Kryetari i grupi parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti, ka informuar sot kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, se tërhiqet nga posti i kryetarit të grupit parlamentar të BDI-së. Ai e motivon dorëheqjen e tij me zhvillimet e fundit që po ndodhin në politikën shqiptarëve në RMV dhe brenda partisë së tij. – Advertisment – Më poshtë letra e Mexhitit drejtuar Kryeparlamentarit Xhaferi: I nderuari kryetar i Kuvendi të Republikës së Maqedonisë së Veriut , z.Talat Xhaferi, më lejoni, që si koordinator i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, të shpreh përgëzimet e mija sinqerta, për rolin e juaj më se…
Author: almakos
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”. Shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet, (ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë. Nga policia është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sasho Mijalkov përsëri në sallën e gjyqit. Ai u soll sot nga paraburgimi për t’u gjykuar në rastin “Tortura” për arrestimin brutal të Ljube Boshkovskit në vitin 2011. Dëshmoi njëri nga gjashtë pjesëtarët e njësitit “Alfa”, që e arrestoi Boshkoskin. Ai tha se nuk përdori forcë, përkundrazi, Ljube Boshkoski u përpoq të ikë dhe rezistoi. Gjatë dëshmisë së tij, Petar Miloshovski akuzoi PSP-në dhe prokurorin aktual se e kishin torturuar atë. Ai tha se hetuesit e PSP-së, e shantazhuan që ta ndryshojë deklaratën e tij, dhe për të thënë se Boshkoski nuk ka rezistuar, kur u arrestua. Kërcënimet kanë ardhur…
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.813 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 587 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Skenderaj 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (65 vjeç).…
Duke folur nga spitali Covid-1 “Infektivi”, gazetari Erjon Skëndaj tha se në tre ditët e fundit numri i viktimave nga Covid-19 ka qenë më i larti që nga nisja e pandemisë, ku janë shënuar 21 vdekje në çdo 24 orë, pra thuajse çdo orë nga një vdekje. “Java që lamë pas ishte tragjike, sa i përket shifrave të viktimave nga koronavirusi. Duke iu referuar të dhënave zyrtare, në javën që lamë pas kanë ndërruar jetë 143 pacientë në spitalet Covid. Në tre ditët e fundit, numri i vdekjeve ka qenë më i larti që nga nisja e pandemisë, i fiksuar…
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe ka deklaruar se me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Republikë së Maqedonisë do të shqyrtohet rekomandimi për orë policore prej orës 22:00 deri në 06, dhe do të zgjasë 14 ditë. – Advertisment – “Propozim i KSI-së është që të ketë kufizim të lëvizjes pas orës 22:00 sepse ka informata se grumbullime të shumta po ndodhin pas kësaj ore. Tani për tani është paraparë që ora policore të zgjas dy javë”, tha Filipçe. I pyetur për masat eventuale në lidhje…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se nga të shtënat të plagosur kanë mbetur 3 të rinj, dy prej tyre me armë zjarri dhe një tjetër me sende të forta. Të plagosurit, sipas Bezat është shtetasi Klajdi Lluca, 22 vjeç, i cili ka marrë plumb në këmbë, Ervin Juba, 27 vjeç dhe Jurgen Juba. Një prej personave që ka mbetur i plagosur rëndë dhe është nisur drejt Tarumës në Tiranë. Ndërkohë, në spital janë paraqitur dy të rinjtë e tjerë, një i plagosur me armë zjarri, tjetri i lënduar…
Zbardhen detaje nga plagosja me armë zjarri që ndodhi mesditën e sotme në një fshat të Rrogozhinës, ku mbeti i plagosur një 22-vjeçar. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se bëhet fjalë për të riun Klajdi Lluca. Sipas Bezat, konflikti ka nisur fillimisht fizik mes 2 të rinjve, me sende te forta e me grushte dhe me pas është qëlluar me pistoletë ndaj 22-vjeçarit. Pas plumbit në këmbë ai është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut. Policia ka bllokuar automjetin që dyshohet se është përdorur nga autori për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa vijon puna për kapjen e këtij…
Sot, më datë 8 mars, ditën ndërkombëtare të gruas, teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës vjen me një nismë të re, me një tribut ndaj të gjithë atyre nënave, motrave, vajzave e grave, që humbën jetën nga dhuna e burrave. Shkallët e galerisë “Nikolet Vasia” ishin mbushur sot me këpucë të kuqe, që janë mbledhur jo vetëm nga gratë e qytetit, por edhe më gjerë. Ato janë simbol i humbjes së jetës së grave si pasojë e dhunës barbare të ushtruar mbi to. Me dhjetëra palë këpucë shërbyen sot për të rikthyer edhe njëherë vëmendjen ndaj grave dhe vajzave, që janë…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave, Ministrja e Arsimit Evis Kushi i është bashkuar një videoje me mesazhe sensibilizuese që ka në fokus promovimin e brezit të ri të vajzave. Në lidhje me videon e ideuar dhe përgatitur nga aktivistë të të drejtave të njeriut në Shqipëri, Ministrja Kushi shprehet se: “Iu bashkova me shumë kënaqësi videos ndërgjegjësuese në kuadër të fushatës #hapiudhëvajzave”, nëpërmjet së cilës përcjellim mesazhin se çdo grua apo vajzë e suksesshme sot me arritjet e saj mund të mbështesë brezin e ri të vajzave që po rriten”. Në videon e publikuar shihen emra të njohur…
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me burg anëtarin e pezulluar të KPA, Luan Daci. Gazetarja Klodiana Lala raporton se GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që e dënoi Dacin me gjashtë muaj burg. Por, siç raporton gazetarja Lala ky dënim i është konvertuar Luan Dacit në 12 muaj shërbim prove. Nga ana e tij, gjyqtari Luan Daci ka thënë se “nuk do të largohem nga KPA”. Kujtojmë se anëtari i KPA, i pezulluar tashmë nga detyra, akuzohet për falsifikim dokumentesh.
Në ditën e gruas, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka shprehur urimin e saj. Manastirliu shkruan se gratë dhe vajzat janë forca e sistemit tonë shëndetësore, janë kolonat e forta që mbajnë peshën më të madhe të përballimit të pandemisë, pa lënë mënjanë nevojat e tjera për kujdesin shëndetësor. ” Gratë dhe vajzat janë zemra dhe forca e sistemit tonë shëndetësor, janë kolonat e forta që mbajnë peshën e madhe të përballimit të pandemisë, pa lënë mënjanë nevojat e tjera për kujdes shëndetësor. Me ndjeshmërinë prej gruaje, me dhembshurinë prej nëne e me…

