Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë të Veriut, me ftesë të homologut të tij përgjegjës për Çështjet Ekonomike, koordinimin me departamentet Ekonomike dhe Investimet, Fatmir Bytyqi. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup Abazoviq do të takoj edhe zëvendëskryeministrin Artan Grubi. – Advertisment –
Author: almakos
Izet Mexhiti, një nga disidentet e BDI-së, i njohur ndryshe si “Grupi i zjarrit”, i ftuar sot në emisionin “Programi 200” në Alsat akuzoi drejtpërdrejt rivalin e tij në parti Artan Grubi se ka marrë të gjitha pozitat e partisë dhe se De facto ai është veçmë kryetari i partisë. Nga ana tjetër ai tha se një nga përplasjet brenda partisë janë edhe përplasjet për mosrealizimin e asnjë prej premtimeve në 100 të parë. Sipas tij, zëvendëskryeministri Grubi, ka shumë pushtet dhe pak përgjegjësi sot. – Advertisment – Prej jashtë mund ta them që Artan Grubi është lideri De facto,…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, foli ndër të tjera edhe për kandidimin e Najada Çomos si kandidate për deputete në listën e PS-së. Manastirliu theksoi se Najada Çomo spikati në fushën e saj, duke shtuar se Partia Socialiste ka pranë vetes njerëz të nderuar në fusha të ndryshme. “Profesoreshë Najada Çomo është angazhuar në mënyrë të pandërprerë për të menaxhuar pandeminë në këtë vit. Ndërsa, edhe Luljeta Bozo dhanë kontribut në fushat e tyre. Janë disa doktorë dhe doktoresha, që janë heronj e kanë mundësi të kontribuojnë nëpërmjet dijeve të tyre…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se gjeneralët e luftës ndaj Covid ishin mjekët. Manastirliu thekson se pandemia u përballua me sukses, duke shtuar se funksionoi po ashtu edhe puna në grup. “Sfidat kanë qenë shumëplanëshe. Puna dhe fryma në ekip na ka ndihmuar. Mjekët, infermierët dhe epidemiologët në terren kanë punuar me shumë devotshmëri. Pandemia na mësoi që një luftë mësohet me disiplinë. Përdorimi i burimeve në mënyrë efektive janë armë shumë të mira për të luftuar virusin. Gjeneralët e luftës ishin mjekët, nuk ishin gjithologët në studio televizive, që…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një mjet ka përplasur një të mitur që lëvizte më këmbë. Nga burime zyrtare nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Çapos”, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin e mitur S. P., 11 vjeç. Shtetasi S. P. pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Rajonal Gjirokastër, është transportuar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Materialet i…
Në 12 muaj pandemi e Covid-19 Shqipëria numëron zyrtarisht rreth 2000 jetë të humbura nga COVID-19, ndërsa 76 mijë të tjerë konsiderohen të shëruar. Por për ekspertin e shëndetit publik Ilir Alimehmeti shifrat e qeverisë nuk dëshmojnë numrin real të viktimave dhe as nivelin komunitar të përhapjes së virusit për shkak të numrit tejet të pakët të testeve të kryera. Në intervistën e tij në News24 mjeku thotë se dimri i ardhshëm mund të jetë pika e madhe e kthesës së pandemisë ndërsa analizon se Shqipëria nuk e ka luksin t’i thotë jo vaksinave ruse apo kineze vetëm për shkak…
Policia e Vlorës ka dhënë detaje sa i takon të shtënave me armë që u regjistruan mbrrëmjën e sotme. Sipas policisë, nuk ka persona të dëmtuar, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit. “Më datë 09.03.2021, rreth orës 18:56, pranë shkolles ’24 Maji’, Vlorë, pas një konflikti të çastit, dyshohet se është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri. Nga verifikimet e deritanishme të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë po krehin zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit që ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Grupi hetimor…
Udhëzimet e reja nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), ka dhënë këshilla se çfarë mund të bëjnë njerëzit e vaksinuar plotësisht kundër Covid-19. Udhëzimi i ri CDC thotë se njerëzit e vaksinuar plotësisht mund të: 1.Vizitojnë persona të tjerë të vaksinuar, në ambiente të brendshme, pa maska dhe pa distancim fizik. 2.Vizitojnë në ambiente të mbyllura njerëz të pavaksinuar, pa maska dhe pa distancim social, nëse ata kanë një rrezit ë ulët për sëmundje të rënda. 3.Mos bëni karantinë dhe test, nëse ekspozoheni ndaj dikujt që ka Covid-19 por është asimptomatik. Kjo do të thotë që gjyshërit…
Tashmë ish-kryetari i grupit parlamentar i BDI-së, Izet Mexhiti, duke folur për lëvizjen e tij të fundit në parti tha se rivali i tij i brendshëm Artan Grubi po mundohet të uzurpojë partinë me të gjitha format. Sipas tij, ai duke ironizuar do që të marrë me të vërtetë partinë dhe të jetë kryetari i ardhshëm dhe i padiskutueshëm i saj. – Advertisment – Në të kaluarën kemi pasur debate në parti kur kemi qenë në fushate zgjedhore për shumë tema, si psh. si duhet të jetë motoja e BDI-së, strategjia e BDI-së. Ndërsa shof se ai (Grubi) del me…
Një automjet është ndaluar në doganën e Kosovës, pasi transportonte 435 kilogram duhan të grirë dhe tentoi të shmangte akcizën rreth 15.000 euro. Tentativa për kontrabandë do të shkaktonte shmangie të taksës së akcizës rreth 15.000 euro, Sektori përkates i doganës ka vazhduar procedurat me në bashkëpunim me prokurorinë.
Sot bëhet një vit në luftën ndaj COVID-19, e cila nisi me identifikimin e dy rasteve të para në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik dhe trajtimin e dy pacientëve të parë në Spitalin Infektiv, më 9 mars të vitit 2020. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shprehur mirënjohjen dhe falenderime ekipit mjekësor të Infektivit, duke bërë një bilanc të këtij viti pandemie. “Nëse do të bënim sot një bilanc, bilanci sigurisht është mijëra jetë të shpëtuara, por për fat të keq, kemi 1956 jetë të humbura, që janë një humbje e madhe për të…
Policia e Shtetit ka ndëshkuar me masë administrative 737 shtetas të cilët nuk zbatuan masat anticovid. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 98 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00. Njoftimi i plotë: Nuk zbatuan masat anticovid, ndëshkohen me masë administrative 737 shtetas. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e…

