Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me kaçavidë pas një sherri mes të rinjve në zonën e Saukut në Tiranë.
Ngjarja është regjistruar pas mesnatës, pranë një hoteli, në Sauk ku persona të paidentifikuar kanë goditur me kaçavidë në shpatull të riun Danjel Begu, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.



