Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 12 persona kanë shkelur orën policore, që ka nisur nga mbrëmja e djeshme, respektivisht nga ora 22:00 deri mëngjesin e sotëm, gjegjësisht deri në orën 05:00 , transmeton Alsat. Sipas MPB, brenda 24 orëve të fundit janë sanksionuar 408 qytetarë për mos-mbajtje të maskës. – Advertisment –
Author: almakos
Një sherr ka ndodhur në terminalin e autobusëve të veriut në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se i plagosur ka mbetur 32-vjeçari Robert Kurti. Autor ka qenë 34-vjeçari Rudolf Nikollaj, teksa të dy janë nga Mati. Kurti u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse autori u shpall në kërkim.
Pandemia e Covid-19 ka rezultuar më fatale në Shqipëri se në gjithë shtetet e tjera të Europës. Të dhënat nga Eurostat, INSTAT dhe institutet statistikore të rajonit, të përpunuar nga Monitor, tregojnë se në vitin 2020, Shqipëria shënoi rritjen më lartë të vdekjeve në Europë, në krahasim me mesataren e 2016-2019. Sipas INSTAT, në vitin 2020 janë shënuar gjithsej 27,605 humbje jete, me rritje prej 26.4% në krahasim me mesataren e 2016-2019, duke shënuar dhe nivelin më të lartë historik të jetëve të humbura në një vit. Shteti i dytë në Europë, me rritjen më të lartë të fataliteteve është…
Ajo që kisha mundësi ta shoh gjatë vizitës së punkteve, të gjithë pjesëtarët e policisë janë në teren në pajtim me palnin për realizimin dhe kontroll të vendimit për ndalim qarkullimin, deklaroi ministri i brendshëm, Oliver Spsovski. – Advertisment – “Këtë masë restriktive askush nuk e dëshiron, por është e domosdoshme në raste se dëshirojmë që të ndalojmë zingjirin e përhapjes së Kovid-19. Përmes respektimit të kësaj mase, bashkërisht do të kontribuojmë që në 14 ditët e ardhshme të ulet përhapja e virusit dhe stabilizimi i sistemit shëndetësorë”, tha Spasovski. Ndryshe, prej sot deri në 22 mars në periudhën prej…
Për njëzet vjet, Maqedonia mund të përballet me nevojë të madhe për import të fuqisë punëtore, është shprehur profesori universitar Nikolla Popovski në emisionin “Magazina Ekonomike”. Ai thotë se kur gjeneratat e lindura midis 1975 dhe 1980, për shembull, të dalin në pension, do të krijohen më shumë vende pune sesa do të fuqi punëtore. – Advertisment – Personat e lindur midis viteve ’75 dhe ’80 do të dalin në pension në vitet 2040-2045. Ata janë 30,000. Dhe pothuajse të gjithë tani janë të punësuar. Kur të largohen, ata do të lënë 30,000 vende pune. Brezat që do të duhet…
Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar sërish nga Fieri për të mos prekur votën e shqiptarëve. Teksa iu bëri apel të rinjve të votojnë për kandidatët që do mbrojnë interesin e tyre dhe të familjes, Meta shprehu bindjen së më 25 prill e gjithë Shqipëria do t’i thotë po së ardhmes europiane të vendit. Ai tha se paralajmërimi i tij për prerjen e dorës të kujto që prek votën e shqiptarëve nuk është metaforik dhe duhet marrë seriozisht. “Të rinjtë në votime, të zgjedhin kandidatët që do mbrojnë interesin e tyre dhe të familjes. Qytetarët të zgjedhin kandidatin që, do mbrojë…
E ardhmja ekonomike e vendit në dhjetë vitet e ardhshme është e pasigurt bazuar në faktin se më shumë se gjysma e eksportit bazohet në industrinë automobilistike përkatësisht prodhimin e katalizatorëve për gazrat e shkarkimit, ka thënë profesori universitar Nikolla Popovski, në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. – Advertisment – Siç thotë ai, në 15 vitet e fundit gjigandët automobilistik kanë transformuar ndjeshëm teknologjinë e tyre, gjë që shtron pyetjen: çfarë mund të pritet në dekadën e ardhshme me ekonominë tonë më të madhe të orientuar në eksport. “Prodhuesit e makinave kanë njoftuar të gjithë se do të kalojnë në…
Në një lidhje Skype në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Ervin Resuli mjek veteriner dhe ekspert për çështjen e blegtorisë dhe bujqësisë ka folur për mungesën e mbështetjes ndaj fermerëve dhe se si ata detyrohen të drejtohen tek tregjet apo shtesat ushqimore për të ulur koston e nënprodukteve të qumështit. Resuli tha se ka kaos mbi kontrollin e shtesave ushqimore dhe vajin e palmës që vjen nga importi dhe një mosvullnet nga autoritetet për të ushtruar kontrolle. “Fermeri është i ekspozuar kundrejt një tregu të hapur, pa një strukturë dhe të pa mbështetur. Deri tani nuk kemi parë…
Pasi partitë politike kanë nisur në KQZ, listat e kandidatëve për deputetë ka reaguar ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Soreca thekson se ligji i dekriminalizimit duhet që të zbatohet plotësisht, duke shtuar se duhet që të plotësohen standardet e integritetit të kandidatëve për deputet. Postimi i ambasadorit të BE-së Luigi Soreca:Partitë kanë paraqitur listat e tyre për zgjedhjet e 25/04. Tani i takon@KQZ në Shqiperi, në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, të verifikojë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht & standardet e integritetit për kandidatët duhet të plotësohen.
Kryeministri Edi Rama deklaron se të premten do të vijnë 38 mijë e 400 doza të vaksinës së AstraZenecas. Teksa deri tani janë vaksinuar mjekë dhe infermierë dhe një pjesë e të moshuarve shqiptarë me vaksinat e ardhura nga Pfizer/Biontech, Rama shkruan se me dozat e AstraZenecas do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve. “ LAJM I MIRË Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkruan Rama. Rama Fb Vaksina e AstraZenecas është zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit. Kjo vaksinë ka 63.9 për qind efikasitet kundër sëmundjes COVID-19, sipas analizave preliminare,…
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa akuzuan kreun e Kuvendit Talat Xhaferin se i pamundëson opozitës shqiptare të dorëzojnë amendamentet në gjuhën shqipe. Elmi Aziri tha se dorëzimi i amendamenteve në gjuhën shqipe ua garanton ligji për gjuhët. Në sqarimin zyrtar nga kryetari i Kuvendit thuhet se amendamentet e parashtruara nga grupi parlamentar ASH-AAA ndaj ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kundërvajtje, duhet të harmonizohen me nenin 3 të ligjit për përdorimin e gjuhëve. – Advertisment –
Regjisori i njohur Edmond Budina, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, u pyet nëse ka shpërthyer në kritika, për faktin se nuk ka qenë në listën e kandidatëve për deputetë, siç përflitet në media. Budina thekson se nuk ka protestuar aspak për politikë dhe as për të qenë në lista, duke shtuar se Rama është vetë kazani i parë mediatik, që ka nisur pikiatën drejt zhdukjes. “Unë kam qenë në listat në vitet 1990. Kam ikur vetë. Ika dhe bëra jetën time. Kam thënë përherë se nuk kam ardhur të marrë llomka, por për të mbrojtur Teatrin Kombëtar.…

