Të izoluar, të dëmtuar psiqikisht dhe financiarisht. Kështu e rrumbullaksojnë një vit pandemi qytetarët e anketuar për Alsat. Një pjesë e qytetarëve thanë se kanë kërkuar ndihmë psikologjike ndërsa janë përballur me pasojat e Covid 19. Disa të tjerë, thanë se nji vit pandemi nuk mund të përshkruhet kur bëhet fjalë për pasojat në aspketin financiar. “Katastrof ka qenë, shumë vështirë, duhet me përballu. Shumë vështirë në aspektin fiananciar, unë jam pensionist”. “Ishte jashtëzakonisht i vështirë, posaçërisht për ata që janë të papunë. Për familjet e varfëra ishte shumë i rëndë. Siduket kështu do të vazhdojë edhe për një periudhë…
Author: almakos
Në spitalet COVID ka një rënie të ndjeshme të urgjencave mjekësore. Kështu raportoi gazetari Erjon Skëndaj nga spitali “Sehfqet Ndroqi”. Sipas tij, në sanatorium në 24 orë numri i urgjencave është rreth 25 që vijnë nga veriu i vendit dhe Tirana. “Numri i shtretërve të zënë ka rënë poshtë 200 shtretërve. Fakti që ky spital në ditët e para të marsit gati-gati u mbyll, bëri që të kishte lirim të shtretërve. Në spitalin Infektiv ka një lloj frymëmarrje pas largimit të urgjencave të Tiranës dhe ka rreth 15 urgjenca ditore. Ka një situatë disi të normalizuar”, raportoi Skëndaj. Ai foli…
Qytetarët dhe kompanitë, që kanë ndonjë nevojë për shërbime në komunën e Ohrit do të mund të kontaktojnë vetëm përmes adresave telefonike, ose në e-mail të departamenteve dhe sektorëve. Që nga sot, ndërtesa e komunës është e mbyllur, si masë për parandalimin e valës në rritje të njerëzve të infektuar me koronavirus. – Advertisment – “Kjo masë është aplikuar në mënyrë që të sigurojë mbrojtje më të madhe të qytetarëve dhe punonjësve, nga përhapja e koronavirusit dhe të sigurojë kushte për funksionim më të sigurt të shërbimeve komunale. Masa do të jetë e vlefshme derisa situata të stabilizohet”, thonë nga…
Qeveria shqiptare i ka hapur rrugë negociatave me vaksinat ruse dhe kineze. Sipas aktit normativ të ditës së sotme, Manastirliu dhe Ahmetaj si ministra janë të autorizuarit për negociatat. Në akt normativ theksohet se negociatat zhvillohen me vaksinat të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre. Duket se me këtë akt, Shqipëria përveç perëndimit po kthen sytë dhe nga lindja ku Rusia dhe Kina kanë prodhuar prej kohësh vaksinat e tyre. AKTI NORMATIV NGA QEVERIA AKT NORMATIV PËR DHËNIEN E AUTORIZIMIT MINISTRIT TË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE DHE MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN PËR…
Dorjana Bezat Një denoncim i pazakontë ka ndodhur në policinë e kryeqytetit këtë të mërkurë ku një 15 vjeçare ka kërkuar ndihmën e uniformave blu sepse dhunohej nga babai. Në prezencë të gjyshes, psikologes dhe njësisë për mbrojtjen e fëmijëve, 15 vjeçarja XH.L kallzon se, mbrëmjen e datës 8 mars në rrugën ”Hysen Xhura”, në banesë, për motive të dobëta, ka bërë debate me babanë e saj. Sipas vajzës kjo situatë i shkakton ankth dhe stress dhe e ka të pamundur të jetojë me të atin. Materialet për rastin u referuan në prokurori dhe pritet të merret një vendim në…
Antonio Milloshoski sot tha se deklarata e ministrit bullgar të Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov se deputetët e VMRO-DPMNE kanë shtetësi bullgare është gënjeshtër. Ai thotë se të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë vetëm pasaporta maqedonase. Milloshoski tha se këtë mund edhe ta dëshmojë, transmeton Alsat. – Advertisment – “Komenti ynë është i shkurtër, deputetët e VMRO-DPMNE janë qytetarë të Republikës së Maqedonisë dhe vetëm të Republikës së Maqedonisë. Por kur ka skandal në lidhje me kompanitë fantazmë, vaksinat fantazmë, ka edhe lista të pasaportave fantazmë. Ne besojmë se kjo është një përpjekje për de-fokusimin e popullatës nga afera korruptive për furnizimin…
