Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë “burg pa afat” për Kamber Sulçaj, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, krim i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 27 shtatorit në Salari të Tepelenës. Fillimisht ka qenë prokurorja e çështjes, Blerina Musabelli, e cila ka paraqitur aktet që grupi hetimor mori në vendngjarje dhe më pas të gjitha rrethanat që shoqëruar ngjarjen deri në vetëdorëzimin e 48-vjeçarit më 16 Tetor. Më pas, avokati i Kamber Sulçajt ka paraqitur në seancë faktin e vetëdorëzimit të klientit të tij, si një rrethanë lehtësuese që mund të merrej në konsideratë. Vetë Kamber Sulçaj ka qëndruar i heshtur…
Author: almakos
Të dielën, gjatë zhvillimit të Zgjedhjeve të Tetë Lokale në Maqedoni, procesin zgjedhor do ta monitorojnë gjithsej 1.451 vëzhgues të akredituar, vendorë dhe ndërkombëtarë. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), janë akredituar 807 vëzhgues nga organizata vendase dhe 644 të huaj. Përveç tyre, 12 gazetarë ndërkombëtarë janë gjithashtu të akredituar për mbulim mediatik të procesit zgjedhor. Organizata vendase me numrin më të madh të vëzhguesve është Zyra për Zhvillim të Inovacioneve Shoqërore dhe Sociale “Wake Up” – Shkup, e cila ka angazhuar 549 monitorues. Ndër organizatat ndërkombëtare, numrin më të madh të vëzhguesve e ka ODIHR – Zyra për Institucione…
Policia ka arrestuar një 56-vjeçar pasi akuzohet se ka goditur me kosore një 39-vjeçar për motive të dobta. Në pranga ka rënë Besnik Shkambi, banues në fshatin Mali i Jushit. Ai dyshohet se goditi me mjetin prerës 39-vjeçarin Paulin Vela duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. I dëmtuari gjithashtu ka pësuar thyerje në krahun e djathtë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Sipas bluve, ngjarja ndodhi gjatë një konflikti për motive të dobëta mes tyre në ambientet e një lokali, në qendër të Bushatit. Ndërsa mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë…
Prej mbrëmë në mesnatë e deri më 19 tetor në orën 19:00 është heshtje zgjedhore. Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele njoftoi se gjatë heshtjes, mediat vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor, por ndërpriten të gjitha format e prezantimit mediatik zgjedhor, të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore. Gjatë kësaj periudhe ndalohet çdo formë e fushatës zgjedhore. Qytetarët pritet të votojnë për përfaqësuesit e tyre lokalë në komuna dhe qytete. Heshtja zgjedhore zgjat deri në përfundim të procesit të votimit. Institucionet apelojnë për respektim të rregullave dhe një proces të qetë demokratik. Nga ana tjetër, KSHZ ka bërë të gjitha përgatitjet…
Disa detaje të pazbuluara më parë kanë dalë nga vrasja e shtetasit Ramazan Mataj mbrëmjen e 5 janarit të këtij viti në Postribë të Shkodrës, ngjarje për të cilën janë arrestuar dy vëllezërit Arjon Hasaj si organizator dhe ekzekutor dhe Klisman Hasaj si bashkëpunëtor. Nga dosja e mbërritur në gjykatën e Shkodrës pas përfundimit të hetimeve të Prokurorisë rezultoi se një adresë në Instagram me të cilën ishte kontaktuar viktima ishte e autorit të dyshuar të ngjarjes Arjon Hasaj që ka pranuar vrasjen e kryer nga ana e tij. Arjoni pranoi autorësinë dhe rrëfeu se organizoi ai takimin me viktimën…
Si çdo vit, ndryshimi nga ora verore në atë dimërore do të bëhet të dielën e fundit të tetorit. Duke nisur nga data më 26 tetor në të gjithë Europën do të fillojë të funksionojë ora dimërore. Konkretisht, në orën 04:00 të mëngjesit të së dielës, 26 tetor, akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, pra në orën 03:00. Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e…
Një incident i rëndë ka ndodhur në Pejë, ku dy persona janë plagosur rëndë në një sulm të armatosur. Ky rast ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet dhe ka ngritur pyetje mbi sigurinë publike në këtë zonë. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ditës së premte, kur një i dyshuar, pas lirimit nga Qendra e Paraburgimit, ka zënë në pritë viktimat. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka dhënë detaje të frikshme mbi situatën, duke theksuar se sulmi ndodhi menjëherë pas lirimit të një personi të akuzuar për një rast të mëparshëm. “I dyshuari ka dalë me armë…
Dëshmia e mbesës së 68-vjeçarit që u vra së bashku me mikun e tij shqiptar në kampingun në Finikoundë pritet të zbardhë më shumë nga misteri që ka mbuluar krimin e dyfishtë. Ajo ka rrëfyer se disa vite më parë viktima kishte akuzuar nipin e tij për vjedhje. Më vonë, siç shtoi ajo, marrëdhëniet e tyre u normalizuan. “Unë jam mbesa e viktimës. Më konkretisht, jam vajza e motrës së tij dhe erdha këtu sot për t’ju treguar atë që di për xhaxhain tim dhe jetën e tij, sepse dua që njerëzit që bënë këtë dëm të kapen sa më shpejt të jetë…
Qeveria mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe përmirësimin e performancës ekonomike me qëllim arritjen e normave më të larta dhe të qëndrueshme të rritjes ekonomike. Fokusi është edhe në reformat në menaxhimin e financave publike dhe ruajtjen e disiplinës fiskale, me qëllim konsolidimin e vazhdueshëm fiskal. Kjo u theksua në takimin e ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Bo Li, zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN-së, si dhe me drejtorin ekzekutiv Jeron Klik, zëvendësdrejtorët ekzekutiv Marniks van Rij dhe Vladislav Rashkovan, drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së, Alfred Kamer, dhe shefin e Misionit të FMN-së…
Në Terrassa të Spanjës, është e ndaluar rreptësisht të adoptosh macet e zeza deri më 1 nëntor. Ky vendim i Këshillit të Qytetit është një masë parandaluese që synon të mbrojë këto kafshë nga abuzimi dhe keqkuptimet që shpesh shoqërojnë periudhën e Halloween-it. Supersticionet dhe ritualet e magjisë kanë nxitur një rritje të kërkesave për macet e zeza, duke e bërë këtë vendim të domosdoshëm. Noel Duque Alarcón, Këshilltari për Mirëqenien e Kafshëve, e shpjegoi këtë ndalim në një video të postuar në Instagram. Ai theksoi se çdo adoptim i maceve të zeza do të duhet të pritet deri pas…
Është përfshirë nga flakët kati i parë i një hoteli mbrëmjen e sotme në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:50, ku dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr…
Një ngjarje e papritur ka tronditur protestën e mbajtur në sheshin “Skënderbej” këtë pasdite, kur një ish-komandant i UÇK-së, Isuf Morina, ka kërkuar ndihmë mjekësore. Çfarë ndodhi realisht dhe si u reagua nga autoritetet? Protesta e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, por ngjarja e papritur ka bërë që vëmendja të përqendrohet te shëndeti i Isuf Morinës. Ai është ndjerë keq dhe ka kërkuar ndihmë urgjente, duke shkaktuar alarm në vendngjarje. Isuf Morina, një figurë e njohur si ish-profesor i gjuhës shqipe nga Malisheva dhe ish-komandant i UÇK-së, ka përjetuar një moment të vështirë…

