Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ujërat daneze, ku ushtarët francezë kanë hipur në një anije që dyshohet se është e lidhur me fluturimet misterioze të dronëve. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësime të mëdha dhe ka ngjallur pyetje mbi sigurinë në hapësirën ajrore evropiane. Incidenti ka filluar kur dy dronë janë vërejtur në hapësirën ajrore të Danimarkës, duke shkaktuar mbylljen e aeroportit të Kopenhagës për katër orë. Pas kësaj, aeroporti i Aalborg-ut gjithashtu u mbyll për shkak të aktiviteteve të ngjashme. Këto fluturime misterioze kanë ngritur alarmin dhe kanë sjellë në vëmendje nevojën për një hetim të thellë. Prokurori…
Author: almakos
Një 42-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës, pasi banesesa e saj është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se banesa në fshatin Shënavlash,është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja me iniciale K. M., 42 vjeçe. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të…
Të dhëna alarmante për duhanpirjen mes të rinjve në Maqedoninë e Veriut: rreth 40% e të rinjve deri në moshën 18 vjeç konsumojnë duhan, ndërsa shumica e fillojnë këtë zakon që në moshën 13-vjeçare. Këtë e dëshmon hulumtimi më i fundit i “Analytica”, e cila apelon për masa më të rrepta. “Të rinjve në 18 vjeç, analizat na tregojnë se nuk u ndalohet blerja, pra duhet më shumë të respektohet rregullativa ligjore. Më tej, nëse duam ta shohim aspektin fiskal është mirë që të rriten çmimet e këtyre prodhimeve të reja që më shumë i përdorin të rinjtë këto kohë,…
Mediat italiane kanë publikuar një artikull përmes të cilit rrëzojnë pistën e hetimeve lidhur me vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë. Sipas mediave italiane, Sarchi nuk u vra me armë zjarri. Artikulli Sa shumë po flitet për vdekjen e sipërmarrësit të tullave Edoardo Sarchi, nga Cunardo, Varese, i vrarë të shtunën e kaluar në Salari, një fshat në Shqipëri, i cila kishte qenë prej kohësh “shtëpia” e menaxherit të një fabrike në vend. Shqipëria është vendlindja e gruas 44-vjeçare të Sarchi-t. Është e qartë se ishte një vrasje, por nga ajo që ka mësuar Corriere, biznesmeni nuk është…
Prokuroria e Posaçme ka zbardhur vrasjen e Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku), ngjarje e ndodhur më 24 Janar 2021. Pas vrasjes së 38-vjeçarit, ekzekutim që tronditi qytetin bregdetar katër vite më parë, akuzohen Astrit Avdylaj, kreu i grupit të Avdylajve, i cili dyshohet si porositës i krimit, nipi i tij Aldo Avdylaj, i dyshuar si ekzekutor dhe dy persona të tjeë me iniciale E. A, si edhe E.K.. “Veprimet e kundraligjshme të vrasjes me paramendim për hakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”, informoi SPAK. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si…
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka kërkuar nga kryetari dhe nënkryetari i BDI-së që publikisht të tregojnë nëse, siç thotë ai, do të vazhdojnë ta lusin kryeministrin Hristijan Mickoski për t’u bërë pjesë e qeverisë “Përfitoj nga rasti, publikisht t’i pyes Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin: A do të bëjnë qeveri me Mickovskin? Siç po qëndrojnë gjatë gjithë kohës, tek dera e qeverisë…dhe me kend duan të bëjnë qeveri? …pra duan pikërisht me Mickoskin! Ja tani publikisht po i pyes. Le të përgjigjen… A do të ndalojnë, apo do të vazhdojnë të qëndrojnë para qeverisë,…
Dëbora e parë për këtë sezon ka “zbarkuar” edhe në malësitë e Librazhdit që mesditën e sotme, duke sjellë një panoramë të bukur, por edhe problematike për banorët e zonës. [embedded content] Gazetari Fatmir Popja raporton se sipas të dhënave nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura në Elbasan, reshjet e dendura të dëborës kanë nisur rreth orës 11:00 në Parkun Kombëtar të Shebenikut.Dëbora ka përfshirë gjithashtu edhe fshatin turistik të Fushë-Studenit, një destinacion i njohur për turizëm malor. Por përveç bukurisë natyrore, dëbora e parakohshme ka shkaktuar edhe shqetësime të menjëhershme. Bujqësia është në rrezik pasi banorët e kësaj zone…
Panorama.al ka siguruar pamjet nga aksidenti me vdekje në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, ngjarje e ndodhur rreth orës 11:30.[embedded content] Dy automjete u përplasën, përfshirë makinën e firmës “Lajthiza” që transporton ujin. Si pasojë e aksidentit humbi jetën pasagjerja që udhëtonte në makinën tipVolkswagen. Viktima është identifikuar si 41-vjeçarja Erjola Sinani, ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit, nën kujdesin e mjekëve. “Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe”, tha…
Adoleshentja, e cila u hodh ditën e djeshme (1 Tetor) nga kati i 9-të i një pallati në ndërtim në kryqyet, udhëtoi nga Kamza për të kryer vetëvrasjen në Rruga e Dibrës. 16-vjeçarja mësohet se para se të kryente aktin e rëndë ka filmuar veten duke u ngjitur në shkallët e pallatit ku edhe i dha fund jetës, raporton gazetari Xhuljan Ferzaj. Ka dyshime se adoleshentja ka pasur probleme me familjen e saj, ndërsa në çantë iu gjetën dhe disa ilaçe. Sipas banorëve 16-vjeçarja u fut fshehurazi në pallat, duke pritur që të largoheshin punëtorët dhe më pas të kryente aktin e…
Liria e medias dhe siguria e gazetarëve janë shtyllat e një shoqërie demokratike. Në këtë kontekst, Ministria e Brendshme thekson bashkëpunimin e saj të vazhdueshëm dhe aktiv me shoqatat dhe institucionet që punojnë për të mbrojtur të drejtat dhe sigurinë e gazetarëve. Si pjesë e këtij angazhimi dhe bashkëpunimit të ngushtë midis MPB-së dhe SHGM-së, në faqen kryesore të internetit të MPB është vendosur një lidhje me regjistrin e sulmeve ndaj gazetarëve, e cila të çon në faqen e internetit të SHGM-së ku publikohet regjistri. Ky regjistër paraqet rastet e shkeljeve të të drejtave të gazetarëve, me detaje mbi llojin…
Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK të nisë hetimet për ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe ish-nënkryetarin Arbjan Mazniku. NJOFTIM PËR MEDIAT Pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me datë 08.09.2025 është regjistruar kërkesa me nr. 140 regj.them., dërguar për kompetencë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, me kërkues Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me objekt: “Pushimin e çështjes penale me nr. 1782 të vitit 2022, të regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal,…
Një ngjarje e pazakontë është shënuar ditën e djeshme në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit, ku Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas serb i cili po udhëtonte me automjetin e tij. Gjatë kontrollit rutinë që iu bë automjetit, zyrtarët kufitarë zbuluan se ai mbante me vete disa mjete të ftohta të rrezikshme. Sipas njoftimit zyrtar, nga automjeti i personit të ndaluar u sekuestruan dy sëpata dhe tri thika, mjete këto që mund të përdoreshin për qëllime të paligjshme apo që paraqesin rrezik për sigurinë publike. Policia ka theksuar se të gjitha këto objekte janë konfiskuar menjëherë, ndërsa ndaj…

