Author: almakos

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3 394 testime të dyshuara për OCVID-19 dhe prej tyre 872 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 22 pacientë, ndërsa janë shëruar edhe 412 persona. Rastet aktive me virus në vend janë 9 300. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Kosova ka regjistruar 444 raste pozitive me Covid-19  në 24 orët e fundit. Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik raporton se brenda ditës humbën jetën 13 qytetarë. Njoftimi: 452 TË SHËRUAR DHE 444 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.410 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 444 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2…

Lexo më Shumë

Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në  zonën e Ali Demit. Burimet zyrtare bëjnë me dije se dyshohet se shtetasi I.L, ka qëlluar veten. NJOFTIMI NGA POLICIA Më datë 09.03.2021,  rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në  Ali Dem, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi I. L., 47 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët Izolimi nuk mbulon mungesën e imunizimit. Ishte ky reagimi i parë i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa pas vendimit të Qeverisë për ndalesën e lëvizjes nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit. Ky koalicion vendimin e quan jashtë çdo logjike duke pasur parasysh se deri tash lokalet dhe restorantet janë mbyllur në orën 21.00. – Advertisment – Kujt i vlen ky izolim tash dhe, aq më shumë, pas orës 22.00? Veç nëse është ndonjë plan për transportim të lirë të materieve të ndaluara, siç janë narkotikët që po “vidhen” shpesh nga depotë e MPB-së, sepse…

Lexo më Shumë

Krimi në familje mbetet një plagë për shoqërinë shqiptare. Edhe më tronditës ky krim bëhet kur fëmija vret prindin. Rasti më i fundit është shënuar në fshatin Luar të Roskovecit, në Fierit. Djali Erdis Rapo, 25 vjeç, qëlloi me shkop në kokë për vdekje babain e tij Dhorin, 52 vjeç. Ngjarja u shënua shumë pranë banesës së tyre. Më vonë u mësua se si babai, ashtu edhe djali, kishin probleme të shëndetit mendor. Në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, në News24, sot folën familjarë të afërm të kësaj familje, të cilët hodhën dritë mbi fakte që dëshmojnë se…

Lexo më Shumë

Grupet e punës mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për Kodin Zgjedhor janë në prag të shpërbërjes. Opozita maqedonase kërkon ndihmën e faktorit ndërkombëtarë për presion ndaj pushtetit që ta pranojë modelin zgjedhor me aparate për fingerprint. Sipas partisë të Hristijan Mickoskit, pushteti LSDM-BDI po tenton manipulimin e zgjedhjeve duke mos mundësuar sigurimin e aparateve për regjistrimin e vijave papilare. Kjo sipas tyre po bëhet përmes Ministrisë së Brendshme e cila është deklaruar se nuk mund t’i siguron të dhënat për këto aparate. – Advertisment – “VMRO-DPMNE-ja insiston në zbatimin e plotë të Kodit Zgjedhor, përkatësisht modelit bashkëkohor me qëllim shmangien e…

Lexo më Shumë

Qeveria në mbledhjen e sotme  ka sjellë vendim që ora policore të filloj prej ditës së nesërme (10.03.2021) ora 22:00 deri në ora 05 të mëngjesit t dhe do të zgjas deri më 22 mars, kështu njoftoi kryeministri Zoran Zaev. – Advertisment – “Mbledhja e Qeverisë po vazhdon akoma, por vendimi për orën policore është miratuar. Ora policore do të filloj prej nesër në ora 22:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit dhe do të zgjas deri më 22 mars, diku 12 ditë. Por do ta ndjekim këtë proces, duke pas parasysh se fillon edhe muaji i agjërimit Ramazani, vendimi…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk arriti të miratojë rendin e ditës për seancën e 34, për shkak që Kuvendi nuk mund të sigurojë kuorum, transmeton Alsat. Tre deputetë të shumicës paralamentare kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Në sallën e Kuvendit sot ishin prezent vetëm 59 deputetë. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit, është angazhuar në një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, të koduar “TIBUS”. Operacioni është shtrirë në tre vende, Itali, Shqipëri dhe Gjermani. Në vendin tonë, operacioni është zhvilluar nga FAST Albania, FNSH, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana. Në vazhdën e operacionit “TIBUS”, Fast Albania, ka arrestuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës 5 shtetas, të cilat janë: Albano Jazaj 25 vjeç, Dionis Maskaj 23-vjeç, Eriseld Nelaj 27-vjeç, Rezart Elmazaj 31-vjeç dhe Zigur Aliaj 25-vjeç. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Romës,…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore është i pandërprerë nëpër rrugë të lagështa. Në Kodër të Diellit janë regjistruar reshje të lehta të dëborës, por nuk paraqesin pengesë për trafikun. Dukshmëria e zvogëluar për shkak të mjegullës nga 20 në 30 metra është regjistruar në qafën malore Preseka, informon Ndërmarja Private “Makedonijpat”. – Advertisment – Nga “Makedonijapat” thonë se mund të ketë rrëshqitje të mundshme të dheut në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër gryka malore. N.P. “Makedonijapat” apelon për vozitje të kujdesshme dhe rregullim të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Lexo më Shumë

Ornela Çuçi Zëvendësministre e Turizmit dhe Ambientit Me udhëheqje të hapërdarë, programe utopike – pa lidhje me njëra-tjetrën dhe pa orientim të qartë – ajo që ka mbetur nga opozita është përqendruar te mbetjet. Pasi nuk ka qëlluar disa herë në shenjë, tani ka gjetur një tabelë të re qitjeje: inceneratorët. Midis dokumenteve pa fund e pa krye, diskutimeve juridike e ekonomike nga ekspertë mjedisi dhe një çoroditjeje të pashpjegueshme politike, ajo mundohet ta fshehë të vërtetën. E vërteta është se ka ardhur koha që Shqipëria t’i menaxhojë dhe jo t’i hapërdajë mbetjet e saj nëpër Mesdhe. Shqipëria e ka…

Lexo më Shumë

Deputeti i “E Majta”, Borislllav Krmov në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se kjo parti politike do të nis fushatë për shtyrje të procesit të regjistrimit të popullsisë, transmeton Alsat. Krmov theksoi se fillimisht fushata ka të bëj me informim të qytetarëve, deri në siç tha ai “delegjitimitetin e plot”. – Advertisment – “Këtë fushatë do ta udhëheqim nën moton `Nuk e hap derën`. Ne kërkojmë që regjistrimi të prolongohet për 12 muaj, respektivisht për muajin prill të vitit 2022, dhe të gjatë kësaj kohe të miratohet Ligj i ri”, tha mes tjerash deputeti Krmov.

Lexo më Shumë