Numër i lartë vdekjesh në 24 orët e fundit nga COVID-19 në vend. MSH deklaroi sot se janë 631 raste të reja dhe 17 humbje jete. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi…
Author: almakos
Situata e COVID-19 vijon të jetë ende shqetësuese në Kosovë. Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 të vdekur dhe 529 raste të reja me virusin. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.888 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 529 raste pozitive. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (78, 62 vjeç), Drenas 1 rast (65 vjeç), Gjilan 1 rast…
Një takim i ri liderësh ose mes grupeve të punës mund të jetë zgjidhja e ardhshme për funskionimin e Kuvendit, pasi opozita shqiptare vendosi bllokimin e të gjitha procedurave në plenare dhe në komisione. Revolta e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa erdhi pasi bllokimit të propozimit të tyre për ligjin për shtetësi. Kryeministri Zoran Zaev vazhdon të mendojë se zgjidhja e propozuar ligjore e opozitës shqiptare është e papranueshme. – Advertisment – Nëse ka nevojë për takim liderësh për këtë, do të bëjmë edhe takim liderësh, edhe me opozitën maqedonase edhe me opozitën shqiptare dhe me të gjithë partitë…
Dy javë prej se u arratis dhe u kthye, mbetet ende e panjohur se si Sasho Mijalkov u zhduk para syve të policisë. Pasi askush nuk e dinte se ku ishte për 40 orë, ai u paraqit vetë në Prokurori për ta marrë vendimin për arrest shtëpiak, megjithëse kërkohej me urdhërarrest të brendshëm dhe ndërkombëtar. 14 ditë pas kthimit të Mijalkovit, Kryeministri Zoran Zaev sot tha se detajet e arratisjes i ka prokuroria, ndërsa dy javë më parë tha se me intervenimin me vendosmëri të institucioneve, e kishin detyruar atë të hiqte dorë nga ikja dhe fshehja. – Advertisment -…
Dozat e para të vaksinave Sputnik u dhanë sot në poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup, dhe jo nëpër shtëpitë e pleqve siç paralajmëroi ministri Filipçe. Procesi i vaksinimit filloi në ora 8.00 ndërsa përpara poliklinikës kishte radhë të gjata të punonjësve shëndetësor të cilët prisnin për imunizim me dozën e parë. Drejtuesit e këtij institucioni shëndetësor thanë për ALSAT se vaksina ruse po aplikohet shumë shpejtë. – Advertisment – Deri më tash nuk kemi ndonjë problem. Nga mëngjesi kemi vaksinuar persona nga mosha 27 deri në 68 vjeç. Brenda një ore kemi vaksinuar një autobus të tërë nga Prilepi. Kjo…
Në repartet infektive në vend për momentin po kurohen 917 pacientë të prekur nga Kovid-19 dhe ka afro 290 shtretër të lirë në Kovid Qendrat, njoftoi Ministria e shëndetësisë. Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid-Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 28 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 350 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19, po kurohen në repartet infektive në kryeqendër. – Advertisment – Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur 8 pranime. Në Kovid Qendrën “8 Shtatori” ka pasur 13 pranime të pacientëve dhe 19 të tjerë janë pranuar në Klinikën…
Bllokimi i Kuvendit nga ana e opozitës me numër të madh të amendamenteve sipas kryeministrit Zoran Zaev ka dy zgjidhje, njëra përmes dialogut, kërkon që të dialogohet dhe të arrihet deri tek një zgjidhje e pranueshme. Ndërkohë që kërkon edhe mbështetjen e mediave që të informojnë se cilat janë arsyet e bllokimit të punës së Kuvendit, gjegjësisht bllokimi i miratimit të ligjeve përmes numrit të madh të amendamenteve. Kryeministri nuk përjashtoi mundësin e thirrjes së një takimi të liderëve, me të vetmin qëllim që të zhbllokohet puna e Kuvendit. – Advertisment –
Filloi vaksinimi me Sputnik në Poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup. Procesi ka filluar nga ora 8.00 të mëngjesit për të vazhduar deri në orën 20.00 të mbrëmjes. Punonjësit shëndetësor kryesisht nga qytete tjera të vendit, po vaksinohen sot me dozën e parë të vaksinës ruse, ndërkaq nuk dihet se kur do të fillojë vaksinimi i personave të moshuar ( nga shtëpitë e pleqve) siç u paralajmërua nga Ministria e Shëndetësisë se ata do të ishin pranuesit e dozave të para të Sputnik-ut.Drejtori i kësaj Poliklinike tha për ALSAT se kjo vaksinë është shumë e thjeshtë për tu aplikuar dhe procesi…
Deri tani e dimë se pacientët e shtruar në spital me Covid-19 të formës së rëndë, kanë shpesh sëmundje para-ekzistuese oseprobleme të ndryshme shëndetësore. Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se mbipesha shoqërohet shpesh me simptoma serioze nga koronavirusi. Së fundmi një studim i kryer nga Universiteti Taft në Boston, SHBA, siguroi një tablo të gjendjes klinike të pacientëve me koronavirusin Sars-Cov-2. Autorët treguan se cilat ishin 4 patologjitë dhe kushtet shëndetësore të lidhura me format më të rëndësishme të Covid-19,dhe që ndikojnë tek 2/3 e rasteve të shtrimit në spital. Gjetjet e këtij studimi u publikuan në Gazetën e Shoqatës…
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i cili po qëndron për vizitë në Shkup, deklaroi se Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë së veriut duhet të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik, dhe të punojnë për një standard më të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. – Advertisment – Dëshirojmë të ndërtojmë marrëdhënia sa më të mira dhe të shërbejmë si shembull në rajon. Rajoni është i lodhur nga nacionalizmi dhe nga përplasjet, ne duhet ta përmirësojmë këtë. Ju jeni shembulli më i mirë për këtë. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që pushimet verore…
Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burgim Orges Bilbilin. Lajmi u bë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala. Bilbili u cilësua fajtor për armëmbajtje pa leje dhe kanosje për shkak të detyrës të punonjësit të policisë. Ngjarja u zhvillua përpara shkollës ‘Niket Dardani’ në kryeqytet, ku mbeti e plagosur edhe një kalimtare e rastit. Bilbili po gjykohet ndërkohë nga GJKKO bashkë me Anterio Kaloshin dhe Laert Haxhiun për masakrën e Lushnjës. I riu dyshohet se në bashkëpunim me Laert Haxhiun ekzekutoi ne shtator të 2017 në Lushnje, Zamir Latifin e Jurgen Hoxhën, ndërsa plagosi një person tjetër. Në shënjestër…
Me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe me qëllim që të pengohet rritja e mëtejme e numrave të të prekurve nga Kovid-19, Qeveria vendosi që prej sot deri më 22 mars të ketë orë policore që fillon sonte në ora 22:00 dhe zgjatë deri në ora 05:00 të mëngjesit. Lëvizja gjatë kësaj periudhe do të jetë e mundur vetëm me leje për qarkullim. Ora policore sipas vendimit të Qeverisë do të zgjas deri në 22 mars. – Advertisment –

