i drejtohet një prej…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese ka caktuar gjyqtaren Sonila Bejtja si relatore për shqyrtimin e ankesës së ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me shkarkimin e tij nga detyra. Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Ish-kryebashkiaku pretendon se vendimi i Komisionit të Posaçëm të Kuvendit dhe më pas dekretimi nga Presidenti i Republikës, janë marrë në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe procesin e rregullt ligjor. Veliaj argumenton se shkarkimi i tij është bërë pa shkelje të rëndë të provuar, duke e konsideruar si të paligjshëm dhe antikushtetues. “Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por…

Lexo më Shumë

Noteres Sanja Telhallari i sekuestrohen18 asete me vlerë 3 milionë euro me burime të dyshuara kriminale. NJOFTIMI I POLICISë Tiranë- Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale, që dyshohet se i ka përfituar një 35-vjeçare Sanja Telhallari , gjatë kryerjes së detyrës si notere Asetet e sekuestruara: 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare. Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje. Në kuadër të një procedimi…

Lexo më Shumë

Situata e sigurisë në Kosovë po merr një kthesë të re me mbërritjen e Forcës Operative Rezervë Turke, e cila ka filluar një dislokim të përkohshëm në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR. Ky zhvillim erdhi në një kohë kur tensionet në rajon janë të pranishme, duke e bërë këtë dislokim një hap të rëndësishëm për stabilitetin e Kosovës. KFOR-i, i cili ka një rol kyç në ruajtjen e paqes, ka njoftuar se njësia turke do të kontribuojë në mbështetje të operacioneve të tij. Në një postim në rrjetin social Facebook, KFOR-i theksoi se Forca Rezervë Turke ka marrë përgjegjësitë…

Lexo më Shumë

Kantautori i mirënjohur Pirro Çako ka reaguar pasi nëna e tij dhe sopranoja e famshme Luiza Çako u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Pirro Çako zgjodhi një foto të fëmijërisë teksa e ëma e mbante në krah për t’i dhënë lamtumirën e fundit. “Lamtumirë Nëna ime ️♥️”, shkroi artisti i njohur krahas imazhit në një postim në rrjetin social Instagram. Kush ishte Luiza Çako Sopranoja e njohur Luiza Çako (Papa) ka ndërruar jetë duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në skenën shqiptare. Luiza Çako ka pasur një karrierë të gjatë dhe të pasur në muzikën klasike, ku është vlerësuar për zërin…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama është shprehur se çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes mund ta bëjë në shtëpinë e tij brenda dekadës tjetër. Edi Rama: Ne duhet dhe mundemi të harmonizojmë arsimin e lartë më strategjinë tonë për inovacionin, nga klasat, laboratorët, start-up. Ky s’është luks apo diçka e veçantë, por nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tjetër çdo ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes të mund ta bëjë këtu në shtëpi. Ne do të kërkojmë partneritete me universitete europiane dhe institute kërkimore, duke u siguruar që kurrikula jonë të…

Lexo më Shumë

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ka kërkuar që të thërritet Këshilli i Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. “Ju sjell në vëmendje se keni detyrim të thërrisni Këshillin e Legjislacionit për kërkesën e PD për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit. Thirrja e Këshillit është detyrim që ju duhet ta respektoni”, u shpreh Bardhi. Gjithashtu, Bardhi i kërkoi mazhorancës që të përfshihej edhe kërkesa e PD-së për përsëriten e seancës së 12 Shtatorit, ku programi qeveritar dhe kabineti u votuan vetëm me votat e…

Lexo më Shumë

Pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit nga detyra e drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), emërohet drejtori i ri i AMP. Gazetarja Klodiana Lala raporton se drejtori i ri i AMP është Eduart Merkaj. Eduart Merkaj ka qenë drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, nga 4 janari 2019. Ai ka kaluar vetting-un (vlerësimin e pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale). Ka mbajtur poste të tjera të rëndësishme në strukturat ligjzbatuese, përfshirë Policinë Kriminale, Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), dhe gjithashtu ka qenë pjesë e SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe struktura të hetimit…

Lexo më Shumë

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis automjtesh në Fushë-Krujë. Policia bën me dije se ditën e djeshme (28 shtator) shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete. Nga…

Lexo më Shumë

Një figurë e shquar e artit shqiptar është ndarë nga jeta. Sopranoja e njohur Luiza Çako (Papa), bashkëshortja e Gaqo Çakos, ka ndërruar jetë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në skenën shqiptare. Luiza Çako ka pasur një karrierë të gjatë dhe të pasur në muzikën klasike, ku është vlerësuar për zërin e saj të veçantë dhe interpretimet me ndjeshmëri të lartë artistike. Ajo ka interpretuar në një sërë veprash të repertorit operistik shqiptar dhe ndërkombëtar, duke lënë gjurmë në kulturën tonë. Ajo ishte bashkëshortja e të ndjerit Gaqo Çako, një prej ikonave të operës shqiptare, dhe nëna e…

Lexo më Shumë