Dorjana Bezat
Një denoncim i pazakontë ka ndodhur në policinë e kryeqytetit këtë të mërkurë ku një 15 vjeçare ka kërkuar ndihmën e uniformave blu sepse dhunohej nga babai.
Në prezencë të gjyshes, psikologes dhe njësisë për mbrojtjen e fëmijëve, 15 vjeçarja XH.L kallzon se, mbrëmjen e datës 8 mars në rrugën ”Hysen Xhura”, në banesë, për motive të dobëta, ka bërë debate me babanë e saj.
Sipas vajzës kjo situatë i shkakton ankth dhe stress dhe e ka të pamundur të jetojë me të atin. Materialet për rastin u referuan në prokurori dhe pritet të merret një vendim në lidhje me situatën.



