Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në zonën e Ali Demit.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se dyshohet se shtetasi I.L, ka qëlluar veten.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Më datë 09.03.2021, rreth orës 14:30, në rrugën “Taulantia” në Ali Dem, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi I. L., 47 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



