Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i bëri apel qytetarëve të zbatojnë rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.
Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Manastirliu apeloi të mos ulet vigjilenca për higjienën, distancën dhe maskën.
“Me urimin për një ditë të mbarë nga stafi i urgjencës së Spitalit Rajonal të Lezhës, ju kujtojmë të zbatoni rregullat, për të kufizuar përhapjen e COVID19, duke mbrojtur veten, njerëzit e dashur dhe duke i dhënë një dorë stafeve mjekësore për përballimin e situatës. Maskë, higjienë dhe distancë. Bëhu pjesë e zgjidhjes”, – theksoi Manastirliu.
Kujtojmë se, ditët e fundit numrit i infektuarve me COVID-19 është rritur ndjeshëm në vendin tonë. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se një nga arsyet kryesore është ulja e neglizhencës në respektimin e masave anti COVID.