Radiografia nuk arrin të përcaktojë dot me saktësi gravitetin e prekjes së pulmonit Voltiza Duro Diagnostikimi në kohë i COVID-19 është një faktor tejet i rëndësishëm në ecurinë e mëtejshme të sëmundjes. Frika jonë më e madhe ngelet prekja e mushkërive nga virusi vdekjeprurës çka do të sillte ulje të nivelit të saturimit e si pasojë dhe nevojën për oksigjeno-terapi. Skaneri është pajisja më e mirë diagnostikuese për të parë nëse koronavirusi ka arritur të mbërrijë në mushkëri apo jo. Por kur rekomandohet ekzaminimi me skaner i pulmoneve? Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’, mjeku imazherist Almir Skana shpjegon tri…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se gjatë ditës së sotshme do të mblidhet Komisioni i Sëmundjeve Infektive, me çka do të shihet nëse ka nevojë për masa shtesë për mbrojtje nga Covid-19, transmeton Alsat. – Advertisment – “Tani kemi mbledhje me kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive sa i përket numrave dhe trendeve që janë aktuale, çdo ditë e ndjekim situatën, kështu që do të shohim nëse ka nevojë për masa shtesë”, tha mes tjerash Filipçe. Filipçe tha se beson që masat aktuale, respektivisht ora policore nga ora 22:00 do të jep rezultate…
Ministrja Manastirliu konfirmon se në Shqipëri prej periudhës janar-shkurt qarkullin varianti britanik i COVID-19. Ajo deklaron se nga rezultatet e verifikimeve të kampioneve të marra në janar-shkurt në laboratorin e virologjisë, u krye analiza në bashkëpunim me ISHP të Ankarasë dhe doli se ato janë me variantin biranik të COVID-19.Për Manastirliun gjithsesi vërehet një trend i uljes së qëndrueshme të rasteve të reja së fundmi.”’Prej të hënës kemi dozat e radhës nga kontrata e Pfizer. Kemi arritur në një numër pra vaksinimesh perj 21 mijë e 619 doza vaksinash të kryera. Dhe kemi pothuajse përmbyllur vaksinimin e stafit shëndetësor. Më…
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka shkruar një letër deri tek ambasadorët të cilët përfaqësojnë faktorin ndërkombëtar në vend, në të cilën letër propozon që të shtyhet procesi i regjistrimit për në vjeshtë, derisa zgjedhjet lokale të mbahen nga 1 deri në 15 nëntor. – Advertisment – “Lufta kundër gjendjes së rëndë epidemiologjike, mungesa e vaksinave, kombinuar me regjistrimin në terren, do ta vë në rrezik serioz shëndetin publik. Unë nuk dyshoj në nevojën për një regjistrim kredibil, por për momentin nuk është koha për te. Ne duhet të fokusohemi para së gjithash në luftën kundër sfidave shëndetësore të cilat…
Familjarët e të dënuarve për logjistikë të grupit të Kumanovës sot në një konferencë për media akuzuan drejtorin e burgut të Shutkës se po shkel ligjin dhe rregulloren e burgut, duke iu pamundësuar të dënuarve të grupit tshfrytëzimin e uikendit, i cili sipas familjarëve u takon me ligj. – Advertisment – “Arsim Bajramit, Musadik Pajazitit dhe Elham Arifit të dënuar në rastin “Lagja e Trimave” nuk u lejohet shfrytëzimi i ditëve të lira, që sipas rregullores së burgut njihet si uikend. Edhe përkundër se ata që tre muaj kanë plotësuar kushtet, drejtori i shtëpisë ndëshkuese po shkel ligjin dhe ju…
Ndahet nga jeta bashkëshortja e mjeshtrit të humorit, aktorit të njohur durrsak Muharrem Hoxha. Sipas burimeve mësohet se bashkëshortja e tij Jalldiz Hoxha, 65 vjeçe ka ndërruar jetë nga COVID-19. Aktori i njohur ishte shpërngulur me bashkëshorten në qytetin e Pogradecit që prej fillimit të pandemisë. Fatkeqësisht bashkëshortja e aktorit aq të dashur për publikun shqiptar nuk ia ka dalë të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet pasditen e sotme në qytetin e Durrësit.

