Një 15-vjeçare rezulton e zhdukur që prej datës 1 shtator. Babai i adoleshentes foli sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, me moderatore Evis Ahmetin. Ai ndau në studio një rrëfim emocional, duke treguar se vajza kishte ndryshuar sjellje muajt e fundit dhe kalonte shumë kohë në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok. “Vajza ime nuk është e paqëlluar. Nuk i ka munguar asgjë. Sa kam pasur mundësi, ia kam plotësuar gjithçka. Ditët e fundit ishte bërë nervoze, thoshte ‘kam jetën time’. Kalonte orë të tëra në TikTok. Ajo doli nga shtëpia në orën 12:30 të natës së 1…
Author: almakos
Prej nesër fillon sezoni i ngrohjes 2025/2026 për konsumatorët e kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore në qytetin e Shkupit, me të cilin menaxhon SHA EMV. Nga EMV apelojnë qytetarët të kryejnë me kohë riparimet e instalimeve të brendshme dhe të sigurojnë qasje të papenguar në nënstacionet e ngrohjes. Përndryshe, sezoni zakonisht fillon më 15 tetor, por rregullorja lejon nisjen më herët nëse mesatarja ditore e temperaturave bie nën 12 gradë Celsius. Për nesër është parashikuar temperaturë mesatare prej 10 gradë, çka i plotëson kushtet për prodhim dhe shpërndarje të ngrohjes. MARKETING
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të cilët dyshohet se, veç e veç, morën fajde, që në total arrin vlerën e 1.4 milionë eurove. Autoritetet kanë kërkuar që të bëhet konfiskimi dhe kthimi i 21 banesave dhe lokaleve afariste, që u ishin dhënë të akuzuarve nga të dëmtuarit, pasi ata nuk mund t’ua kthenin borxhin. Aktakuzë për fajde është ngritur ndaj L.M., B.K., L.A., Xh.K., D.G., dhe K.K., ndërkaq L.M., dhe Xh.K. po ashtu dyshohen për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, ndërkaq ndaj D.G. rëndon edhe akuza e detyrimit. Prokuroria e Prizrenit ka dhënë…
Drejtoria e doganave ka bërë të ditur se në tetor ka mbledhur të ardhura prej 179,5 milionë euro, që paraqet rritje prej 7,5 për qind ose rritje prej 12,5 milionë euro krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritja më e madhe e përqindjes prej 13,4 për qind është arritur në mbledhjen e të ardhurave doganore. Mbledhja e të ardhurave nga TVSH-ja shënon rritje prej 8,7 për qind, nga TAM me 6,9 për qind, ndërsa nga akciza me 3,7 për qind. “Kemi krijuar një sistem që vazhdimisht gjeneron të ardhura të larta në Buxhet dhe siguron më shumë…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, foli sot nga Strasburgu për sulmin që u bë ndaj News24 në muajin gusht. Berisha tha se një nga televizionet e pakta kritike ndaj regjimit, e gjeti veten të rrethuar nga policia dhe ushtria. “Ka disa zhvillime në të njëjtin drejtim. Pra, një nga televizionet e pakta kritike ndaj regjimit, një natë e gjeti veten të rrethuar nga policia dhe ushtria. Ata nuk lejuan gazetarët të hynin brenda, pavarësisht vendimit të gjykatës. Megjithatë, Kryeministri nuk u shqetësua. Ata sekuestruan kompjuterët ku gazetarët investigativë kishin dosje kundër ministrave. Dhe deri më sot, vendimi i gjykatës nuk…
Mbyllja e qeverisë federale të SHBA-së ka filluar zyrtarisht, duke lënë qindra mijëra punonjës në një situatë të pasigurt. Kjo situatë e rëndë ka ndodhur në mesnatë në Uashington, duke pezulluar punonjësit dhe duke ndaluar shumë programe dhe shërbime qeveritare. Mbyllja e qeverisë është një ngjarje e rëndësishme që ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve amerikanë. Arsyeja e kësaj mbylljeje është dështimi i Senatit, i dominuar nga republikanët, për të miratuar një projektligj shpenzimesh. Kjo ka sjellë pasiguri dhe shqetësim për të ardhmen e shumë punonjësve federalë. Ky është momenti i parë që qeveria mbyllet që nga viti 2018,…
Arrestimi i dy personave që u kapën duke transportuar drogë ka çuar në zbulimin e një shtëpie bari në fshatin Gjormë. Blutë informojnë se Agron Tafaj dhe Tajson Tafa, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve, u kapën në flagrancë nga në Bathore duke transportuar 4 kg kanabis me qëllim shitjen në doza. [embedded content] “Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. T., 53 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Laç dhe T. T., 27 vjeç, banues në Tiranë, të dy, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet…
Çfarë ndodh kur gjuha përballet me ideologjinë? Profesor Artan Fuga ka ironizuar përdorimin e terminologjisë “Prind 1” dhe “Prind 2”, duke e quajtur këtë qasje si një shprehje të absurdit që injoron mijëra vite dije njerëzore. Në një reagim të tij, ai thekson se ky koncept është një përpjekje për të ndryshuar themelin e marrëdhënieve familjare dhe shoqërore, duke e bërë atë të papranueshëm për shoqërinë moderne. Fuga shprehet se përdorimi i këtyre terma është një tentativë për të zëvendësuar një sistem të tërë terminologjie, duke e çuar këtë absurditet në një nivel të ri. Ai sugjeron se nëse këto…
Policia ka vendosur në hetim 34-vjeçarin Sahit Shpataj, i cili u ndalua në Tiranë duke udhëtuar me një mjet luksoz tip “Lamborghini Urus”. I riu raportohet se e kishte kishte regjistruar makinën rreth 160.000 euro, në emër të një kompanie, për të shmangur gjurmimin dhe për të justifikuar vlerën. 34 vjeçari rezulton me precedentë për vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore, dhunë në familje dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë. “Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas e kishte regjistruar këtë automjet, në emër të një subjekti tregtar në pronësi të shtetasit E. D., me qëllim justifikimin e vlerës së…
Pa ujë sot prej orës 9:15 janë një pjesë e banorëve të Batincës. Siç informon NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të një defekti në rrugën “9” numër 20 në Batincë. Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. MARKETING
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tropojës, pasi qarkullonin të armatosur, me armë zjarri e armë të ftohta dhe të pajisur me radio si të Policisë e dylbi nate. Mësohet se në pranga kanë rënë Avdi Ismajlgeci dhe Arjan Prengzaj. Uniformat blu njoftojnë se këta shtetas u kapën në vendin e quajtur Velisht, Njësia Administrative Bujan, Tropojë, ku gjatë kontrollit në automjetin tip “Mitsubishi”, në pronësi të shtetasit Arjan Prengzaj., me të cilin ata qarkullonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri, 2 thika, 2 radio marrëse-dhënëse si të Policisë, 2 sëpata…
Shkupi sot dhe nesër është nikoqir i Samitit të digjitalizimit të Ballkanit Perëndimor (WBDS) 2025 të cilin e organizojnë Ministria e Transformimit Digjital të Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Ngjarja do të bashkoj qeveritë nga rajoni, komunitetin e biznesit, akademinë dhe partnerët ndërkombëtar për të përshpejtuar transformimin digjital të rajonit. E organizuar në dy faza – kryesore dhe teknologjike – WBDS 2025 do të fokusohet në tre fusha prioritare: “Portofoli digjital: Qasje e sigurt dhe e lehtë në shërbimet publike dhe private”, “Ndërveprimi: Lidhja e sistemeve dhe regjistrave për të mundësuar shërbimet elektronike rajonale” dhe “Siguria…

