Author: almakos

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.654 teste të kryera janë regjistruar 868 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 355 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 111.077 raste, prej të cilëve 96.925 janë shëruar, kurse 3.280 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 10.872. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Para pak çastesh ka ndodhur një tërmet në Greqi. Raportohet se tërmeti ishte me fuqi prej 5.7 ballë sipas Rihter. Dridhjet nga tërmeti ndihen edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Tërmeti ka ndodhur në thellësi vetëm 2.9 km, 17 km në juglindje të Elasonës. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka sjell propozim akuzë kundër një personi i cili ngarkohet për veprën penale “Dhënie të sekretit shtetëror”, njoftojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Alsat. – Advertisment – Sipas njoftimit të prokurorisë Publike, 56-vjeçari disa here gjatë muajit korrik të vitit të kaluar ka shpërndarë dokumente nga ish Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, respektivisht tashmë Agjencia për Siguri Kombëtare, deri tek të cilat ka ardhur në mënyrë të paligjshme.  Sipas Prokurorisë, dokumentet kanë qenë të klasifikuara si “rreptësishtë konfidenciale” dhe kanë të bëjnë me hetime operative të DSK-së. “Kështu, më…

Lexo më Shumë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku një sasi tritoli shpërtheu në makinën e prokurorit të Tiranës, Arjan Muça. Përmes një deklarate  KLP kërkon zbardhjen sa më parë të ngjarjes, dhe vendosjen e autorëve përpara drejtësisë, ndërsa shton se ka kërkuar marrjen në mbrojtje të familjes së prokurorit. Deklarata e KLP-së: Këshilli i Lartë i Prokurorisë mësoi me indinjatë të thellë lidhur me aktin kriminal që ka ndodhur dje mbrëmë kundër prokurorit Arjan Muça, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër i komanduar pranë Këshillit të Lartë të…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid Qendrat në Shkup janë hospitalizuar 28 pacientë të rinj, për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsejtë 355 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovid-19 po kurohen në Repartet infektive në kryeqendër. Në 24 orët e fundit në Klinikat Interne janë pranuar 12 persona. Në Kovid Qendrën “8 Shtatori” ka pasur katër pranime të reja ndërsa 12 të tjerë janë pranuar në Klinikën Infektive. Në Kozle nuk kishte pacientë të ri të pranuar. Ndërsa në 24 orët e fundit në shtëpi janë liruar 18 pacientë të shëruar. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Enti Shtetërorë për Statistika njofton se numri i qytetarëve të regjistruar që jetojnë jashtë vendit ka shkuar në 49.837, transmeton Alsat. Numrat që janë regjistruar deri më ditën e sotme, respektivisht deri në ora 08:00. EShS thekson se regjistrim përmes aplikacionit online mund të bëhet deri me 21 prill. Paralelisht me regjistrimin online të diasporës, por zhvillohet edhe regjistrimi i personave të pastrehë në vend, të burgosurve dhe përfaqësuesit diplomatik. Regjistrimi i popullsisë brenda vendit pritet të nis me 12 prill dhe do të zgjasë deri me 21 prill. – Advertisment – Regjistrohuni në: https://census.stat.gov.mk

Lexo më Shumë

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me kaçavidë pas një sherri mes të rinjve në zonën e Saukut në Tiranë. Ngjarja është regjistruar pas mesnatës, pranë një hoteli, në Sauk ku persona të paidentifikuar kanë goditur me kaçavidë në shpatull të riun Danjel Begu, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lexo më Shumë

Një ditë pas shpërthimit me tritol në makinën e prokurorit Arjan Muça, policia ka marrë në mbrojtje familjen e tij. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se familja e prokurorit që është pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të ruhet nga policia, pas sulmit me eksploziv që ndodhi mbrëmjen e djeshme, që mendohet se ishte një mesazh paralajmërimi për Muçën dhe nuk kishte synim jetën e tij. “Punonjës të policisë kanë qenë në patrullim që prej ditës së djeshme pranë banesës së prokurorit dhe gjatë ditës së sotme janë stacionuar sërish deri në sqarimin e rrethanave”, raportoi Bezat.…

Lexo më Shumë

Procesi gjyqësor për rastin “Tortura” duhet të vazhdojë sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Gjykimi ndodhet në procedurën e dëshmive, në seancën e kaluar kanë dëshmuar disa nga të akuzuarit. Rastin “Tortura” e udhëheq gjykatësja Aleksandra Risteska derisa prokurorinë e përfaqëson prokurori Lubomir Lape. – Advertisment – I akuzuari i parë në këtë rast është ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov. Për të njëjtën vepër akuzohen edhe 6 ish pjesëtarë të njësitit “Alfa”.

Lexo më Shumë

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një shtëpi sot pasdite në Hasanbeg të Shkupit, në rrugën Sava Mihajllov. Zjarrin e kanë shuar 18 zjarrfikës me 8 makina kundër zjarrit. Tani për tani nuk ka informata për shkaqet e zjarrit. Nga Brigada e zjarrfikësve-Shkup njoftojnë se në ora 15:03 minuta është lajmëruar se një zjarr ka shpërthyer në lagjen e Hasanbegut, tek stacioni i fundit i autobusit “45”. – Advertisment – Arritja e shpejtë e njësitit të zjarrfikësve kanë parandaluar përhapjen e zjarrit edhe në shtëpitë e tjera përreth. (Video e huazuar nga FB i Elham Alii)

Lexo më Shumë

Në orën 22 ka filluar nata e dytë e orës policore e cila do të zgjas deri në orën 05 të mëngjesit. Në këtë periudhë kohore lëvizja është e kufizuar. Nga MPB kanë paralajmëruar se edhe sonte do të ketë kontrolle të përforcuara dhe kanë apeluar deri te qytetarët të respektojnë masat dhe ata të cilët nuk do ta bëjnë këtë, do të ketë sanksione kundërvajtëse dhe penale. – Advertisment –

Lexo më Shumë