Author: almakos

Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë, ka ndarë një mesazh të rëndësishëm për  qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë edhe ata shqiptarë, që udhëtojnë në 29 vendet e Zonës Shengen. Sipas një vendimi, nga 12 tetori do të hyjnë në fuqi disa rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen. Ambasada e BE sqaron se nga data 12 tetor 2025 do të ketë një sistem të ri të menaxhimit të kufijve, sistemi i Hyrje/Daljes (Entry/Exit System), do të fillojë gradualisht të regjistrojë të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datat e mbërritjes dhe të largimit, të dhënat biometrike (shenjat e…

Lexo më Shumë

Pamjet të cilat po i shihni janë vetëm fillimi i një deponie që supozohet të jetë krijuar nga vetë komuna e Butelit për të mos dërguar mbeturinat në deponinë Drislla, TV Shenja u nis drejt destinacionit final, por për shkak të kushteve atmosferike dhe rrugës së papërshtatshme, ne u penguam që të shkojmë deri në fund. Për këtë dërguam pyetje edhe tek komuna e Butelit. Nga Komuna thonë se krijues të deponisë në fjalë janë qytetarët e pandërgjegjshëm dhe të gjitha mbeturinat e grumbulluara nga Ndërmarrja Komunale deponohen në deponinë “Drislla”. Ndonëse i pyetëm, nga Komuna nuk treguan nëse inspektorët…

Lexo më Shumë

Pamjet të cilat po i shihni janë vetëm fillimi i një deponie që supozohet të jetë krijuar nga vetë komuna e Butelit për të mos dërguar mbeturinat në deponinë Drislla, TV Shenja u nis drejt destinacionit final, por për shkak të kushteve atmosferike dhe rrugës së papërshtatshme, ne u penguam që të shkojmë deri në fund. Për këtë dërguam pyetje edhe tek komuna e Butelit. Nga Komuna thonë se krijues të deponisë në fjalë janë qytetarët e pandërgjegjshëm dhe të gjitha mbeturinat e grumbulluara nga Ndërmarrja Komunale deponohen në deponinë “Drislla”. Ndonëse i pyetëm, nga Komuna nuk treguan nëse inspektorët…

Lexo më Shumë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi sot se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Sejko nënvizoi se inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë gjatë muajve korrik-gusht, duke arritur nivelin prej 2.4%, nga 2.3% që ishte mesatarja në tremujorin e dytë të vitit. Referuar shifrave zyrtare, Sejko tha se punësimi në sektorin privat jo-bujqësor u rrit me 3.4% gjatë tremujorit të dytë, ndërsa papunësia totale në vend ra në nivelin 8.5%. Po ashtu, pagat në sektorin privat kanë shënuar një…

Lexo më Shumë

Gjykimi për rastin “Shtekli”, në të cilin disa persona akuzohen për shitje të organizuar të drogës, shtyhet për më 9 tetor, me kërkesë të avokatit të të pandehurit të parë Rade Trajkovski Shtekli. Shtekli para fillimit të seancës së sotme pësoi një lloj sulmi epileptik dhe u rrëzua në sallën e gjyqit. Pas ndihmës së dhënë nga mjekët e ndihmës së shpejtë, Shtekli refuzoi të marrë terapi, ndërsa Gjykata vendosi të vazhdonte ndjekjen e seancës nga një hapësirë tjetër në Gjykatë. “E kontrolluam. Ishte i kontaktueshëm, vetë tha se nuk e di ku gjendet. Nuk donte të merrte terapi, sepse…

Lexo më Shumë

Një autobus është përfshirë nga flakët e zjarrit gjatë natës , pasi dyshohet se i kanë hedhur një sasie lënde djegëse benzinë. Ngjarja ka ndodhur në Kukës. Për fat të mirë nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Njoftimi i policisë DVP Kukës Më datë 30.09.2025, gjatë natës, në autobusin në pronësi të shtetasit R. H., 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen…

Lexo më Shumë

Në vazhdën e angazhimeve për një Çair modern dhe funksional, kandidati për kryetar në këtë komunë nga koalicioni qeverisës VLEN, z. Izet Mexhiti, sot shpalosi një nga projektet prioritare të mandatit të tij. Pas përfundimit të bulevardit “Cvetan Dimov”, në vitin e parë të mandatit parashihet fillimi i shndërrimit të rrugës “Mid’hat Frashëri” (ish “Brigada Maqedono-Kosovare”) në një bulevard modern, me gjatësi 1.850 metra dhe profil 25 metra, në partneritet të ngushtë me qytetin e Shkupit. Ky investim madhor do të sjellë, 4 korsi moderne për qarkullim më të shpejtë e të sigurt, shtigje për biçikleta dhe këmbësorë, hapësira të…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, në një konferencë për shtyp e prezantoi strategjinë e tij për zgjidhjen e mungesës kronike të vendparkimeve, duke paralajmëruar se komuna është para një kolapsi të plotë. “Çairi është i mbytur, është shndërruar në komunë të makinave. Thjesht nuk ka më hapësirë, rrugët janë shndërruar në parkingje, trotuaret janë shndërruar në parkingje, dhe nuk ka më trotuare të lira në Çair. Madje edhe parqet kanë filluar të mbushen me makina. Qytetarët çdo ditë jetojnë me ankth dhe stres, dhe nga bisedat me ta mësoj se disa madje po mendojnë të shpërngulen…

Lexo më Shumë

Një 15-vjeçare rezulton e zhdukur që prej datës 1 shtator. Babai i adoleshentes foli sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, me moderatore Evis Ahmetin. Ai ndau në studio një rrëfim emocional, duke treguar se vajza kishte ndryshuar sjellje muajt e fundit dhe kalonte shumë kohë në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok. “Vajza ime nuk është e paqëlluar. Nuk i ka munguar asgjë. Sa kam pasur mundësi, ia kam plotësuar gjithçka. Ditët e fundit ishte bërë nervoze, thoshte ‘kam jetën time’. Kalonte orë të tëra në TikTok. Ajo doli nga shtëpia në orën 12:30 të natës së 1…

Lexo më Shumë

Prej nesër fillon sezoni i ngrohjes 2025/2026 për konsumatorët e kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore në qytetin e Shkupit, me të cilin menaxhon SHA EMV. Nga EMV apelojnë qytetarët të kryejnë me kohë riparimet e instalimeve të brendshme dhe të sigurojnë qasje të papenguar në nënstacionet e ngrohjes. Përndryshe, sezoni zakonisht fillon më 15 tetor, por rregullorja lejon nisjen më herët nëse mesatarja ditore e temperaturave bie nën 12 gradë Celsius. Për nesër është parashikuar temperaturë mesatare prej 10 gradë, çka i plotëson kushtet për prodhim dhe shpërndarje të ngrohjes. MARKETING

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të cilët dyshohet se, veç e veç, morën fajde, që në total arrin vlerën e 1.4 milionë eurove. Autoritetet kanë kërkuar që të bëhet konfiskimi dhe kthimi i 21 banesave dhe lokaleve afariste, që u ishin dhënë të akuzuarve nga të dëmtuarit, pasi ata nuk mund t’ua kthenin borxhin. Aktakuzë për fajde është ngritur ndaj L.M., B.K., L.A., Xh.K., D.G., dhe K.K., ndërkaq L.M., dhe Xh.K. po ashtu dyshohen për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, ndërkaq ndaj D.G. rëndon edhe akuza e detyrimit. Prokuroria e Prizrenit ka dhënë…

Lexo më Shumë