Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së sot ka njoftuar se e mbështet kryetarin aktual të partisë Hristijan Mickoski. Mbështetja e grupit parlamentar vjen pas thirrje së një pjesë të anëtarësisë së partisë për kongres të jashtëzakonshëm të saj. – Advertisment – “Ne deputetët e VMRO-DPMNE-së, si të zgjidhur të popullit në shtëpinë ligjvënëse, si shembull kemi punën në interes të popullit për një ekonomi me të mirë, shëndetësi më të mirë, siguri juridike më të mirë, përmes zhveshjes së pushtetit aktual i cili e shndërroi shtetin në një regjim hibrid., me korrupsionin më të lartë në Evropë. Në këtë kontekst, deputetët e…
Author: almakos
Zbardhet vrasja e dyfishtë e ndodhur në vitin 1998, në Vlorë. Policia e Vlorës ka arritur të identifikojë pas 23 vitesh autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë. Seksioni i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur në vitin 1998, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 2 vëllezër, shtetasit B. H. dhe E. H. Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e…
Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar gjithsejtë 12 pacientë të rinj, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 249 persona të dyshuar dhe të vërtetuar me Kovid-19 po kurohen në repartet efektive në kryeqendër, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. – Advertisment – Në orët e fundit në Klinikat interne ka pasur 7 pranime. Në spitalin “8 Shtatori”, 5 pranime dhe asnjë pacientë në Klinikën Infektive gjatë natës së kaluar. Gjatë 24 orëve të fundi në shtëpi janë lëshuar 6 pacientë të shëruar.
Besa Ademi është kryetarja e re e Gjykatës Supreme. Ajo u zgjodh sot në Këshillin Gjyqësor me 20 vota pro dhe një kundër. Përveç Ademit për pozitën e kreut të Supremes garuan edhe gjykatësit Xhemali Saiti dhe Lidija Nedellkova. Deri tani Gjykatën Supreme si ushtrues detyre e udhëhiqte gjykatësi Faik Arsllani i cili trashëgoi Jovo Vangellovskin i cili u shkarkua për shkak veprimit joprofesional. – Advertisment –
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bëri apel qytetarëve të zbatojnë rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Manastirliu apeloi të mos ulet vigjilenca për higjienën, distancën dhe maskën. “Me urimin për një ditë të mbarë nga stafi i urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës, ju kujtojmë të zbatoni rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19, duke mbrojtur veten, njerëzit e dashur dhe duke i dhënë një dorë stafeve mjekësore për përballimin e situatës. Maskë, higjienë dhe distancë. Bëhu pjesë e zgjidhjes”, – theksoi Manastirliu. Kujtojmë se, ditët e fundit numrit i infektuarve…
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (11.02.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në qytetin e Shkupit ka regjistruar 198 shkelje, dhe atë: 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 43 për tejkalim të shpejtësisë, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 4 për kalim në të kuqe në semafor, 5 për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë, 72 për parkim të parregullt. Ndërkohë që janë shqiptuar edhe 5 gjoba për këmbësorë. – Advertisment – Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në…
Në Kosovë 63 mijë e 433 persona u infektuan me virusin korona, që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me SARS CoV2. Nga Covid u shëruan 54 mijë e 891 të tjerë, mirëpo janë 1 mijë e 534 të qytetarë që kanë vdekur si pasojë e infektimit me virusin korona. Aktualisht në vend janë 7 mijë e 8 raste aktive me COVID-19. Ndërsa Prishtina vazhdon të prijë me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus. Në të dhënat e fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), raportohet 127 raste…
Një studim i botuar nga Imperial College London ka gjetur disa simptoma të reja, duke përfshirë dridhura, humbje të oreksit, dhimbje koke dhe dhimbje muskulore, të lidhura me koronavirusin e ri. Bazuar në një sondazh të më shumë se 1 milion njerëzve nga qershori i vitit 2020 deri në janar të 2021, nga studimi u vërejt se përveç simptomave “klasike”, si ethe, kollë e vazhdueshme, humbje e nuhatjes dhe shijes, u shtuan edhe simptomat e mësipërme. Gjithsesi simptomat ndryshonin në varësi të moshës, por dridhjet lidheshin me Covid-19 në të gjitha grupmoshat, sipas studimit të bërë nga ekipi REACT në…
Temperatura të ulëta këtë mëngjes janë regjistruar pothuajse në të gjithë vendin, ndërsa temperatura më e ulët është matur në Mavrovë – 9 dhe në Berovë dhe Kriva Pallankë – 8 gradë. Temperatura në Krushevë ishte -7 gradë, në Prilep, Vinicë dhe Kumanovë -5, në Shtip dhe në Tetovë -4, Shkup-Petrovec -3, Lugina e Shkupit, Strumicë dhe Dibër -2, në Demir Kapi dhe Dojran – 1, në Gjevgjeli një, në Ohër zero gradë dhe në Pretor dy gradë Celsius. – Advertisment –
Akademiku Artan Fuga ironizon premtimet elektorale të partive politike për rritje rrogash, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Fuga thekson se po premtohet nga të gjitha anët rritje rrogash, ndërsa thekson se gjithë kjo furtunë i kujton një barsaletë të kohës së komunizmit. Mesazhi i Fugës: O shoko, t’osht rrit rroga!Nga të gjitha anët na premtohen se do të kemi shtime rrogash, qeveria, partitë politike, vizionarë të çartur gjithashtu, edhe ata që deri tani na kanë lënë me minimume jetike, e varfëri.E gjitha kjo furtunë rritjesh rrogash, më kujton një barcaletë të kohës të…
Ora 20:30 e mbrëmjes së sotme i ka gjetur rrugët e qytetit të Beratit totalisht të boshatisura dhe baret e restorantet të mbyllura, ndërkohë që të gjitha rrugët e qytetit janë blinduar nga forca të shumta policie. Ashtu siç edhe u vendos nga Ministria e Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të karantinës në vend, baret dhe restorantet në Berat shpejtuan të mbyllin qepenat disa minuta përpara orës 20:00, për të respektuar masat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të minimizuar përhapjen e Covid-19. Edhe rrugët e qytetit filluan të boshatiseshin që prej orës 19:30,ndëkohë që në rrugët e qytetit…
Ministrja e Arsimi dhe Shkencës, Milla Carovska është në izolim për shkak të kontaktit që kishte me një person pozitiv ndaj Kovid-19, njoftojnë për MIA nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Për këtë arsye në debatin publik për maturën shtetërore organizuar nga Klubi për çështjen e të rinjve dhe politikës, që do të mbahet nesër, do të marr pjesë një përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. – Advertisment –

